Babai i Almirit: Kërkojmë drejtësi


Familja e Almir Aliut nga Kumanova ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e lëndës në rigjykim. Babai i Almirit, Sedat Aliu ka deklaruar për Alsat se nga Gjykata e Kumanovës nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi për djalin e tyre. Aliu është shprehur skeptik se Gjykata e Kumanovës mund të sjell vendim […]

Përsëri protesta në Athinë kundër Marrëveshjes së emrit


Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, organizatë e cila qëndron pas protestave kundër Marrëveshjes së Prespës, i fton grek nesër pasdite në prag të votimit të rafitikimit të marrëveshjes të dalin në sheshin “Sintagma” para Parlamentit grek që “të shprehin kundërshtimin e tyre për krimin që do të zhvillohet në Parlament”, njofton korrespondentja […]

Ligji i gjuhëve dërgohet në Komisionin e Venedikut


Në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë, e gjithë përmbajtja e ligjit për përdorimin e gjuhëve është dorëzuar në Komisionin e Venedikut, Qeveria në pajtueshmëri me vendimin e marrë paraprakisht e ka dorëzuar të gjithë përmbajtjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve për konsultim tek Komisioni i Venedikut, së bashku me tekstin alternativ për nenin 8, […]

VMRO me interpelancë për Dimitrovin


Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së është i pakënaqur me punën e ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov. Ata veçanërisht theksuan deklaratën e tij në Komisionit për Çështje Kushtetuese ku tha se jemi “komb me komplekse”. Interpelanca së pari është nënshkruar nga deputeti Antonio Milloshoski , e ndjekur nga koordinatori Nikolla Micevski, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe […]

Greqi, Marrëveshja e Prespës votohet ditën e enjte


Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis ka vendosur që debati për Marrëveshjen e Prespës që do t’i jep fund kontestit 27-vjeçar rreth emrit të Maqedonisë të zgjat katër ditë. Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, marrëveshja së pari dy ditë do të jetë në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe punë të jashtme, ndërsa më […]

Vetëvritet një person në Idrizovë


Siç merr vesht Pa Censurë, një i dënuar i përkatësisë maqedonase, sot rreth orës 16:00 i ka dhënë fund jetës duke u vetflijuar në burgun e Idrizovës, pikërisht në zonën D ashtu siç ndahet hapësira brenda institucionit korrektues të vendit! I dënuari tani më i ndejrë, ka qenë i moshës 35 vjeçare dhe ka qenë […]

Vazhdojnë seancat për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”


Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”. Në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” janë prezentuar materiale dëshmuese-dokumente, lista nga vendet e votimit, dhe biseda telefonike. Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, […]

Shkup, 13 aksidente gjatë ditës së djeshme


Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej gjithsej 13 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e komunikacionit ka përjashtuar 68 shoferë të cilët kanë qarkulluar […]

Transporti publik edhe sot falas


Transporti Publik në Shkup edhe sot do të jetë pa pagesë për shkak të ndotjes së ajrit. “Vendimi, i cili është pjesë e masave për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe që është në fuqi nga e diela në orën 12, gjegjësisht nga 20 janari, do të jetë i vlefshme deri në reduktimin e ndotjes […]

Gruevski duke u shetitur në Budapest


Portali hungarez 444.hu ka publikuar një video ku shihet ish kryeministri NIkolla Gruevski se si shëtitët në qendrën tregtare WestEndCity, që gjendet në qendër të Budapestit në rrugën e njohur Vaci, transmeton koha.mk Portali shkruan se ish kryeministri i dënuar për korrupsion “shëtitë qetë të shtunën mbrëma, kur qendra tregtare po zbrazej dhe shitoret po […]

Ndryshon çmimi i derivateve të naftës


Pas një sërë uljesh të çmimeve të naftës e benzinës gjatë këtyre dy muajve që lamë pas, sot u rikthyen sërish shtrenjtimet. Enti Rregullator i Energjisë sot vendosi të rrisë me 2,5 denarë benzinën Eurosuper BS-98 dhe Eurosuper BS-95, ndërsa Eurodizeli shtrenjtohet me 3,5 denarë për litër. Eurosuper BS-98 shkon në 64 denarë, ndërsa Eurosuper […]

Shekerinska: Maqedonia e ka merituar vendin e saj në Aleancë


Vetëm disa javë e ndajnë Maqedoninë nga ulja në karrigen e NATO-s së bashku me vendet tjera anëtare pasi vendi e përfundoi pjesën e saj të obligimeve lidhur me Marrëveshjen e Prespës, tha sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit në Shkup me shefin e Byrosë të gardës kombëtare të SHBA-së, gjeneralin Xhozef Lengiel. […]

Nimetz kërkon seriozitet nga të dy palët në zbatimin e Marrëveshjes


Në një deklaratë lëshuar në Nju Jork, Matthew Nimetz, i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kërkon që të bëhen hapat e tjerë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Nimetz thotë në deklaratën e lëshuar të dielën (20.01), në Nju Jork, se ka marrë një kopje të Notës Verbale që qeveria e […]

Vazhdojnë problemet me ndotjen e ajrit në Shkup


Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse, ka kapërcyer normat e lejuara, madje me disa dhjetëra herë. Drejtuesit e qytetit të Shkupit kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtjen nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej të dielës bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në […]

Dimitrov: Kemi kandidat të shkëlqyer për kryetar shteti


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një intervistë për TV Sitel tha se me vëmendje e ndjekin gjendjen në Athinë, ku dje janë mbajtur protesta kundër marrëveshjes me Shkupin. Dimitrov tha se numri prej 60 mijë protestuesve është shumë më i ulur në krahasim me 140 mijë që kanë marrë pjesë në protestat […]

Greqi, fillojnë procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës


Autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të caktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa mbledhje do të mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare. Propozim-ligji gjatë fundjavës u dorëzua në […]

Romano Prodi do të pranojë çmimin botëror për humanizëm në Ohër


Ish-kryetari i Komisionit Evropian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, sot në Ohër do ta pranojë çmimin botëror për humanizëm për vitin 2019, transmeton Portalb.mk. Shpërblimin do ta ndajë Akademia e Ohrit për Humanizëm, ndërsa qëllimi për ndarjen e çmimit është kontributi i tij për idenë evropiane. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat […]

Tetë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup


Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej tetë aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në pesë është shkaktuar vetëm dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 81 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa […]

Kërkesa e Mickoskit për padi ndaj Xhaferit dhe Zaevit


Partitë politike pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, siç njoftoi lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski janë për zgjedhje parlamentare të parakohshme, dhe kanë shprehur mbështetje që kundër kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev të ngritët padi penale. Pas takimit të sotëm, Mickoski deklaroi se koalicioni “Për Maqedoni […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -12 deri -3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 8 gradë ceclius. Gjatë fundjavës moti pritet të […]