VMRO-DPMNE: Maqedonia është futur në borxh të ri prej 57 milion eurosh


Maqedonia ka huazuar 57 milionë euro të reja të cilat askush nuk e di se ku përfundojnë. Nuk ka projekte të reja, nuk ka investime të reja, por për shkak se kostoja e jetesës rritet, ndërsa standardi bie, dhe qytetarët mezi e lidhin njërin skaj me tjetrin, akuzoi VMRO-DPMNE përmes një komunikate të dërguar në […]

Washington Post: Ndryshimi i kufijve është ide e tmerrshme


Liderët e Kosovës dhe të Serbisë, janë duke planifikuar shkëmbim territoresh. Ata thonë se kjo do t’i lehtësojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Disa analistë dhe politikanë mendojnë se kjo është ide e shkëlqyeshme. “Por nuk do të jetë”, ka thënë në një qëndrim të saj, kolumnistja e Washington […]

Zaev në takim me nënpresidentin e SHBA-ve, Majk Pens


Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens. “Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin […]

PRSD: Nëse do i jepej amnisti, VMRO-ja do e mbështeste referendumin


Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski, nënkryetari Goran Misovski dhe sekretari i partisë Kristijan Trajkovski dje në Koçan kanë realizuar takim me udhëheqësinë e organizatave komunale të partisë nga Njësia e tretë zgjedhore. Në takimin rajonal është biseduar për referendumin e ardhshëm dhe perspektivat politike dhe ekonomike që hapen para Maqedonisë me anëtarësimin në BE dhe […]

Aksion policor në Tetovë, arrestohen edhe 16 persona tjerë


Mbrëmë policia e Tetovës ka vazhduar aksionin e saj për të arrestuar të gjithë ata të cilët kultuvojnë, shpërndajnë dhe konsumojnë lëndë narkotike! Dje janë vënë në pranga 16 persona nga Vrapçishti, ku edhe numri i të arrestuarve deri më sot ka arritur në 62 persona, me dyshim për përdorim dhe vënie në qarkullim të […]

Sot Gjykata Kushtetuese vendos për referendumin


Në mbledhjen e sotme gjykatësit e Kushtetueses do te duhet të vendosin lidhur me kushtetutshmërinë e inicijativës për referendumin për Marrëvesgjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë. Inicijativa është dorëzuar nga Partia e Majta, dhe Kongresi botëror Maqedonas, perms së cilës kërkohet shfuqizimi I vendimit për referendum si dhe kohën për tu ndaluar të gjitha […]

SHBA, Zaev nesër takohet me nënpresidentin Majk Pens


Kryeministri Zoran Zaev nesër në Uashington do të realizojë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens, kumtoi sot shërbimi qeveritar për shtyp. Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërkaq në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga Qeveria. Vizita e Zaevit në Uashington […]

Ademi: NATO na bashkon të gjithëve


Referendumin e 30 shtatorit e shohim si një akt të rëndësishëm në historinë më të re të vendit tonë, ndërsa fushatat që po i bëjnë partitë politike i konsiderojmë si agjendë përtej programeve politike dhe ideologjike, dhe sigurisht se anëtarësimi i vendit në familjen e NATO-s dhe në BE na bashkon të gjitha partitë politike […]

Bush kërkon që të votohet referendumi i 30 shtatorit


Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka bërë thirrje që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, përcjellë INA. “I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të jenë pjesë e sjelljes së vendimit historik dhe të votojë në referendumin nacional që do të zhvillohet në fund të muajit. Pas […]

Temperatura të larta deri në 31 gradë celsius


Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 31 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe erë të lehtë juglindore. Temperatura […]

Xhaferi: Ndodhemi para një momenti historik, nga vota jonë varet e ardhmja e vendit


Të gjithë ne, edhe si qytetarë, a edhe si politikanë, gjendemi para një momenti historik, moment prej të cilit varet e tashmja jonë, mirëpo do të varet edhe ardhmëria jonë, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalimin e Konferencës së sotme me temë “Integrimi në NATO – parakusht për siguri […]

Gjermania njeh patentat e Maqedonisë


Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë patentë shoferi të Maqedonisë derisa qëndrojnë në territorin e Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare. Gjithashtu, shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë të rregulluar qëndrimin në territorin gjerman me kërkesë të tyre do të mund të bëjnë ndërrim patentave. Mundësia e tillë është paraparë me deklaratën […]

Hahn: Më 30 shtator përcaktohet e ardhmja e Maqedonisë


Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë, porositi eurokomisari […]

Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Maqedoninë


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas […]

Zaev: Rusia nuk e dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Organet kompetente nuk kanë informacione se Rusia po tenton të ndikojë në mbarëvajtjen e referendumit me 30 shtator. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetares së Finacial Times, informon MEDIAL. “Është temë interesante, por ne nuk kemi argumente se Rusia po ndikon në mbarëvajtjen e referendumit, por e dim se ajo nuk është […]

Ahmeti: 17 vite jemi angazhuar për anëtarësim në NATO


Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar në komunën e Bërvenicës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet qëndruar larg politikave të ndikuara nga lindja sepse historikisht ky popull i ka takuar kulturës perëndimore. “Këtu nuk kemi […]

Deklarohet Spasovski për vrasjen në Manastir


Më vjen keq dhe e dënoj ngjarjen e rëndë në Manastir. Patjetër e kam të theksoj se reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për disa orë kryerësi i veprës doli para organeve të drejtësisë. Kështu u shpreh ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Ai theksoi se polici i cili ka bërë vrasjen është […]

Arrin në Shkup sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi”. Pas pritjes në aeroport Matis, në Qeveri do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat. Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë për […]