Shkup, gjobiten 70 vozitës shkaku i shpejtësisë


Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 5 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej 7 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në 3 aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas SPB Shkup policia rrugore ka sanksionuar 67 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se […]

Arrestohen tre ish ministra në Maqedoni


hemelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës parahetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë. “Të arrestuar dyshohen […]

Zaev dhe Cipras shpërblehen me çmim për paqe në Gjermani


Çmimi „Ewald von Kleist“ në Konferencën e Sigurisë në Munih, sivjet, do t’u ndahet Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit për Marrëveshjen e Prespës, publikoi “Dojçe Vele” në gjuhën greke. Kryetari i Konferencës, Volfgang Ishinger në Tuiterin e tij zyrtar më 25 janar, shkurt pasi Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar nga Parlamenti grek, ka shkruar se […]

Pendarovski: Nuk bëhem President pa votat e shqiptarëve


Koordinatori Nacional për NATO, Stevo Pendarovski, dje gjatë një interviste në TV Shenja, ka deklaruar se nuk do ta refuzonte kandidaturën për kryetar shteti. Ai më tutje ka shtuar se nuk do pranonte të bëhej kryetar shteti pa votat e shqiptarëve. “Atë që e di nga LSDM, është e saktë që emri im figuron në […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të shiut në pjesën perëndimore, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë borë. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -6 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval […]

Bekteshi: Kemi rritje të prodhimtarisë industriale


Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i prodhimit industrial në dhjetor të 2018 në krahasim me muajin dhjetor të 2017 ishte 7.9%. Nëse shohim punën e sektoreve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurëve në vitin 2018 krahasuar me dhjetor 2017 u rrit me 4.6% ,në industrinë e përpunimit shënojmë rritje prej […]

VMRO lëshon sallën e Kuvendit


“Ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit […]

Seancat e Kuvendit do të drejtohen në gjuhën shqipe


Nga sot, seanca e Kuvendit do të drejtohet në gjuhën shqipe. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Xhaferi gjatë takimit me gazetarët. Seanca e sotme është për pyetje të deputetëve ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Deskoska nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Supreme


Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk dëshiron nga pozita e ministrit ta komentoj vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Supreme, sipas së të cilit vendim PSP-ja ka mundur të merr lëndë nga Prokuroria e rregullt, vetëm në 18 muajt e parë. “Gjykata Supreme mund të sjell mendime juridike kur ka praktikë të ndryshme gjyqësore […]

Borë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë


Shtresa e dëborës këtë mëngjes në orën shtatë në Kodrën e Diellit ishte 96 centimetra , 65 centimetra në Mavrovë-Anovi, 43 në Krushevë dhe Lazarovopolë, 33 në Pozharane, 15 në Tetovë, 12 në Gjurishte, katër në Shkup-Petrovac dy në Topolçani dhe një centimetër në Pretor. Nga Instituti Hidrometeorologjik informojnë se në 24 orët e fundit […]

Makron: Marrëveshja e Prespës është një hap i shkëlqyer për tërë rajonin


Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh i shpresës për të gjithë ne se dialogu sjell rezultate, porositi presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën për shtyp në fund të Samitit të vendeve të Jugut që u mbajt në Qipro, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Në fund, më lejoni t’ju them […]

Cipas bisedon me liderët tjerë vështirësitë e kalimit të Marrëveshjes së Prespës


Në margjinat e një samiti të mbajtur në Nikozia, kryeministri grek Aleksis Cipras ka folur për protestat dhe vështirësitë që pasuan miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Një video të publikuar nga televizioni grek Antena, shfaqet dialogu i Ciprasit me presidentët e Francës dhe Qipros, Macron dhe Anastasiadis, ndërsa temë ishte protesta e fundit në Athinë […]

Qeveria arrin Marrëveshje me sopotasit për dëmshpërblim


Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit në të cilën është arritur marrëveshja për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Alsat mëson se gjatë ditëve Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr […]

Seanca gjyqësore për rastet “Trajektorja” dhe “Tarifa”


Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” dhe “Tarifa”. Seanca e kaluar për lëndën “Trajektorja” u anulua me kërkesë të avokatit e të akuzuarit Nikolla Gruevski i cili kërkoi që të përgatitet për këtë lëndë. “Në rastin “Trajektorja” përveç Nikolla Gruevskit akuzohen edhe Mile Janakiseski, […]

Kërkohen reforma, jo zgjedhje


Në pritje që partitë qeveritare të deklarohen për kërkesën e opozitës për zgjedhjet presidenciale, arriti mesazhi nga Brukseli se vendi duhet në periudhën e ardhshme të fokusohet në reformat dhe dhënien e rezultateve konkrete në këtë proces, informon Koha. Njeriu i parë i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Daniellson, […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta do të ketë reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 8 gradë celcius. […]

Pas shumë vitesh kandidat, Maqedonia merr datë për fillimin e negociatave


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius, i cili për vizitë pune ndodhet në vendin tonë. Në takim u hapën tema për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, për mbështetje nga ana e […]

Gjithçka gati rreth Protokollit për NATO


Përfundojnë aktivitetet rreth përgatitjes së protokollit inkuadrues për anëtarësim në NATO, pasi pas zbatimit të procedurës në Kuvendin e Maqedonisë, javën e kaluar, Marrëveshja e Prespës kaloi edhe në Parlamentin grek dhe shumë shpejtë gjatë fundjavës u publikua në Gazetën zyrtare të Greqisë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, “Jens Stoltenberg, deklaroi se protokolli inkuadrues për […]

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe


Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe për shkak të kaosit me epideminë e fruthit. “Venko Filipçe duhet të jep dorëheqje për shkak të kaosit çka u shkaktua nga epidemia e fruthit dhe vaksinimit. Së pari krijoi panik dhe manipulonte me qytetarët se do të ketë vaksina të mira, […]

Mickoski: Gjorçevi është “Totti” i VMRO-së


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte gjatë intervistës në RTVM i pyetur nëse profesoresha Gordana Siljanovska dhe Vllatko Gjorçev kanë dërguar kërkesë deri tek VMRO-DPMNE-ja për kandidat presidencial, tha se deri më tani kanë arritur dy kërkesa, por që po mbahen të mbyllura deri në ditën kur edhe skadon afati për paraqitje. Megjithatë, ai tha […]