Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 24 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme […]

Tjetër ndryshim në çmimet e derivateve të naftës


Komisioni rregullator për energjetikë sot njoftoi se nga mesnata do të lirohen çmimet e derivateve. EUROSUPER BS-98, lirohet për 3,5 den dhe do të kushtojë 73,00 den për litër EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 3,00 den dhe do të kushtojë 71,50 den për litër EURODIZELI dhe vaji ekstra i lehtë lirohen me nga 1,50 […]

Fillon shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit


Filloi shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit të vitit 2018 në Komisionin për Financim dhe Buxhet, dhe do të vazhdojë maksimalisht deri në dhjetë ditë. Siç informoi ministri i financave, nga rebalanci i buxhetit më së shumti do të ndahen para për mbulimin e borxheve të trashëguara të komunave, apo afro 50 milion euro. Për Fondin […]

LSDM publikon dokumente të reja, Mickoski i përfshirë në përfitime të paligjshme të tokës


Nga partia në pushtet LSDM sot publikuan dokument në të cilën dëshmohet se siç thonë ata, përderisa ishte këshilltarë i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka fituar nga Qeveria tokë shtetërore për ndërtimin e hidrocentralit, transmeton Zhurnal. Vendimi është shpallur në gazetën zyrtare thonë nga LSDM, ndërsa e ka nënshkruar […]

24 aksidente komunikacioni në Shkup, një person ka vdekur dhe dy tjerë janë lënduar


Një udhëtar në autobus e humbi jetën, një këmbësor dhe një vozitës janë lënduar rëndë, ndërsa 15 më lehtë në gjithsejt 24 fatkeqësi rrugore që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë prej fatkeqësive është regjistruar vetëm dëm material. Sipas raportit policor të SPB Shkup, 117 vozitës kanë lëvizur […]

Moti sot në Maqedoni


Sot po mban mot i ndryshueshëm dhe me vranësira. Në pjesët perëndimore parashikohet të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut. Temperatura maksimale mund të arrijë prej 9 deri 24 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej 14 deri 23 gradë. Nën ndikimin e rrymimit jugor të ajrit […]

Kuvend, VMRO-ja sot dorëzon ligjin për amnisti


Propozim ligjin për amnisti që e kërkon VMRO-DPMNE, për të gjithë të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, sot do të dorëzohet në Kuvend, njofton Nova.tv. VMRO-DPMNE do të kërkoj që ligji të miratohet me procedurë të shkurtë. Sipas LSDM-së poropozimi i VMRO-DPMNE-së domethënë përzierje në punën e gjykatës. […]

Një pjesë e amendamenteve kushtetuese sot dorëzohen në Kuvend


Një pjesë e projekt amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura do të fillojë të realizohet nga e hëna e tutje, paralajmëroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Ai sqaroi se nevojitet nga tre ditë për një amendament në komision kuvendor dhe më vonë edhe […]

Lëndohen dy minatorë në minierën e Toranicës


V.M. (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S. (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere. Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore. […]

Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës


Ish kryeministri Nikolla Gruevski mori një akt udhëzimi që të paraqitet në burgun e Shutkës. Sipas aktit, Gruevski duhet më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku do të duhet ta vuaj dënimin për blerjen e Mercedesit luksoz. Akti udhëzues i është dhënë sot në mëngjes në Gjykatën Penale, sepse jozyrtarisht, […]

Dënohet me burg ish kryetari i Demir Kapisë


Gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-kryetarit të Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Dimitriev dhe tre persona tjerë janë nën hetime pasi Policia Financiare ngriti padi penale nën dyshimet se me veprime joligjore kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Demir Kapisë dhe buxhetin e shtetit […]

Moti sot në Maqedoni


Moti në mbarë vendin do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus tre deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 15 deri në 23 gradë Celsius. Në […]

Kostadinov: Mickoski është pjesë e krimeve të Gruevskit


Pengu anti-perëndimor Hristijan Mickoski para publikut duhet të përgjigjet se si kompanitë ku ai ka pjesëmarrje, nga Qeveria e Nikolla Gruevskit kanë marrë pëlqim për ndërtimin e hidrocentraleve dhe marrje me qira të tokave për hidrocentrale të vogla? A i ka ndihmuar pengut anti-perëndimor Mickoskit ajo që ka qenë këshilltarë për energjetikë i bartësit të […]

Sigurimi i Veljanovskit e ka dërguar turmën drejt deputetëve të gjakosur


I akuzuari Goran Gjoshevski, ish sigurim i Trajko Veljanovskit, në video inçizimin e kamerave të sigurisë duket sikur sjellë një pako të madhe me ujë për sulmuesit e Parlamentit, raporton SHENJA. Në tavolinën ku e ka lanë ujin Gjoshevski, vijnë Igor Jug dhe disa prej të akuzuarve të tjerë që shërbehen. Edhe e akuzuara Elena […]

Kurc: E përshëndes vendimin historik të Maqedonisë


Kancelari austriak Kurc gjatë hapjes së konferencës ” Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./alsat/ E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin vendim Maqedonia ka dërguar sinjale […]

Protestuesit kërcënojnë deputetët


Mbrëmë, para Kuvendit të Maqedonisë kanë protestuar dhjetëra qytetarë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe votimin ‘Për’ zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Infomagazin. “Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? […]

Robin O’Neill: Marrëveshja e Prespës është zgjidhja më e pranuar


Marrëveshja me Greqinë sjell zgjidhje të ndershme dhe logjike për çështjen e emrit, e cila është shtyrë për shumë vite”, thotë Robin O’Neill. Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit, në një intervistë për Faktor thotë se Kuvendi i Maqedonisë ka bërë punë të mirë që votoi nismën për ndryshime kushtetuese. “Çështja më […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni, parashikohet të jetë me diell në të gjithë vendin. Teperaturat e mëngjesit do të sillen nga 7gradë celsius deri në 13, ndërsa ato të ditës nga 14deri në 20 gradë celsius./Gazeta e Pavarur

Të dielën fillon përllogaritja dimërore e kohës


Maqedonia të dielën në ora 3 pas mesnate do të kalojë nga përllogaritja verore e kohës në atë dimërore, bëjnë të ditur nga Biroja për metrologji. Në ora 3 pas mesnate, akrepat e orës duhet të kthehen një orë pas, pra në ora 2. Edhe pse KE më 31 gusht të këtij viti ka bërë […]

Mijallkov: Kemi mbështetjen e shqiptarëve në komunën Qendër


Në një bisedë telefonike nga disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, që po dëgjohet gjatë gjykimit për rastin Titanik, ish drejtori i DSK së Sasho Mijallkov i thotë ish ministrit të Transportit Mile Janakievski se e ka rregulluar punën me partitë shqiptare për të gjetur votues në Qendër. Mijallkov thotë se BDI […]