Deklarata e Orban-it për azilin e Gruevskit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gazetarin e televizionit hungarez “24”, e orientoi që përgjigje rreth pyetjeve për statusin e Nikolla Gruevskit të kërkoj tek avokatët. “Ajo është çështje juridike, përgjigjen kërkojeni tek avokatët”, u përgjigj Orban, i pyetur rreth qëndrimit të Gruevskit në Hungari dhe kërkesën e tij për azil politik./Gazeta e Pavarur

DASH: Gruevski ta vuajë dënimin në Maqedoni


Pas arratisjes së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski vjen edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për Politico.eu, se Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari duhet të vuaj dënimin me burg në vendin e tij. “Gruevski ka qenë i dënuar në […]

Boshnjakovski: Hetojmë përfshirjen e policisë në arratisjen e Gruevskit


Procesi për ekstradimin ka filluar. Ministria e drejtësisë po grumbullon dokumentacionin e nevojshëm. dokumentacioni do të kompletohet do të përkthehet dhe do të dërgohet tek institucionet përkatëse të Hungarisë”, tha Boshnjakovski duke shtuar se Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka filluar hetimet për involvimin edhe të përfaqësuesve të MPB-së në arratisjen e Gruesvkiut./Gazeta e Pavarur

Orban më në fund pranon një refugjat


Lajmi i mirë në fillim: Pas vitesh të gjata oponence për ardhjen e migrantëve dhe refuzimit për pranimin e refugjatëve, Viktor Orban më në fund u dorëzua. Ai jo vetëm që lejoi një “refugjat” të hyjë në Hungari, por me gjasë paska qenë personalisht i përfshirë në organizimin e të gjithë bagazheve…transportimin në Hungari, kalimin […]

MPJ e Bullgarisë: Gruevski nuk ka pasur pasaportë bullgare


Ministria e Drejtësisë e Bulgarisë lëshoi një njoftim zyrtar ku mohon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në Hungari duke përdorur pasaportë bullgare. “Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin”, thuhet në komunikatën e […]

Tetovë, aksidentohet një vajzë 6 vjeçare


Dje në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato,, në Tetovë, rreth orës 17 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 34-vjeçari N.Sh. nga Tetova, i cili ka aksidentuar këmbësoren 6-vjeçare nga Tetova. Nga aksidentimi 6-vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në mbi gjurin e djathtë), […]

Mediat serbe: Gruevski shkoi në Hungari përmes Tiranës


Lajmi i ikjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, është ende një temë aktuale në rajon. Mediumi “Politika” serbe sot dha lajmin se Gruevski kishte ikur në Hungari përmes Tiranës. Sipas informacionit serb, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme. Me fluturimin e parë të kompanisë “Malev”, Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest./Gazeta […]

Moti sot në Maqedoni


Sot në mëngjes po mban i vranët, i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës. Në disa vende mund të ketë edhe reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri 15 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, ndërsa meteorologët paralajmërojnë rënie të temperaturave./Gazeta e Pavarur

Prej nesër janë të obligueshme pajisjet dimërore


Nesër fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot u bëri thirrje vozitësve të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor. “Edhe pse kushtet e motit ende janë […]

Gjykata e liron Buçkovskin nga të gjitha akuzat


Gjykata Supreme ka shfuqizuar vendimet e mëhershme kundër ish kryeministrit Vllado Buçkovski, dhe tani ai është liruar nga të gjitha akuzat për vepra penale, shkruan Fakte. Vendimet janë anuluar edhe për ish shefin e armatës Metodi Stamboliski dhe për persona tjerë nga Ministria e mbrojtjes. Buçkovski dhe të tjerët ishin të akuzuar për keqpërdorim të […]

Fleckenstein: Nuk mendoj se Hungaria do ti jep azil Gruevskit


Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij. “Vështirë mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik […]

Seancë gjyqësore pa Gruevskin


Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, ku në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Mbajtja e seancës së sotme është e pasigurt pasi Gruevski për disa ditë […]

Janakievski dhe Bozhinovski përfundojnë në burgun e Shutkës


Me kërkesë të PSP-së, ish minitri i Transportit Mile Janakievski dhe ish sekretari i Qeverisë Kirill Bozhinovski u dërguan në burgun e Shutkës. Një vendim të tillë e paralajmëroi vet kryeprokurorja speciale Katica Janeva, që pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, por i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës. Në disa vende mund të ketë edhe reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin prej 12 deri 21 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, ndërsa prej nesër meteorologën paralajmërojnë rënie të […]

Zjarri ka kapluar malin e Bellasicës


Me 12.11.2018 rreth orës 17.50 në malin Bellasica, në vendin e quajtur Ura e Djallit mbi fshatin Bansko dhe fshatin Koleshinë, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit.

Gjergj Dedaj, ambasador i ri i Kosovës në Maqedoni


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, i cili i dorëzoi atij letrat kredenciale për emërimin e tij si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë. Siç njoftoi sot MPJ-ja , Dimitrov ambasadorit Dedaj i uroi mirëseardhje dhe […]

As Mijallkovi nuk e din se ku fshehet Gruevski


Ish drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov i cili njëherit është edhe kushëri i Nikolla Gruesvkit, nuk e din se ku është dhe ku fshihet Gruesvki. Mijallkovi sot u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2” dhe gjatë hyrjes në Gjykatë i pyetur nëse e din se ku ndodhet Gruesvki, u përgjigj shkurt se […]

LSDM: Gruevski e ka prekur fundin, duhet të jep përgjegjësi


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Gruevski e ka prekur fundin dhe se nuk do të ikë nga përgjegjësia. Nga kjo parti thonë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hritijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm Igor Janushev, kanë ofenduar rëndë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së gazetarët dhe opinioni […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil dhe me diell, ndërsa në disa vende do të ketë vranësira të pakta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 22 gradë celcius. Prej ditës së enjte pritet të ketë rënie […]