Moti sot në Maqedoni


Në Maqedoni sot po mban mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa lugina pritet të ketë mjegull, ndërsa pritet të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat e ditës pritet të jenë në rritje, të cilat do të arrijnë deri 12 gradë celcius në disa vende.

BP: Rriten investimet e huaja në Maqedoni


Investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Për një tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në […]

Skandal: Prokurorët dy vite janë përgjuar nga qendra telefonike në prokurori


Dy vite prokurorët të cilët prej se janë zhvendosur në objektin afër urës së Vardarit janë përgjuar, gjegjësisht bisedat që i kanë bërë në telefonat fiks janë incizuar në dy hard disqe, transmeton Portalb.mk. Në objektin e Barokut janë zhvendosur Prokuroria Publike Republikane, Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria e Lartë Publike, që do të thotë […]

LSDM: Po ndërmarrim masa kundër ndotjes së ajrit


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se injorimi i problemit me ndotjen e ajrit nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së ka sjellur probleme të mëdha dhe Shkupin e ka bërë nga qytetet më të ndotura në Evropë. Ata thonë se qeveria e tyre, si dhe institucionet shtetërore zgjidhjen e problemit […]

Qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë në BeH vetëm me letërnjoftime


Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet për udhëtime të shtetasve nga të dy vendet hyn në fuqi që nesër, më 1 dhjetor, kur kalimet kufitare qytetarët nga të dy vendet do të mund t’i kalojnë vetëm me letërnjoftim. Dokumenti u nënshkrua nga ministrat e punëve të […]

Bejli: UT universiteti i parë në Maqedoni që ofron mundësinë për diplomë amerikane të masterit


Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior, sot në mënyrë solemne promovuan hapjen e programit të përbashkët studimor për Adminstrim biznesi, i akredituar nga Këshilli për Akreditim i Maqedonisë. Promovimi i këtij programi studimor u bë në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasarorit të Shteteve të Bashkuara të […]

Hungaria hedh poshtë kërkesën e PE-së


Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën kërkohet që Hungaria të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Sekretari Shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e Orbanit, Zolltan Kovaç. “Procedura për azil politik të Gruevskit nuk është punë politike por juridike. Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit […]

Filipçe: Edhe opozita është përfshirë në debatin për Qendrën e re klinike


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev biseduan me deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë për lokacionet e mundshme për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi është që të kyçet edhe opozita në debat, kurse takimi është realizuar dje pasdite në Kuvendin e Maqedonisë. Janë prezantuar lokacionet […]

Marigona Marku emërohet ambasadore e Maqedonisë në SHBA


Marigona Marku zgjidhet ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran […]

Moti për ditën e sotme


Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ftohtë dhe i vranët gjatë gjithë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 0 deri në 3 gradë të mëngjesit, ndërsa ato ditore nuk do të kalojnë 5 gradë celsius.

Shtesa për fëmijën e tretë do të transformohet


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska mohon shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë, por thotë se e njëjta do të transformohet në një paketë sociale e cila do të ketë vlerën më të lartë se shuma e deritanishme. Në emisionin “Rruga drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, […]

Ja shpenzimet për zbukurimin e Shkupit gjatë festave të fundvitit


Byroja për furnizime publike ka publikuar marrëveshjen mes Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “Link Media Plus” për zbukurimin e qytetit në prag të festave të vitit të ri. Kjo kompani rregullisht ka zbukuruar qytetin, megjithatë këtë vit marrëveshja do të jetë më e shtrenjta deri tani. Zbukurimi do të kushtoj 260 mijë euro me gjithë […]

LSDM: Po ndërmerren masa kundër ndotjes së ajrit


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë merren masa për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit, që sipas tyre, për 11 vite është injoruar nga OBRM-PDUKM-ja. “Problemi shumëvjeçar me ndotjen e ajrit po zgjidhet në mënyrë sistemike me angazhim të plotë të qeverisë së LSDM-së, Ministrisë […]

Maqedonia fillon negociatat me BE-në në qershor të vitit 2019


Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bulllgaria, shumica e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kërkuan fillim të negociatave në qershor të vitit 2019″>2019 për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por rikujtuan se vendi duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë të reformave. Raportuesi Ivo Vajgëll, por […]

Borë në Strazhë dhe Pletvar


Në qafat malore Strazhë dhe Pletvar sot në mëngjes ka mbetje të borës, ndërsa në Stojmirovë, Kërçovë dhe Kodrën e Diellit ka reshje të dobëta të borës, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane […]

Moti për ditën e sotme


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë edhe reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 9 […]

Mickoski tregon qëllimin e protestave


VMRO-DPMNE-ja me protesta do ta fillojë revolucionin kundër dëshpërimit kombëtarë. Ky term sipas liderit të opozitës nënkupton dhënien fund të dëshpërimit, problemave dhe përndjekjeve politike që sipas tij po i bën Qeveria e Zoran Zaevit. Mickoski fton qytetarët që t’i bashkohen protestës me qëllim që t’i ndalin rrugën e gabuar kryeministrit Zaev. Praktikisht do ta […]

Ndërrohen emrat e shkollave në Dibër


yrtarisht ndërrohen emrat e shkollave në Dibër, u njoftua sot në programin organizuar me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar. Pas vendimit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, emrat e shkollave janë regjistruar edhe në Regjistrin Qendror. Shkolla e mesme komunale “Vëllazërim […]

Jançev nuk merr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së


Kryetari i Komunës së Kavadarit, deklaro se nuk do të marr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Maqedonisë. “Në protestë nuk do të arrij, Deri në ora 18:30 kam obligime që duhet t’i përfundoj, sepse qytetarët më zgjodhën për këtë, të punoj dhe të realizoj projektet e premtuara në interesin e tyre”, deklaroi […]

Digjen dy vetura në një garazh në Shkup


Dy automjete për udhëtim janë djegur në një zjarr që mbrëmë ndodhi në rrugën “Dimo Haxhi-Dimov” nr 123 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, njofton MIA. Zjarri ka shpërthyer në garazhin e një ndërtese, ndërsa Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me 11 zjarrfikës dhe katër automjete. Për zjarrin jemi informuar në […]