Takim i grupit të punës për pajtim


Sot pritet të vazhdojë mbledhja e dytë e Grupit të Punës për Pajtim, i cili duhet të rregullohet propozim-ligji për Amnisti. Mbledhja e të hënës u anulua për shkak të informacioneve të reja ku ishin të nevojshme konsultime shtesë në lidhje me amnistinë për një pjesë të pjesëmarrësve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill […]

Vlerësimi i Prokurorisë për pronarin e këmbimores që vrau dy persona


Prokuroria Publike Shkup kumtoi se është hequr aktakuza kundër pronarit të këmbimores në Kisella Vodë i cili para një viti vra.u dy persona që tentuan ta grabisin. Në kumtesën ceket se padia penale është refuzuar për shkak se ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë hetimi, përkatësisht të drejtën për mbrojtje të nevojshme sipas nenit 9 […]

Sulmohet në vendin e punës, policia arreston një person


Tridhjetë vjeçari E.A. nga Tetova, dje (11-dhjetor) ka denoncuar se rreth orës 15 e 30 minuta, në një punëtori mekaniku në rrugën ,,Kavkaska,, në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga ana e 26 vjeçarit S.Xh. i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personi i denoncuar S.Xh. menjëherë është thirrur në Stacionin policorë […]

Sela thumbon Zaevin


Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka bërë një koment të shkurt dhe domethënës në rrjetin social facebook. Me sa duket, mesazhin ia ka drejtuar kryeministrit Zoran Zaev i cili nuk është evropian aq sa tregohet. Zaev shprehet se është i hapur për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të hapur për të […]

Moti sot në Maqedoni


Moti në Maqedoni do të jetë i ftohtë dhe në disa pjesë të vendit me diell. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -6 deri në deri -1 gradë celsius, ndërsa temperatura gjatë ditës do të arrijë deri në 5 gradë celsius. Gjatë ditës së enjte temperaturat do të rriten dhe do ketë kushte për […]

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona


Dje rreth orës 07.15 është lajmëruar në polici se në rrugën “Metodija Andonov Cento” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Reno 19” me targa nga Shkupi e drejtuar nga L.T.(56) nga fshati Rashtak, Shkup dhe veturës së tipit “Opel Vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.K.(37) nga Shkupi. Në aksident është lënduar […]

Deskoska: Kemi të drejtë për ekstradimin e Gruevskit


Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që Hungaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të sillet sipas standardeve dhe konventave evropiane në sjelljen e vendimit për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.mk. “E drejta jonë është të kërkojmë ekstradim dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare të vlefshme kemi të drejtë të fitojmë ekstradim. E drejtë e […]

Gruevski u shfaq në Gjykatë, përmes video-lidhjes


Nikolla Gruevski sot është parë dhe dëgjuar në seancën e rastit “Tortura” të PSP-së, por jo drejtpërdrejt, ai u shfaq në videon që u emitua si dëshmi, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk. Më saktë, PSP si dëshmi ka dorëzuar video nga lajmet e RTVM që janë emituar më 6 qershor 2011, ku lajmi i parë ka […]

Ndryshimet kushtetuese në fazën e fundit


Procesi i ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës pas pesë debateve të mbajtura publike që i organizoi Qeveria për katër projekt-amendamentet hyjnë në fazën finale. Qeveria ka obligim të parashtrojë Raport në Kuvend për debatet publike dhe propozim-amendamentet, pas çka në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, kryetari i Kuvendit duhet ta caktojë mbledhjen […]

Moti sot në Maqedoni


Meteorologët për sot parashikojnë që, në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht i ftohte dhe me vranësira të cilat pasdite vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -3C -5C celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijë deri në 6 gardë celsius.

Përsëri bllokohen rrugët e Shkupit


“Maqedonia bllokon” sot padite përsëri do t’i bllokojë rrugët në qendrën e Shkupit. Siç njoftuan, nga ora 16:00 deri në ora 18:00 do ta bllokojnë udhëkryqin te “Kryqi i kuq”, ku nga ora 18:00 do të fillojë marshi protestuesi deri te Qeveria dhe kthim prapa para Kuvendi të Maqedonisë ku do të ketë fjalime dhe […]

Bie alarmi, anulohen seancat në Gjykatën Penale


Alarmi në Gjykatën Penale ka anuluar seancat e sotme gjyqësore, përfshi edhe atë për zhvillimet e 27 prillit dhe rastit “Monstra”. Në pamundësi për të ndalur alarmin, është ndërpre rryma në ndërtesën e Gjykatës. Të punësuarit, të akuzuarit dhe avokatët e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore, gjenden para godinës së […]

Deputetja Rangellova paraqitet në PSP


Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova këtë mëngjes është parë pranë PSP. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Rangellova në PSP ka dorëzuar kërkesë për vërtetim se ndaj saj nuk ka akuza penale. Kjo sipas burimeve bëhet me qëllim që Rangellova të shfrytëzojë të drejtën e veturave me lizing por edhe marrjen e kredive.

Seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillit


Gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Mitko Çavkovit propozoi dy dëshmitarë, për Dushko Llazarov tre persona dhe Goran Gjoeshevski dy dëshmitarë, ku njëri ndër tyre është Trahko Veljanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dëshmitarë shtesë të propozuar nga mbrojtja […]

Kryekuvendari i Shqipërisë për vizitë në Maqedoni


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi sot do të bëjë një vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë. Pos takimit me homologun e tij Talat Xhaferin, Ruçi do të takohet edhe me Grupin parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Shqipërisë pas së cilit takim pritet të ketë deklaratë për media.

Moti sot në Maqedoni


Moti sot do të jetë me rre dhe me reshje të shiut, ndërsa në pjesët e larta dhe malore të vendit do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë veri-perëndimore. Temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga intervali 2 deri në 7 gradë celsius, ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë deri 8 […]

Humb jetën një grua në lumin Vardar


Një grua nga Gostivari identiteti i se cilës ende nuk dihet, mëngjesin e sotëm, në rrethana të panjohura deri më tani, është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar. Dëshmitar të rastit kanë arritur që ta nxjerrin nga lumi dhe e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku edhe ka humbur jetën. Rasti ka […]

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Shkup-Prishtinë


Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, saktësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve në autostradë “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin. Prandaj sot dhe nesër (7 -8 dhjetor) qarkullimi rrugor do të ndërpritet n të dyja […]

Ndryshim i çmimit të derivateve të naftës


Bursa në Londër ka ulur çmimin e naftës së papërpunuar të tipit “Brent” që importohet në Maqedoni prej 3.44% ose pothuajse 2 dollarë për fuçi duke rënë në nivelin 59.5 dollarë. Në Maqedoni korrigjimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të kryhet të hënën dhe nëse nuk ka ndonjë lëkundje […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i kthjellët dhe do të ketë një rritje minimale të temperaturave gjatë orëve të drekës. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim të juglindjes, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë celcius, ndërsa ato të mëngjesit me -2 gradë celsius. Në Shkup dhe […]