Lirohen çmimet e derivateve të naftës


Nga një denarë deri në një denarë e gjysmë ulen çmimet e shitjes me pakicë të benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë. Sipas vendimit, për një denarë ulet çmimi i Eurosuper BS 98, ndërsa për një denarë e gjysmë lirohen Eurosuper BS 95, Eurodizeli dhe Ekstra vaji i lehtë […]

(VIDEO) Fjalime të Stoltenbergut dhe Zaevit


Kryeministri Zoran Zaev dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg marrin pjesë në seancën e Këshillit veriatlantik (NAK) dhe Komitetit për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Zaev dhe Stoltenberg janë duke mbajtur fjalime, pas çka më hollësisht do të bisedohet për procesin e qasjes së vendit në NATO dhe për […]

Pendarovski: Nuk ka asnjë vërejtje për Musliun si profesionist dhe si njeri


Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot informon se në bisedimet e gjata dhe konstruktive me zyrtarë të lartë të BDI-së ishin sqaruar disa elemente të rëndësishme për emërimin e Eroll Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim. “Iu thashë zyrtarëve të BDI-së se kisha proces të gjatë të konsultimeve me faktorë të rëndësishëm të vendit […]

Bekteshi ka dëgjuar disa prej “bombave” për BDI-në, thotë se janë biseda private


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se nuk dëshiron t’i komentojë të ashtuquajturat bombat e reja nga bisedat e përgjuara gjoja nga persona nga BDI-ja, të cilat janë publikuar në Fejsbuk, duke marrë parasysh se publikimi i tillë është ashpër i ndaluar me ligj. Ai ka dëgjuar disa nga të ashtuquajtura “bomba”, dhe, siç […]

Stoltenberg: Hyrja në NATO nënkupton se 29 shtete angazhohen për t’ju mbrojtur


Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë – Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen euroatlantike. Kjo është porosia që e dërgoi Stoltenberg në intervistën për MIA dhënë para vizitës në Shkup ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare […]

Mexhiti: LSDM dhe BDI tashmë kanë arritur marrëveshjen për formatin e ri të Qeverisë


Liderët e LSDM-së dhe BDI-së tanimë 90 për qind kanë arritur marrëveshjen për formatin e ri të Qeverisë dhe ditëve në vijim pritet që të bëhet publike, deklaroi nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në emisionin “Rruga drejt”, që transmetohet sonte në Alsat. Sipas tij, siç transmeton “Bashkë.tv” kjo duhet të jetë Qeveria “Zaev 2”, e […]

Zaev për Belën: ,,Flet kot” pasi kuptoi se do të shkarkohet


Kryeministri i vendit, Zoran Zaev e ka komentuar shkarkimin e drejtorit ekonomik të Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, Valon Bela. Ai ka theksuar se problemet më të kanë qenë të mëhershme dhe se ka qenë i planifikuar për shkarkim para se të shkarkohet nga ministri Venko Filipçe. ,,Me Valon Belën , apo nuk e dijë […]

Xhaferi nuk i komenton “bombat” të publikuara për anëtarët e BDI-së


Për gjëra të ndaluara dhe të dënueshme  nuk kam se çfarë të komentoj, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me  bisedat  telefonike të  publikuara në opinion në të cilat gjoja dëgjohen zëra të anëtarëve të BDI-së, parti anëtar i së cilës është edhe njeri i parë […]

Zaev: Partneriteti me BDI-në stabil, besimi në Ahmetin i madh


Raportet e partneritetit me BDI-në janë stabile, besimi mes meje dhe liderit të partisë Ali Ahmeti është i madh. Jemi të vetëdijshëm se kemi kuadro të caktuar të dobët në radhët tona dhe prandaj flasim për ndryshimet dhe ata po ndodhin. Opinioni po i ndjek dobësitë dhe prandaj po ndodhin korrigjime edhe në LSDM edhe […]

Zaev: Presim datë për negociata këtë verë, vendi këtë e meritoi


Kryeministri Zoran Zaev pret që datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian vendi ta marrë këtë verë. Konsideron se ky është një opsion real nëse raporti i KE-së për progresin kalon në parlamentet kombëtare të vendeve-anëtare. Thotë se nëse parlamentet kombëtare të vendeve anëtare nuk arrijnë në të, vendimi për marrjen e datës për […]

Ndryshimi i ministrave dhe funksionarëve të tjerë deri në mes të qershorit


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se e di se cilët persona do t’i vendoste në vendet të cilat do të zbrazen pas “fshesës” së paralajmëruar në Qeveri dhe institucione të tjera, dhe se tashmë bisedon me disa prej tyre. Pret që ndryshimet e para të ndodhin më së voni deri në mes të qershorit. “Tashmë […]

Zhbogar: Vendi është i gatshëm që pikërisht tani të fillojë negociatat


Raporti që prezantova sot flet për ndryshimet dhe jam me të vërtetë shumë i lumtur që ka ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe asgjë nuk e konfirmon më mirë këtë se takimi i sotëm, në të cilin në një tavolinë kemi pasur përfaqësues nga të gjitha partitë politike dhe të gjitha palët e interesuara […]

Pendarovski: Morëm Raportin më të mirë, anulimi i fillimit të negociatave do të ketë ndikim demotivues


Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi se sot kemi marrë raportin më të mirë të Komisionit Evropian në historinë e integrimeve tona euro-atlantike, duke shprehur kënaqësinë që Komisioni e njohu progresin e Maqedonisë së Veriut dhe rekomandoi fillimin e negociatave për anëtarësim. Në një deklaratë pas marrjes së Raportit, që i është dhënë nga euroambasador […]

Zaev: Autostrada Prishtinë-Shkup do ta përshpejtojë evropianizimin e rajonit


Autostrada Prishtinë-Shkup do ta përshpejtojë dinamikën e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe biznesmenëve të më shumë vendeve të këtij rajoni. Lidhja infrastrukturore në masë të madhe do ta përshpejtojë evropianizimin gjithëpërfshirës të rajonit, tha kryeministri Zoran Zaev në ceremoninë e sotme me rastin e përfundimit të ndërtimit të pjesës kosovare të autostradës Prishtinë-Shkup. Në ceremoninë solemne […]

Zhbogar: Vendi e shfrytëzoi shansin dhe mori rekomandim të pastër


Nga Brukseli sot morëm një jam shumë të mirë. Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave me Maqedoninë e veriut. Ju uroj për këtë dhe për përpjekjet dhe përkushtimin, por edhe për sakrificat që i keni bërë në periudhën e kaluar, tha euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencën e sotme për shtyp në selinë e Delegacionit të […]

Johanes Han: Maqedonia e Veriut shembull për rajonin


Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Han, në intervistë dhënë TV Klan Macedonia në Bruksel, konfirmoi se rekomandimi pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është bazuar në plotësimin e kritereve nga të dyja vendet. Ai tha se shpreson që Këshilli të hapë dritën jeshile për të dyja vendet. Maqedonia aktualisht mund të quhet edhe kampione e vendeve […]

Brok: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë


Eurodeputeti i CDU-së gjermane, Elmar Brok, për MIA-n deklaroi se negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut duhet tl fillojnë. Ai e deklaroi këtë drejpërdrejt para fillimit të debatit për raportet për zgjerim, ku Maqedonia pret sërish rekomandim për datë për negociata me BE-në. Brok, megjithatë ka pranuar se vendimi përfundimtar të cilin […]