Deri në fund të ditës do të dihet nëse dorëheqja e Gruevskit do të vihet në rend dite në seancën e nesërme


Në takimin e paradites të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare ku nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, nuk është sjell vendim përfundimtar nëse dorëheqja e deputetit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili u arratis nga vendi dhe mori azil politik në Hungari do të vihet në rend dite […]

Çiçakovski ka konkurruar për gjykatës administrativ


Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski ka konkurruar për gjykatës në Gjykatën administrative, është bërë e ditur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të RMV-së. Çiçakovaski siç është thënë në seancë, mund të shkojë më tej në zgjedhjen bashkë me kandidatë tjerë të cilët kanë kaluar aftësitë kompjuterike. Ai bashkë me anëtarët e KSHZ-së […]

Presidenti Pendarovski e mbështet nismën për reforma në modelin zgjedhor


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, jep mbështetje për nismat e disa partive politike,  të dorëzuara në periudhën e kaluar  deri te Kabineti i tij për reforma në modelin zgjedhor përmes Kodit Zgjedhor, për krijimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura dhe uljen e numrit të njësive zgjedhore në territorin […]

BE edhe më tej ndërton konsensus për datën e negociatave


Vendi këtë verë është në pritje të datës për fillim të negociatave me BE-në. Pritjet më optimale janë se ajo do të ndodhë në qershor, ndoshta në korrik, ndërsa më së voni këtë vjeshtë. Vallë pritjet do të përmbushen nga vullneti i shteteve anëtare, ku shumica e mbështesin fillimin e negociatave, por tani droja për […]

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë


Moti në vend do të jetë me diell dhe ndjeshëm më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët malore, veçmas në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 18 gradë, […]

Zaev pret vendime në favor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë


Shqipëria është mik i jonë i madh. Mirë është dy vendet të ecin përpara. Vetëm ashtu do të mund të ndihmohemi më shumë si dy vende të cilët paralelisht, kapitull pas kapitulli do t’i hapin, do t’i negociojnë dhe tjera. Kjo do të përshpejtojë proceset në dy vendet. Besoj se do të sillen vendime edhe […]

Gruevski dorëheqjen në Kuvend e dorëzoi në gjuhën hungareze


Dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i deputetit, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili pas proceseve gjyqësore iku dhe mori azil politik në Hungari, është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  së Veriut të mërkurën e 5 qershorit. Pritet që të hënën në koordinim kryetari i Kuvendit së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare ta […]

Ditët në vijim do të dihen hapat konkret rreth “fshesës” së paralajmëruar


Bisedimet rreth “fshesës” së paralajmëruar në Qeveri ende zgjasin dhe pritet, që në ditët në vijim kryeministri të dalë me qëndrim konkret rreth kësaj çështje. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, i cili është edhe sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së, sot deklaroi se në ditët në vijim kryeministri do të dalë me qëndrim konkret […]

Motoçiklisti godet fëmijën gjashtë vjeçar


Një fëmijë gjashtëvjeçar nga lagjja Ilinden e Shkupit u lëndua pasi u  godit nga një motoçikletë “longia  bautijan” e drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Kadino. Sipas  MPB-së, aksidenti ndodhi dje pasdite në orën 18 në fshatin Marino. Fëmija gjashtëvjeçar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë […]

“Bombat” e publikuara në profilin e Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP


Prokuroria  Speciale Publike lidhur me shkrimet  e publikuara në një pjesë të mediave dhe  interpretimet e ndryshme të deklaratave të djeshme të prokurores publike speciale  sot përmes një njoftimi theksoi se bisedimet e sapo publikuara në profilin e Fejsbukut me pseudonimin “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP-ja. “Prandaj, po njoftojmë opinionin se këto audio materiale të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike ruhen  me procedura shumë të rrepta sigurie  të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Njëkohësisht, gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve […]

Zaev: Do të ndërroja edhe dy çmime Nobel për datë të negociatave me BE-në


Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën belge “Le Soar”, edhe njëherë u bëri thirrje vendeve-anëtare të BE-së ta ndërmarrin përgjegjësinë dhe të caktojnë datë për negociata me Maqedoninë e Veriut. Në bisedë, kryeministri Zaev sqaron se në rast se nuk caktohet datë për negociata, ai do të akuzohet se i ka gënjyer deputetët se […]

Vazhdojnë konsultimet për ndërrim të ministrave dhe funksionarëve


Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se bisedat mes kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe partitë tjera politike të cilat e përbëjnë Qeverinë, i vazhdojnë bisedat lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar, respektivisht ndërrim të funksionarëve dhe ministrave. Pritet që bisedat të përfundojnë ditëve të ardhshme, pas çka, siç tha, do të dihet vendimi […]

Hoxha: Qeveria nuk do ta komentojë publikimin e bombave nga “El Çeka”


Qeveria mbetet në qëndrimin  që MPB-ja e parashtroi para disa ditëve lidhur me publikimin e “bombave ” të fundit , deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme lidhur me publikimin e  bisedave të përgjuara  në fejsbuk  theksoi se Qeveria nuk do ta komentojë atë […]

Zaev: Nëse nuk ka datë nga BE-ja këtë verë, mund të bie Qeveria


Kryeministri Zoran Zaev nga Brukseli porositi se anulimi i mundshëm i vendimit për datë të negociatave nga ana e BE-së, do ta vë në rrezik qeverinë dhe mund t’i kthejë  forcat kombëtare të pushtetit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Kryeministri këtë deklaratë e dha para grupit të zgjedhur të gazetarëve nga mediumet e huaja […]

Ahmeti: Nuk dëgjoj ,,bomba” të ,,Bit-Pazarit”


Në 17 vjetorin e themelimit të BDI-së kreu i kësaj partie nuk la pa i komentuar përgjimet e publikuara në rrjetet sociale. Ai theksoi se nuk i ka dëgjuar dhe se nuk di t’i dëgjojë, por  nga ajo që i kanë treguar bashkëpartiakët e tij, bëhet fjalë për biseda private që ai i ka quajtur […]

Janeva dha urdhër që të hetohen “bombat” e “El Çakos”


Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot deklaroi se ka dhënë urdhër që të hetohen “bombat” që u publikuan këto ditë në profilin e fejsbukut “El Çeko”, duke theksuar se nuk ka informacione  se prej nga janë siguruar. “Dhashë urdhër që të hetohen “bombat” dhe në bazë të hard diskut të konfirmohet kohëzgjatja dhe të identifikohen […]

Duraku: Ende nuk ka vendim se kush do ta kryesojë ministrinë e re


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku sot i vlerësoi si spekulime mediatike informacionet se ai do të jetë në pozicionin kryesor të Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve. “Këto informacione janë spekulime. Ende nuk është sjellë një informacion i tillë. Por, gjithsesi unë bëj pjesë në BDI. Sot […]

Nikollovski: Deri në fund të javës do të ketë sinjale më të qarta për rikonstruksionin e Qeverisë


Vazhdojnë konsultimet  e kryeministrit me partnerët e koalicionit dhe presim që deri në fund të kësaj jave do të ketë hap serioz për konceptin e punës së Qeverisë dhe propozimeve që kryeministri duhet që të parashtrojë në Kuvend, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski. Nikollovski pret që në […]