Hapat e ardhshëm drejt NATO-s: Maqedonia e veriut së shpejti anëtarja e 30-të


Protokolli për anëtarësim të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO shkon me dinamikë të mirë, në qershor presim ta ratifikojë Senati amerikan dhe jam i sigurt se që këtë vit, ne edhe formalisht do të bëhemi anëtare e barabartë e Aleancës, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në hapjen e Seminarit […]

Kostadinov u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të votojnë për marrjen e mandatit të Gruesvkit


Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov sot u bëri thirrje kolegëve të tij veçanërisht, siç theksoi të VMRO-DPMNE-së të votojnë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruesvkit, deputet dhe ish-kryeministër i cili i u arratis në Hungari. Ka kërkuar nga deputetët e partisë opozitare ta respektojnë vendimin e KEës së tyre të mbajtur mbrëmë. Për liderin […]

Filipçe shkarkon Belën


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë “Nena Tereza” në Çair, Valon Belën, pasi ai akuzoi drejtoreshën e Gjinekologjisë Viktoria Jovanovskën për furnizime publike ne mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme.

Ramazan Bajrami – 4 qershori ditë jo pune për të gjithë qytetarët


Dita e parë e Ramazan Bajramit 4 qershor të vitit 2019 (e martë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale  të qytetarëve me besim mysliman ia uron festën  e Ramazan Bajramit.

Zaev dhe Angjushev paralajmëruan investim të ri të Tab mak në vend në vlerë prej 25 milionë eurove


Kompania sllovene Tab mak do të investojë 25 milionë euro duke hapur 90 vende të reja të punës në Probishtip dhe rrethinë. Investimin e ri e paralajmëruan kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev nga Sllovenia, ku në suaza të vizitës zyrtare dyditëshe patën disa takime me kompani sllovene. “Në suaza të […]

Ndryshimet vijojnë në Qeveri


LSDM-ja këtë fundjavë në seancën e Këshillit Qendror të partisë e shkarkoi pothuajse tërë udhëheqësinë partiake. Nga funksioni janë shkarkuar tërë këshilli ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar, si dhe koordinuesja e Forumit të gruas. Kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev pas seancës paralajmëroi se […]

Angjushev i relaksuar për ndryshimet e paralajmëruara: Funksionet janë të përkohshme


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Koço Angjushev sot deklaroi se të gjithë funksionarët shtetërorë duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lëshojnë funksionin, duke theksuar se është i relaksuar në lidhje me rekonstruimin e paralajmëruar në Qeveri. “Është nder që të jesh anëtar i Qeverisë, por gjithashtu secili i cili ka marrë funksion […]

Jugohromi nuk mund të punojë pa filtra


Investuesi ka interes të dobët për ndërtimin e filtrave të domosdoshëm për punën e Jugohromit nga Jegunoca, ndërsa kombinati mund të punojë vetëm nëse ndërtohen filtrat, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaev. “Si Qeveri kemi dhënë gjithçka, ndërsa mendoj se kemi dhënë edhe pak më shumë nga ajo që e kërkuan vetëm të vendosen filtrat, por […]

ASH: Bujar Osmani të shkarkohet urgjentisht nga çdo pozicion publik


Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendës kryeministrit Bujar Osmani për zgjedhjen e Erolld Musliut për drejtor në Agjencinë për zbulim. Ja reagimi i plotë: Arsyetimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së se z.Eroll Musli i zgjedhur në krye të Agjencionit për kundërzbulim qenka i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës dhe […]

Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm


Kryeministri Zoran Zaev e përshëndet vendimin e deputetit Pavle Bogoevski të jap dorëheqje nga funksioni dhe vlerëson se është i guximshëm edhe në funksion e mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike për të cilën qytetarët presin politikanët të veprojnë në këtë drejtim. “Është shumë me rëndësi secili nga funksionarët të mbajë përgjegjësi në pjesën e […]

Shkarkohen 78 kryetarët të degëve komunale të LSDM-së


Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se ka sjell vendim për shkarkimin e 78 kryetarëve të degëve komunalë të LSDM-së. “Mbrëmë solla vendime, ndërsa sot është radha t’i ndaj – do të përpunohen vendime nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditës do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është – shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve […]

Kabineti i Pendarovskit: Musliu është profesionist me cilësi të lartë


Presidenti Stevo Pendarovski e solli vendimin për emërimin e Erolld Musliut drejtor i Agjencisë së Zbulimit, sepse analizat kanë treguar se ai është profesionist me cilësi të lartë, ndërsa emërimi i tij është vlerësuar pozitivisht nga shërbimet partnere, thonë për MIA-n nga Kabineti i shefit të shtetit pas vërejtjeve nga BDI-ja për emërimin e tij. […]

Musliu: Jam emëruar nga Pendarovski pas të cilit qëndroi edhe BDI


Drejtori i ri i Agjencisë të Zbulimit Eroll Musliu në një deklaratë për Alsat-M thotë se nuk mund t’i komentojë vërejtjet e BDI-së për emërimin e tij nga ana e presidentit Stevo Pendarovski. Musliu sqaroi se duhet të pritet vendimi të dalë në Gazetën zyrtare dhe funksioni i tij i drejtorit të zyrtarizohet. “Nuk mund […]

Kasami: Do të jemi pjesë e Qeverisë së re


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për të përditshmen ,,Nezavisen Vesnik” ka theksuar se votuesit shqiptar tanimë janë të fokusuar në anën e opozitës dhe se pozita e BDI-së është tërësisht e delegjitimuar. Sipas tij është herët të thuhet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkojnë ose jo në koalicion me Aleancën për […]

BDI-ja kërkon nga Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim


BDI-ja ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që përsëri ta shqyrtojë vendimin për emërimin e Eroll Musliut për njeri të parë të Agjencisë për Zbulim. “Vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim na shqetësoi të gjithëve dhe hodhi hije në ditën e djeshme kur Kuvendi e […]

Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit


Bogoevski dha dorëheqje, do ta aktivizojë pas votimit të heqjes së imunitetit të Gruevskit Deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit,  Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga  funksioni i deputetit. Nga foltorja në seancën e sotme të Komisionit ai tha se dorëheqja do të aktivizohet pas seancës plenare kuvendore në të cilën […]

Bëhen të ditur emrat e antarëve të ri të kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski


Presidenti i ri i shtetit , Stevo Pendarovski ka emëruar Mile Boshnjakovskin sekretar gjeneral të kabintetit, Blerim Kollarin për këshilltar sigurie, Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme, Aleksandar Spasov për këshilltar të jashtëm, Goce Karajanov për politikë të jashtme, Toshe Zafirov për këshilltar, Biljana Micevska shefe të protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta […]

Komisioni antikorrupsion do të analizojë si janë shpenzuar paratë buxhetore në institucionet shtetërore


Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do të analizojë si shpenzohen paratë e buxhetit në institucionet shtetërore, në ato publike dhe shoqatat. Në fokus do të jetë Kuvendi, shfrytëzimi i shpenzimeve të rrugës, do të analizohen vendimet për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, për kualifikime, kompensime për transport, për banesë, për jetë të ndarë… Pas zërave […]