Grubi: Na duhet Maqedonia ëndërr, e jo makth


Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, mori pjesë në Konferencën me temë: “Rruga e Republikës së Maqedonisë – fillim i ri, kthimi në rrugën e BE-së dhe shembull për ndërtimin e raporteve të mira në rajon”, në organizim të Institutit Progres për Demokraci Sociale. Fjalim hyrës […]

Sela kthehet nga Amerika, pritet takimi me kryeministrin Zaev


Plotësimi i vendeve vakante në Qeveri, do të mbetet pezull deri të mërkurën, kur dhe pritet të kthehet nga vizita në SHBA kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përveç nëse dy partnerët tjerë qeveritar, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, mund të marrin vendime të njëanshme para kësaj ditë, shkruan […]

Zaev: Qytetarët tash e dinë se çfarë liderësh


Кryeministri Zoran Zaev tha se qytetarët tashmë e dinë mirë se ata i zgjedhin liderët dhe se marrin pjesë në formimin e politikave në shoqëri. Sipas tij, tash është zhvilluar kultura politike, qeveritë më nuk e mbajnë monopolin në sjelljen e vendimeve. “Besimi dhe marrëdhëniet me qytetarët, sektori civil dhe biznesi janë të rëndësisë esenciale […]

Kandidati për “Shëndetësinë”: U zhgënjeva nga reformat e plenumit të VMRO-së


Neurokirurgi Venko Filipçe, i cili është kandidati i mundshëm për ministër të shëndetësisë në Qeverinë e Zoran Zaevit, nuk ka mohuar se ka qenë anëtar i pleniumit kundërshar të profesorëve, por thekson se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë, përcjell […]

“Shpagimi” për Ministrinë e Shëndetësisë, pritet takim Sela – Zaev


Të enjten pritet të ketë takim mes liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me çështjen e plotësimit të vendeve të zbrazëta ministrore, mëson Portalb.mk. Paralajmërimet për takim vijnë pasi që dje Qeveria zyrtarisht njoftoi se Ministrinë me të cilën ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët, […]

“Aleanca për Shqiptarët” mbetet pa Ministrinë e Shëndetësisë?


Lideri i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela nga SHBA, ku jozyrtarisht qëndron për shërim nga lëndimet që pësoi më 27 prill në Kuvend, kërkoi që Qeveria e Zaevit të ndërpresë lojrat e ulta. Sela si kundërpërgjigje se partia e tij mund të humb pozitën qeveritare e ministrit të shëndetësisë, për të cilën ai dhe partia insistojnë, paralajmëroi […]

Zaev me kryeministrat e Ballkanit në takim tek Mogerini


Kryeministri Zoran Zaev së bashku me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor sonte në Bruksel do të marrë pjesë në takimin joformal me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerini. Në takimin e tretë joformal të kryeministrave me Mogerinin do të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për perspektivat për vitin 2018, […]

Sela: Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojrat e ulëta


Vendimin tim do ta bëjë të njohur kur Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta, ka thënë për MEDIAL.mk, Ziadin Sela, lider i Aleancës për shqiptarët, njëherësh partner qeveritar. Kjo madje ka qenë përgjigja e Selës në informacionet se resori i Shëndetësisë përfundimisht shkon tek LSDM-ja dhe se oferta e kryeministrit Zoran Zaev […]

Zaev: Emrat e ministrave të hënën dorzohen në Kuvend


Kryeministri Zoran Zaev nga Shqipëria tha se të hënën do të dorëzohen në Kuvend propozimet me emrat e kandidatëve për anëtarë të kabinetit qeveritar. Bëhet fjalë për shëndetësinë, dy ministra pa portofol dhe zv.ministrin e arsimit. Zaev theksoi se nuk ka rikonstruktim të Qeverisë por plotësim të kabinetit qeveritar.

Rama përgëzon Zaevin për gjuhën shqipe dhe “Ohrin”


Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për kurajon e vendosmërinë për axhendën e tij programore, e veçanërisht për mbajtjen e zotimit madhor për gjuhën shqipe. “Dua ta përgëzoj kryeministrin Zaev për kurajon dhe vendosmërinë për axhendën e tij programore e elektorale, si dhe njehsimin e […]

Zbulohet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Rama-Zaev


Ditën e sotme, në Pogradec do të bëhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar në datë 15 dhjetor. Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, këtë fundjavë do […]

Xhaferi: Shumica parlamentare është stabile


Nesër në fillim të seancës parlamentare do të konstatohen dorëheqjet e dy deputetëve të shumicës, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski, transmeton […]

Kanë përfunduar bisedimet midis Ahmetit dhe Zaevit për përbërjen qeveritare


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet midis liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me përbërjen qeveritare. “Kanë përfunduar ato punë midis Ahmetit dhe Zaevit”, tha sot në Kuvend Grubi pas përfundimit të konferencës për shtyp në lidhje me debatin e amendamenteve për ligjin për gjuhët. […]

Aleanca mbetet jashtë qeverisë?


Edhe ministri pa resor Samka Ibraimovski ka lëshuar postin e tij dhe në të ardhmen do të jetë deputet në kuvend, shkruan Fakte. Deri më tani, vende të zbrazura në kabinetin e Zoran Zaevit janë edhe posti i ministrit të shëndetësisë, zv.ministri për arsim si dhe një post tjetër ministri pa resor, që mbante Ramiz […]

Të premten në Pogradec mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Rama-Zaev


Ditën e nesërme qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Pogradecit. Mbledhja mes qeverisë Rama dhe asaj të kryesuar nga Zaev do të zhvillohej në vjeshtë të këtij viti por u shty për në datën 15 dhjetor. Ky takim vjen fill pas takimit në Korçë mes dy […]

Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve


Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë ende nuk kanë një zgjidhje konkrete mbi funksionimin e ardhshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së tetë nga nëntë anëtarët e këtij institucioni lidhur me akuzat për jotransparencë gjatë ndarjes së pagave shtesë për veten e tyre, shkruan REL. Dorëheqjet duhet të konstatohen nga Kuvendi, i cili edhe […]

Qeveria e Zaevit mbetet pa shumicë parlamentare


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se sapo të ketë zgjidhje për anëtarët e rinj të qeverisë opinioni do të njoftohet, duke mos dhënë informacione nëse mbrëmë kishte takim mes partnerëve të koalicionit. Zaev aludoi se për momentin nuk ka shumicë të nevojshme, për shkak se KSHZ nuk mund të verifikojë mandatin e disa deputetëve të […]

Zaev: E mundur zgjidhja e emrit, qytetarët duan BE-në dhe NATO-n


Qeveria e Republikës së Maqedonisë po krijon kushte për ndërtimin e konsensusit nacional me të gjitha subjektet kyçe dhe vendimmarrëse politike: me presidentin e vendit dhe me opozitën, për përshpejtim të integrimit tonë në NATO, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, i cili foli në ngjarjen në organizim të Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë. “Njëherit, jemi të […]