Pollozhani: Sa është i rëndësishëm dëmshpërblimi, aq i rëndësishëm është edhe zbulimi i fabrikuesve të rastit


Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani duke folur mbi proceset gjyqësore për të cilat ka indikacione se janë raste të montuara dhe për lirimin si të pafajshëm të të dënuarve në rastin e Sopotiti, thotë se Maqedonia është një shtet në të cilin ligjet përdoren për ti kontrolluar shqiptarët. “Jetojmë […]

Lënda për “Monstrën” në duart e Katica Janevës


Rasti “Monstra” përfundimisht është në duart e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Këtë e konfirmojnë për Portalb.mk, nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që më 12 mars të këtij viti, Katica Janeva ka dorëzuar kërkesë që t’i marrë kompetencat për këtë lëndë, shkruan Portalb.mk. “Lënda “Monstra” është dorëzuar deri te Prokuroria Speciale Publike, […]

Prokuroria Speciale e ka kërkuar rastin “Monstra”, u anulua seanca e sotme


Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, raporton Portalb.mk, pasi që Prokuroria Speciale Publike më 12 mars ka parashtruar kërkesë që ta marrë në udhëheqje rastin, si pasojë e së cilës kërkesë Prokuroria Publike nuk kishte caktuar prokuror publik për seancën e sotme. Deri te dhënia e përgjigjes nga PTHP-ja për kërkesën e PSP-së duhet […]

“Monstra”, sot seanca e radhës në Gjykatën Penale


Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon seanca e radhës për rastin “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup, më 12 prill të vitit 2012. Prokuroria Publike në seancën e 12 shkurtit lexoi aktakuzën dhe se sipas prokurorit Naum Panovski mbeten në të njëjtën aktakuzë, ku […]

“Specialja” flet për “Monstrën”


Prokuroria Speciale ende nuk ka vendosur nëse do t’i marrë kompetencat e rastit Monstra. E pyetur nga gazetarët nëse në seancën e ardhshme të rastit Monstra do t’i qasen kësaj lënde pasi që avokatët herën e kaluar bënë thirrje të tillë, prokurorja Katica Janeva insistonte se për këtë temë do të ketë përgjigje së shpejti. […]

Bilalli: PSP-ja të merret me rastin “Monstra”


Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të mbaj duart larg përfaqësimit të aktakuzës në rastin “Monstra” deri sa nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Nga Specialja njoftuan shkurt se ka procedurë para-hetimore por çdo gjë tjetër mbetet besueshmëri e hetimit. Për mbrojtjen ishte e pa pritshme akuza e njëjtë por u shprehen optimist […]

“Monstra”, gjykimi shtyhet për më 15 mars


Është shtyrë gjykimi për rastin “Monstra” për më 15 mars. Katër të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, Agim Iasmailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri mbrohen në liri pasi Gjykata supreme e ktheu rastin nga fillimi, transmeton Medial.mk. Prokurori i rastit “Monstra”, Naum Paunovski në deklaratën e tij tha se në këtë fazë ata […]

Raufi kërkon që Specialja ta merr “Monstrën”


Po shihet se kjo lëndë do të ketë gjykim më fer dhe më transparent. Kështu tha avokati i të akuzuarve të rastit “Monstra”, Naser Raufi. Ai poashtu tha se Prokuroria Speciale Publike do ta merr lëndën. Raufi tha se nuk e kanë ditur se prokuror i lëndës do të jetë i njëjti i cili është […]

Prokurori i rastit “Monstra”: Ende qëndron aktakuza për terrorizëm


Prokurori i rastit “Monstra”, Naum Paunovski në deklaratën e tij tha se në këtë fazë ata qëndrojnë në akuzën e vjetër me të cilin të akuzuarit ngarkohen për terrorizëm, raporton SHENJA. “Ata kanë vrarë djemtë maqedonas për të krijuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë. Para ngjarjes ata e kanë kontrolluar terrenin dhe kanë […]

Gjykimi për rastin “Monstra” fillon nga fillimi


Në Gjykatën Penale në Shkup, sot fillon gjykimi i sërishëm për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012. Gjashtë persona u dënuan për rastin “Monstra” me dënim të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm. Më 24 nëntor, Gjykata Supreme e Republikës së […]

Lirohet për një muaj Fejzi Aziri i rastin “Monstra”


Është liruar përkohësisht nga burgu i dënuari në rastin “Monstra”, Fejzi Ajdari. Këtë e ka konfirmuar për Televizionin SHENJA, familjari Bedri Ajdari. Ai ka shpjeguar se Fejziu është liruar për një muaj për shkaqe shëndetësore. Ndërkohë, seanca për rigjykim të rastit “Monstra” vjen pas vendimit të Supremes e cila më 24 nëntor të vitit kaluar, […]

Deklarata e përbashkët e partive shqiptare realizohet me shpejtësinë e breshkës


Një viti pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët nga partitë politike shqiptare të Maqedonisë në Tiranë, disa nga pikat e përmendura u realizuan dhe për tjerat ende duhet të pritet, njofton Portalb.mk. Edhe pse kjo deklaratë nuk kishte afatizim kohor se deri kur do të duhej të realizohen elementet që përmban ajo, partitë politike shqiptare […]

Ende nuk kanë përfunduar hallet për të dënuarit e Monstrës


Fletarrestet ndërkombëtare për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dënuar në rastin Monstra ende janë aktive edhe pse para 20 ditëve pas pesë viteve të kaluara në burg, u liruan katër të dënuarit tjerë në rastin Monstra, që gjendeshin në burgun e Shutkës, shkruan Fokus. Demiri dhe Ismailoviq gjenden në Kosovë, ku janë liruar nga […]

Rasti “Monstra”, Prokuroria ka sjellë dëshmitarë të rrejshëm, thotë Raufi


Avokati i rastit “ Monstra”, Naser Raufi, në emisionin “Pa teklif” ka sqaruar se si prokuroria manovroi që me dëshmitarë të rrejshëm dhe pa prova të fajësojë të akuzuarit për këtë rast. Ai thotë se vihet në diskutim se vallë a ekziston vërtetë vetura ku supozohet të jetë marrë AND-ja, pasi për një informacion të […]

Raufi: Te “bombat” e Speciales janë personat që organizuan dhe realizuan“Monstrën”


Të dyshuarit kryesor në rastin “Monstra” janë në liri ndërsa reagimet në opinion akoma nuk pushojnë. Gjykata Supreme solli vendimin për lirimin e katër personave të akuzuar në rastin “Monstra” dhe u shqiptoi arrest shtëpiak, dy herë në jave të paraqiten tek Gjykata Penale. Avokati i të akuzuarve Naser Raufi në intervistë për “Nezavisen Vesnik” deklaroi […]

Haki Aziri: Nuk ikim askund, jemi të pafajshëm


Haki Aziri, njëri nga të liruarit e rastit ‘Monstra’, I cili u paraqit sot në gjykatë, u deklarua për zbardhjen e drejtësisë, përcjell Aktuale.mk. “Këtu jemi dhe nuk ikim askund. Siç e shihni sot, ne kemi ardhur në gjykatë dhe do të respektojmë udhëzimet që na janë dhënë. Ne presim një gjykim të drejtë dhe […]

“Monstra”, ministrat nuk bisedojnë për ekstradimin


Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj nuk deshën të përgjigjen nëse në takimin e sotëm në Shkup kanë diskutuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin “Monstra”, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Spasovski por edhe Sefaj theksuan se organet e dyja vendeve do të angazhohen në këtë drejtim […]