Zaev prej sot në pushime në Itali


Kryeministri Zoran Zaev prej sot do ta shfrytëzojë pushimin vjetor, informojnë nga Qeveria. Ai në javën e ardhshme, deri më 17 janar do të jetë me familjen në Itali, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Qeveria mohon të ketë marrë propozim të ri për emrin


Kryeministri Zaev në një intervistë për televizionin grek Alfa, ka shprehur besimin e zgjidhjes së kontestit të emrit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në njoftimin e televizionit grek për intervistën e parë të kryeministrit të Maqedonisë për një media greke, thuhet se Zaev ka theksuar se është në interes të të dyja […]

E konfirmon Qeveria: Venko Filipçe është kandidat për ministër të shëndetësisë


Venko Filipçe është kandidati për ministër të ri të Shëndetësisë, ndërsa pritet që edhe partnerët e tjerë të koalicionit të dorëzojnë propozimet e tyre për vendet e zbrazëta në përbërjen qeveritare, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, transmeton Medial.mk. Edhe krahas disa paralajmërimeve të kryeministrit për plotësimin e kabinetit të tij, veçmë dy muaj […]

Kuvend, futet në procedurë ratifikimi Marrëveshja me Bullgarinë


Marrëveshja e shumëpërfolur dhe shumëpritur e fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit me Bullgarisë do të hyjë në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo është bërë e ditur nga Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë. Marrëveshja është nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup, ndërkaq formalisht do të hyj në fuqi, pasi të bëhet ratifikimi nga të […]

Qeveria do t’i shqyrtojë mundësitë për hetimin ndërkombëtar për “Lagjen e trimave”


Qeveria është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me rastin “Lagjja e trimave”. “Janë duke u analizuar të gjitha aspektet e ngjarjes. Kjo është çështje e ndjeshme edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i shqyrtuar mundësitë […]

Qeveria mohon se ka pasur informacion për bonuset e KSHZ-së


Qeveria, përfshirë edhe Ministrinë e Financave, sipas zëdhënësit Mile Boshnjakovski, nuk kanë pasur kurrfarë informacioni rreth bonuseve të cilat janë ndarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). “KSHZ është trup i pavarur, ndërsa secili shfrytëzues i buxhetit vet i shpërndan paratë në suaza të buxhetit të tyre. Por, potencoj, as Ministria e Financave, as Qeveria […]