Athina dhe Shkupi larg marrëveshjes për emrin?!


Përderisa pritet biseda telefonike mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras, burime jo zyrtare nga qeveria greke janë shprehur se për momentin nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje lidhur me kontestin e emrit. “Qeveria e Maqedonisë nuk ka mundësi t’i përmbush ato të cilat janë marrë vesh në […]

Ivanov: Duhet konsenzus nacional për emrin


Presidenti Gjorge Ivanov ka inkrajuar kryeministrin Zoran Zaev që të dorëzojë propozim për udhëheqjen e negociatave me bazë kushtetuese, draft të marrëveshjes si dhe qëndrimet e delegacionit në udhëheqjen e negociatave, ka bërë të ditur kabineti i Ivanovit. Ivanov ka theksuar nevojën e arritjes së konsensusit nacional për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe gjetjes […]

Zëdhënësi i Qeverisë greke: Nuk ka marrëveshje pa ‘erga omnes’


Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Canakopoulos, në një intervistë të dhënë këtë mëngjes për televizionin grek ‘Epsilon’ deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për emrin nëse nuk pranohet aspekti ‘erga omnes’ dhe rishikimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në këtë intervistë për televizionin ‘Epsilon’, ai sqaroi gjithsesi, se tani për tani nuk ka […]

DASH: Mbështesim procesin e bisedimeve për çështjen e emrit


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin procesin e deritanishëm të bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, nën udhëheqjen e OKB-së. Nga DASH thonë për Zërin e Amerikës, në gjuhën maqedonase, se mbështetja për zgjidhje është e madhe për këtë mospajtim afatgjatë. Ata shpresojnë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë […]

Emri, Kathimerini: Në tavolinë “Maqedonia e Veriut”


Ndërsa pritej një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tsipras, gazeta greke “Kathimerini”, këtë mëngjes doli me titullin kryesor “Në tryezë propozimi i Maqedonisë Veriore”. Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimitç janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me […]

Milloshoski zbulon emrin e ri të Maqedonisë?


Deputeti Antonio Milloshoski e “riemëron” shtetin edhe pse informata zyrtare ende nuk ka. Ai ka qenë edhe ish-minister i Punëve të Jashtme dhe njihet për linqet e tij dhe informata të besueshme. Ne profilin e tij në tuiter ka shkruar; “Sonte në Athinë nën prezencën e diplomateve nga MPJ është arritur marrëveshje në detaje për […]

Shifra alarmante të largimit të mjekëve nga Maqedonia


Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë. Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditësë të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin […]

Zaev: Deri më 20 qershor do të gjejmë zgjidhje për emrin


Propozimi i emrit Republika Ilinditase e Maqedonisë nuk është më temë diskutimi mes Greqisë dhe Maqedonisë, për shkak se ajo u refuzua nga Greqia por edhe nga Opozita në Maqedoni. Kështu u përgjigj sot në Kuvend Kryeministri Zoran Zaev, gjatë seancës së paraparë për pyetjet e deputetëve. Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE “Pse u refuzua propozimi Republika […]

Emri, protesta në 13 qytete të Greqisë


Në 13 qytete të Greqisë për javën tjetër janë paralajmëruar protesta për “karakter grek të Maqedonisë”. Komitetet organizative të të gjithë 13 qyteteve i ftojnë qytetarët të dalin rrugëve që të parandalojnë “shitjen e emrit Maqedoni dhe falsifikimin e historisë”. “Nëse disa deputet në Kuvend dëshirojnë të dalin kundër vullnetit të popullit, aspak nuk duhet […]

Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë 15 marrëveshje


Qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës së shpejti duhet të mbajnë seancën e përbashkët në të cilën pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të reja ndërshtetërore. Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj për “Epoka e Re”, ka thënë se me marrëveshjet parashikohet bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Përfundon greva, hapet kufiri Maqedoni-Greqi


Në Greqi këtë mëngjes, ka përfunduar greva 24-orëshe organizuar për shkak të masave të reja të paralajmëruara për kursim. Pikat kufitare, të cilat ishin të mbyllura për shkak të grevës, u rihapën. Për shkak të grevës u anuluan shumë fluturime, u ndërpre lëvizja e trageteve dhe trenave, si dhe trafiku publik. Shkollat dhe spitalet gjithashtu […]

Emri, Ivanov: Zgjidhje që përmban erga omnes, i papranueshëm


Zgjidhja e çështjes së emrit që do të përmbaj erga omnes, nuk do të jetë e pranueshme për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, kanë njoftuar nga kabineti i presidentit. “Qëndrimi i Presidentit Ivanov është principiel, njëherit edhe konsiztent me qëndrimet e të gjithë presidenteve të deritanishëm të Maqedonisë. Ky qëndrim është se presidenti Ivanov nuk […]

Llalla: Shqiptarët faktor në arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë


Ministrat e punëve të jashtme kanë bërë përparim të madh dhe mund të themi se kontesti rreth emrit të Maqedonisë është drejt vijës finale. Por, palët nuk zbulojnë detaje rreth kornizës për zgjidhjen e çështjes së emrit, të dakorduar mes kryediplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë. Në prag të bisedës telefonike mes kryeministrave, Zoran Zaev e […]

Zaev: Referendum për emrin në vjeshtë


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret rezultat gjatë negociatave me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në takimin që duhet të mbahet deri në fund të javës. Lidhur me pikat e publikuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, Zaev konfirmoi se këto kanë qenë pjesë e bisedimeve në takimin e liderëve. Ndërsa shtoi se […]

Raporti i Departamentit të shtetit amerikan: Në Maqedoni ka ankesa për dallime fetare


Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2017. Në raport përmenden ankesat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) se Qeveria e favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase në kurriz të bashkësive tjera fetare. Përmendet ankesat e BFI-së, sidomos për Llazhecin dhe Kriva Pallankën, ku pengohet ndërtimi i xhamive. Xhamia e Prilepit […]

Anuloni planet, mbyllen pikat kufitare Maqedoni-Greqi


Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se […]

Zaev: Ballkani ka ndryshuar, Maqedonia pret datë për hapjen e negociatave me BE-në


Në lidhje me dokumentin jozyrtar apo nonpejperin dhe qëndrimet e Francës dhe Holandës për kyçjen e Maqedonisë në BE, kryeministri Zaev tha se qëndrimet e dy shteteve janë të njohur mirëpo ata do të binden se Ballkani ka ndryshuar në aspekt pozitiv dhe se reformat që KE kërkon nga Maqedonia, kanë filluar në të gjitha […]

Republika e Maqedonisë Veriore


“Republika e Maqedonisë Veriore” është një nga propozimet e fundit për emrin në kuadër tëmarrëveshjes së arritur nga takimi i fundit në Bruksel midis ministrave të jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, bën të ditur televizioni Telma, duke u thirrur në burime diplomatike. Korniza e marrëveshjes është dakorduar midis dy ministrave të jashtëm dhe se […]

Stoltenberg: Me zgjidhjen e emrit Maqedonia merr ftesë për në NATO


Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë të tij ka thënë se me rëndësi është të mbështeten përpjekjet për zgjidhjen e emrit, transmeton Medial.mk. “Shpresoj se Greqia dhe IRJM janë të aftë të gjejnë zgjidhje pasi ne atëherë do e ftojmë Shkupin të bëhet anëtare e NATO-s. Sa do të zgjas ajo do […]