Regjistrohen 1,739 raste të pacientëve me grip, dy të prekur nga fruthi


Komisioni për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë konkludoi se gripi është akoma në nivel të ulët. Aktualisht janë regjistruar 1,739 raste të pacientëve me grip, ndërsa pritet rritje e fluksit të të prekurve. Ministria njoftoi se Inspektoriati Sanitar Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor kanë dërguar njoftime në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme për […]

“Katimerini”: Protesta kundër emrit “Maqedoni” në Pire të Greqisë


Edhe pse në fillim u tha se protesta e dytë kundër emrit të Maqedonisë do të mbahet në Athinë, sipas gazetës greke “Katimerini” ajo do të mbahet në Pire të Greqisë, më 4 shkurt, njofton Portalb.mk. Gazeta transmeton se njoftimi zyrtar nga organizatorët e protestës do të bëhet të dielën në Selanik të Greqisë. Arsyeja […]

Emri, Kocijas: Manifestimi në Selanik nuk do të ndikojë në negociata


Manifestimi për çështjen e emrit të Maqedonisë që u zhvillua të dielën, në Selanik nuk do të ndikojë në negociatat me Maqedoninë, deklaroi dje në Bruksel, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocijas. Sipas raportimeve të policisë greke, në protestën e zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit verior të Selanikut, merrnin pjesë rreth 90 000 persona. […]

Pas Selanikut, protesta për emrin do të ketë edhe në Athinë


Pas protestave në Selanik, në të cilat u mblodhën rreth 70 mijë qytetarë për të protestuar kundër zgjidhjes së çështjes së emrit, organizatat dhe shoqatat greke paralajmërojnë protesta tjera, kësaj radhe në Athinë. Sipas AIM, përmes rrjeteve sociale dhe deklaratave në media, bëhet thirrje që më 4 shkurt, qytetarët të dalin në Athinë dhe të […]

Zaev dhe Cipras do të takohen në Davos


Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Cipras do të takohen në Davos, Zvicër, në kuadër të kërkimit të një zgjidhjeje për kontestin rreth emrit. Zëdhënësi i qeverisë greke tha se takimi do të realizohet më 25 janar në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Kjo vjen pas raundit të fundit të […]

“Maqedonia e Pavarur”, “Republika e Maqedonisë”, emra që përmenden në një analizë në BBC


BBC ka publikuar një shkrim në lidhje me emrat, të titulluar “Përse emrat kanë kaq shumë rëndësi?”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndër shembuj interesant që përfshihen në këtë analizë, autori Jonathan Savage pa përfshirë edhe çështjen e pazgjidhur të emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij, kur bëhet fjalë për politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, […]

Qeveria analizon pakon e propozimeve të Methju Nimicit


Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme analizon propozimet e Metju Nimicit. Nga qeveria konfirmojnë se po punojnë dhe analizojnë propozimet e ndërmjetësit për zgjidhjen e emrit, Metju Nimic. . “Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje […]

Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë


Një grup protestuesish maqedonas në protesën e së dielës para Parlamentit të Maqedonisë, duke protestuar kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe ndryshuan kahjen e protestës dhe qëllimit për se kishin dalur të protestojnë. Ata në vend se të shprehnin argumetet dhe qëndrimet e tyre pse janë kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, dogjën në mënyrë triumfuese flamurin […]

Dimitrov me ambasadorët e BE-së: Do ju bindim se mund të jemi faktor i suksesit


Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov sot është takuar me ambasadorët e shteteve- anëtare të BE-së në Maqedoni. Dimitrov me këtë rast ka njoftuar ambasadorët e BE-së për ndodhitë aktuale dhe vijimin e reformave të filluara në Maqedoni, transmeton Medial.mk. Dimitrov ka riafirmuar përcaktimin për fillimin e negociatave paraqasëse me BE-në dhe domosdoshmërinë për të siguruar […]

Deskoski: Republika e Maqedonisë (Shkupi) zgjidhje e cila nuk prek në identitetin tonë


Shteti jonë duhet që të bëjë kompromis me Greqinë dhe të pranon në marrëdhëniet ndërkombëtare të shfrytëzon emrin e saj kushtetues- Republika e Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë të mundëson kompromis prej të cilit do të bëhet dallimi ndërmjet emrit të shtetit dhe regjionit “Maqedonia” ku ajo gjendet, thekson profesori i të drejtës ndërkombëtare Toni […]

Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike


Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta. […]

Priten tensione ballkanike para hyrjes së Shkupit në NATO


Një valë tensionesh lokale me jehonë rajonale po ndihen në Ballkan, të cilat në seizmografin gjeopolitik shënojnë mundësinë e një intensiteti më të madh dhe të një shtrirjeje në vazhdim. Nga: Shaban Murati Këto sinjale janë pjesë e një harte: – Në datën 16 janar vritet në Mitrovicë politikani serb, Oliver Ivanoviç dhe menjëherë edhe […]

Negociatat për emrin në fazë kritike, pritet takimi Zaev- Cipras


Nën hijen e protestës së djeshme masovike në Selanik dhe takimit të parë të paralajmëruar mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, negociatat për emrin po futen në fazën më kritike, vlerësojnë sot mediat në Greqi. “Katmierini” shkruan se pasi ndërmjetësi i KB-ve Metju Nimic ua prezantoj dy palëve propozimet e tij, u aktivizuan kanalet […]

ERT: Nimic në 10-të ditët e ardhshme do të vizitoj Shkupin dhe Athinën


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit, Metju Nimic, gjatë 10-të ditëve të ardhshme pritet të vizitoj Shkupin dhe Athinën, që të shqyrtoj këtë çështje, ka njoftuar televizioni grek ERT. Televizioni grek nënvizoi se diplomati është “optimist dhe vlerëson se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në 6 muajt ardhshëm”.

MPJ Maqedoni: Dënojmë incidentet e izoluara në protestat në Selanik


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ka dënuar incidentet në protestat e djeshme në Selanik, ku sipas mediave greke është djegur flamuri i Maqedonisë. Nga MPJ thonë se “Qeveria e Maqedonisë vazhdon që sinqerisht të ndërtojë besim me Greqinë, me qëllim që të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura”. “MPJ […]

“Almiri”, protestë në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës


Sot në Shkup është paralajmëruar një protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e vogëlushit, Almir Aliut. Protesta më saktë do të mbahet te ‘Ura e Gurit’ në qendër të Shkupit në orën 14:00. Protesta do të mbahet nën moton, “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e […]

Selmani për emrin: Maqedonia të lëshojë pe, Greqia s’ia ka nevojën


Fakti që dy vendet nuk kanë pozita ekuivalente, dhe interes të njejtë imponon nevojën që Maqedonia të bëjë më shumë lëshime, thotë profesori universitar Bashkim Selmani. Deklaratat plot entuziazëm të zyrtarëve të lartë për zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, sipas tij paraqesin dëshirën e madhe për sukses por jo edhe gjasat reale për një […]

Hahn: Maqedonia në BE pas vitit 2025


Brukseli po vazhdon me planet për të zgjeruar Bashkimin Evropian duke caktuar një datë për pranimin e disa vendeve të Ballkanit, shkruan e përditshmja britanike ‘Express’. Zyrtarët e BE-së pritet të bien dakord që viti 2025 të jetë afati për fillimin e procesit që Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina t’i […]

Cipras: Nëse ekziston mundësi për zgjidhje, do të jetë marrëzi kombëtare që të mos e shfrytëzojmë


Mesazh se Athina kërkon një emër i cili do të vlejë edhe për përdorim të brendshëm dhe bilateral dhe për përdorim në KB, thekson kryeministri grek përmes një interviste me titull “Nëse ekziston mundësi, do të jetë marrëzi kombëtare që të mos e shfrytëzojmë”, për botimin javor të gazetës “Etnos”. Aleksis Cipras, siç njofton korrespondenti […]

(Drejtpërdrejt) Selanik, shpërthejnë protestat kundër emrit


Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë. Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut. Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa […]