Zaev për emrin: Tre pozicione janë zgjidhur


Tre nga shtatë pozicione në procesin negociues janë mënjanuar, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në lidhje me takimin shtatë orësh dje në Vjenë midis dy minitsrave të jashtëm të Maqedonsië dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, përcjell Aktuale.mk. Zaev ka theksuar se nuk ka nevojë për ndryshim të kushtetutës dhe nëse gjindet zgjidhje, fjalën e […]

Hyn në fuqi Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë


Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe kolegia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva sot në Sofje do të nënshkruajnë Protokoll për këmbimin e dokumenteve të ratifikimit, me çka zyrtarisht në fuqi do të hyjë Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të dy vendeve. Me këtë praktikisht do të përfundojë procedura formale për […]

Zaev: Nuk ka nevojë të intervenohet në Kushtetutën


Nga shtatë pozitat fillestare në procesin e negociatave, vetëm tre prej tyre po afrohen, tha kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për mediat. Kjo, sipas tij do të thotë se pothuajse gjysma e pikave janë të mbyllura, ndërsa sipas Zaevit, bëhet fjalë për pikat më të lehta të procesit. Kryeministri mbetet në qëndrim se nuk ka […]

Anketë e IPIS: Nuk ka hyrje në BE dhe NATO pa ndryshimin e emrit kushtetues


Shumica e qytetarëve, respektivisht 53,5 për qind vlerësojnë se nuk është e mundur që Maqedonia të hyjë në BE dhe në NATO pa ndryshimin e emrit kushtetues, tregojnë rezultatet nga pjesa e tretë dhe e fundit nga hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS), që është bërë në periudhën mes 16 dhe 21 […]

Qeveria: Hyjmë në fazë intensive të negociatave për emrin


Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshjnakovski mes tjerash është përgjigjur edhe në pyetjen se deri ku janë bisedimet rreth çështjes së emrit dhe negociatat e filluara mes dyja palëve. “Hyjmë në fazë intensive të negociatave. MPJ e Maqedonisë dhe ajo greke dhanë sqarimet për ato takime krejt e krejt të mos dëmtojmë tutje procesin negociator. Çka […]

Sofje, Dimitrov në takime me përfaqësues të lartë të BE-së


Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov prej sot po qëndron në Sofje, ku është paraparë të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e autoriteteve bullgare dhe të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së. Nikoqir i takimit është zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, vendi […]

Politika greke më se e qartë, erga omnes dhe ndryshim i Kushtetutës


Emri i ndërlikuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë është pozita, e cila në mënyrë gjithnjë e më të zhurmshme përmendet në palën greke në negociatat për emrin me Maqedoninë, të cilat edhe më tej janë në fokus të mediave greke. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos e […]

Thirrje publike nga mërgata në Belgjikë drejtuar partive politike shqiptare në Maqedoni


Të mos lejojmë në asnjë rrethanë sllavizimin e emrit. Maqedonia ka kuptim vetëm si shtet binacional. Shkruajnë: Amet Gjanaj, deputet në Parlamentin e rajonit të Brukselit dhe Kryetar i Qendrës kulturore “Vatra”. Arben Fetai, politolog, magjistër i studime evropiane dhe lobist në fushën e çështjeve evropiane dhe të zhvillimit ndërkombëtar. Liridon Lika, ligjërues dhe studiues […]

Butaris: Asnjëherë nuk propozova të ndryshojë emri i aeroportit


Gabimisht u interpretuan deklaratat e mia, asnjëherë nuk propozova ndryshim të emrit të aeroportit, thotë kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris, në një deklaratë për mediat, pas reagimeve që i shkaktoi, duke folur mbrëmë në takimin e këshillit komunal dhe mëngjesin e sotëm për televizionin grek Skaj. Butaris, shprehu keqardhje që, siç tha është nxjerrë dhe […]

Pendarovski: Plani 3-6-9 duhet të realizohet me tempo të përshpejtuar


Koordinuesi për integrim të Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Maqedonia duhet të punojë me përlushtim në Planin 3-6-9 dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e domosdoshme, sepse nuk ka alternativë tjetër për anëtarësim të vendit në Aleancë. Pushteti i kaluar, konsideron ai, gjatë viteve të kaluara e ktheu Maqedoninë prapa lidhur me këtë […]

Butaris i kritikuar për deklaratën e tij për riemërimin e aeroportit dhe stacionit të autobusëve në Selanik


Valë reagimesh në Greqi shkaktoi deklarata e kryebashkiakut të Selanikut Janis Butaris lidhur me atë se a duhet të mendojnë edhe ata për ndërrimin e emrave të aeroportit dhe stacionit të autobusëve në Selanik, të cilët e mbajnë emrin “Maqedonia”, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Propozimi i Butarisit është propozim i tij, mendoj se […]

Ruzhin: Marrëveshja është afër, Greqia kërkon një garantues


Profesori Nano Ruzhin konsideron se me deklaratat e kryeministrit grek, Tsipras, për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, kuptohet se zgjidhja e çështjes së emrit është shumë afër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kjo nënkupton se pas arritjes së marrëveshjes, kërkohet garantuesi i saj, që në këtë rast duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, […]

Ekspertët: Nga zgjidhja e kontestit Greqi-Maqedoni fitojnë të dyja palët


Nga zgjidhja e kontestit shumëvjeçar me emrin Maqedonia do të përfitojë në rrugën e saj euro-atlantike kurse Greqia do të jetë përfituese e madhe ekonomike, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, cila do qoftë zgjidhja, asnjëra palë nuk mund të jetë humbëse. Diplomacia e zgjidhjes së konflikteve në mënyrë paqësore, parasheh dobi të ndryshme. Një ndër to […]

Ende zgjat takimi Kotzias-Dimitrov, pritshmëritë janë të larta


Ashtu siç kemi njoftuar më herët, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, po qëndrojnë në Vjenë, për të vazhduar bisedimet rreth çështjes së emrit. Mediat raportojnë se takimi ndërmjetësohet nga i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kanë kaluar tre orë nga fillimi i takimit, […]

Zaev: Maqedonia është shtet multietnik


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me […]

Takimet në Vjenë në fokusin e mediave greke


Takimi i djeshëm bilateral i shefave të diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë, si dhe i sotmi së bashku me ndërmjetësuesin Nimic, u gjetën në fokusin e mediave greke, ndërsa çështja me emrin, sërish, u ngjit lart në agjendën e gazetarëve tek fqinji jugor. Mediat, për takimet në Vjenë thonë se janë “të papritura” edhe për […]

Xanakopulos: Topi është në terrenin e vendit fqinj


Topi në këtë moment është në terrenin e fqinjëve tanë, të cilët do të duhet edhe në praktikë të tregojnë se ka ndryshuar retorika e qeverisë që mund të çojë deri në rezultate të prekshme në marrëdhëniet e dy vendeve, thotë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, duke folur për radion Alfa 989. Siç lajmëron […]

Lajm i fundit: Nis takimi i Dimitrovit dhe Koxiasit me Nimicin


Ka filluar takimi i ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Metju Nimic në Vjenë, transmeton Medial.mk. Ky është raundi i tretë i negociatave mes dyja vendeve për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë. Negociatat për herë të parë udhëhiqen në nivel të ministrave të […]

Tsipras: Maqedonia të ndryshojë edhe Kushtetutën


Emër i përbërë për përdorim edhe të jashtëm edhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje të çdo lloj dyshimi për qëndrime irredentiste është korniza që garanton mbylljen e kontestit, thotë kryeministri grek, Aleksis Cipras. Ai në mbledhjen e grupit të deputetëve të partisë së tij SIRIZA, deklaroi se Qeveria greke ka […]

Gjanaj: Maqedonia dhe Greqia do të përfitojnë nga presioni i ndërkombëtarve


Deputeti shqiptar i Brukselit, Ahmet Gjanaj, në një bisedë ekskluzive për Zhurnal thotë se bisedimet ndërmjet Maqedonisë e Greqisë për emrin e IRJM-së mund t’ishin bisedime të nevojshme për të zgjidhur një problem ndërmjet dy shtete fshinjë që aspirojnë të jetojnë me marrëdhënie fshinjësore normale. “Si gjithmonë në këtë pjesë të kontinentit, Greqia shfrytëzon pozicionin […]