Bakojani: Negociatat me Zaevin më të lehta se me Gruevskin


Druaj se është vetëm edhe një mundësi në sinxhirin e mundësive që i ka humbur politika e jashtme greke, thotë ish shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani lidhur me mundësitë për zgjidhjen e çështjes për emrin, e paralelisht dërgoi kritika të ashpra deri te qeveria e Ciprasit për atë se si menaxhon me negociatat. Në […]

Junker: BE-ja tenton të shmang përforcim të rolit të SHBA-së dhe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor


Bashkimi Evropian tenton të shmang përforcim të rolit të SHBA-së dhe të Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, në një intervistë për televizionin “Euronjuz”. “Kur bëhet fjalë për inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për zgjerimin, SHBA-ja nuk ka të drejtë të votës, vendimet janë të Bashkimit Evropian, […]

Integrimi në BE, Zaev: Maqedonia ka mundësi për rekomandim pa kusht në muajin prill


“Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë që në muajin prill të marrin rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrin datë për fillimin e negociatave”, deklaroi sot në Sofje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Ai mori pjesë në takimin e punës mes liderëve të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude […]

Junker: Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i plotëson kushtet për hyrje në BE


Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker pas vizitës në Sofje tha se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i plotëson kushtet që të hyjë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk. “Ata që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret për hyrje, por për momentin asnjë vend nga këto shtete nuk […]

Zaev: Zgjidhja e emrit është mirë për Maqedoninë, Greqinë dhe për BE-në


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Sofje deklaroi se pret që kontesti për emrin me Greqinë së shpejti të zgjidhet dhe se kjo do të ishte mirë edhe për Shkupin edhe për Athinën por edhe për BE-në. Zaev konsideron se tani janë shanset më të mëdha që ky problem shumëvjeçar përfundimisht të zgjidhet, me […]

Javën e kaluar, mbi 4 mijë raste me grip


Gjatë javës së kaluar (prej 19 shkurtit deri më 25 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 4.258 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 14 për qind në krahasim me javën para saj, kur ishin regjistruar 3.728 persona të sëmurë, ceket në raportin që në ueb faqen e vet e publikoi sot Instituti […]

Butaris: Kontesti duhet të zgjidhet tani


Prefekti i Selanikut, Janis Butaris, vlerëson se tani është momenti i duhur për të mbyllur kontestin shumë vjeçar për emrin. Në fjalimin të mbajtur gjatë konferencës “Nacionalizmi kundrejt patriotizmit”, të organizuar nga partia greke “Potami”, duke bërë krahasim mes patriotizmit dhe nacionalizmit, ai ka deklaruar se me patriotizmin fitohen, ndërsa me nacionalizmin humben mundësitë. Ai […]

Osmani: Moszgjidhja e emrit, rrezik për sigurinë


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thotë se Maqedonia është përpara shansit historik për integrim në NATO dhe BE. Në emisionin Rruga Drejt që do të transmetohet sonte, Osmani tha se tani është momenti kyç për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë rreth çështjes së emrit, në të kundër Maqedonia do të duhet të […]

Shkupi pjesë e videospotit global për Orën e planetit Tokë


Në prag të aksionit më të madh ekologjik botëror Ora e planetit Tokë, sot ekipi i kësaj lëvizje zyrtarisht e promovoi videon globale nga fushata botërore e marketingut në të cilin paraqitet edhe një insert nga Shkupi. Ora e planetit Tokë, e cila do të mbahet më 24 mars në orën 20:30, paraqet aksion më […]

Xhaferi: Nuk ka marrëveshje politike për t`i liruar deputetët e paraburgosur


Kryeparlamentari Talat Xhaferi është decid ku thotë se lirimi deputetëve të paraburgosur të VMRO-DPMNE-së nuk është marrëveshje politike që opozita të kthehet në Kuvend, transmeton Zhurnal. “Nuk ka marrëveshje politike që deputetët të lirohen nga paraburgimi. Ekziston një proces gjyqësor dhe procedur për lirimin e tyre nga paraburgimi me çka do të vlersohet a ekzistojnë […]

Funksionarë të lartë të NATO-s dhe BE-së për vizitë në Maqedoni


Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorin Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, që do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, vizita e […]

LSDM: Pse VMRO-së i pengon pozita e fortë ndërkombëtare e Maqedonisë


VMRO-DPMNE vazhdon të përhapë lajme të rreme dhe me të të punon në dëm të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për Rojters i përsëriti qëndrimet të cilat janë të njohura për opinionin dhe kumtoi propozimet të cilat janë me përcaktim gjeografik […]

Junker: Maqedonia kuptoi dhe po përparon


Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker në intervistë për Dojçe Vele ka vlerësuar se Maqedonia po bën përparim të madh në drejtim të Evropës dhe se ajo që është e rëndësishme në këtë rrugë është substancimi, e jo kalendari. “Rreth çështjeve evropiane asnjëherë nuk kam iluzione, sepse shpejt do t’i humbja. Isha në Maqedoni, IRJM […]

Teodorakis: Rruga e Shkupit deri në NATO dhe BE kalon përmes Athinës


Zaev duhet të kuptojë se rruga deri në NATO dhe Evropë kalon përmes Athinës, thotë lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis në intervistë për radion greke “Real fm”. Duke i komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë, Teodorakis hodhi poshtë çdo mundësi që të ekzistojë marrëveshje për formulë të dyfishtë për emrin, njoftoi korrespondenti […]

Shpallet konkursi për shitjen e “Mercedesit”, ky është çmimi


Prej sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme, të gjithë personat e interesuar fizik, juridik apo të huaj mund të paraqesin kërkesë deri tek Shërbimi për punë të përbashkëta për pjesëmarrje në ofertën publike të “Mercedesit” të blinduar, transmeton Medial.mk. Çmimi fillestar është 14.372.208 denarë në bazë të vlerësimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë […]

Boshnjakovski: Qëndrimi i Qeverisë është të mos bisedohet për identitetin


Optimizmi për zgjidhjen e problemit rreth emrit është në nivel shumë të lartë, definitivisht kemi qëndrimet janë afruar, në tavolin ekziston dokument në bazë të të cilit bisedohet, tha në pres konferencën e sotme zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, transmeton Zhurnal. “Ne e dimë se çfarë bëjmë dhe ku shkojmë, duam […]

Dy krahët e Besës: Të ndarë “PO” të bashkuar “JO” në Qeveri


Dy krahët e Lëvizjes Besa për “Nezavisen Vesnik” u shprehën të gatshëm që të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar por vetëm të ndarë jo si një parti. Besa e Shkupit dhe Besa e Tetovës janë gati ti fillojnë negociatat me kryeministrin Zoran Zaev për kyqje në kabinetin e tij, por vetëm të ndarë pa bashkëpunim […]

Këto janë katër propozimet për emrin e Maqedonisë, sipas Zaevit


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për agjencin Reuters rreth propozimeve që Maqedonia i ka bërë për çështjen e emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Maqedonia ka propozuar mundësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Propozimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Maqedonia e Vardarit dhe Republika e Maqedonisë […]

Negociatat, Greqia insiston për emrin “erga omnes”


Athina zyrtare mbetet në qëndrimin fillestar për emrin: zgjidhje erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, përfshirje të së njëjtës në Kushtetutë dhe negociata për gjithçka përfshirë edhe identitetin shtetëror dhe gjuhën. Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopulos, në një intervistë për televizionin grek Alfa, tha se pozita e palës greke tashmë është e qartë . […]

Grubi: Duam demokraci të prodhuar në BE dhe Amerikë, jo në Rusi dhe Kinë


Dje (26.02.2018), kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ishte nikoqir i Konferencës së 13-të të KOSAP-it. Konferenca paraqet forum parlamentar për bashkëpunim ndërmjet komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve të parlamenteve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asocim të Evropës Juglindore. Në vazhdim keni fjalimin […]