Çka nëse dështojnë bisedimet për emrin?


Gazeta greke Katimerini në një artikull të saj ka analizuar se çfarë mund të ndodhë nëse dështojnë negociatat e përshpejtuara me Maqedoninë lidhur me zgjidhjen e emrit. Dështimi i negociatave së pari do të nënkuptonte se vendi edhe më tej zyrtarisht do të quhet IRJM, si që kanë pranuar nga Kombet e bashkuara, por edhe […]

Protesta para Kuvendit kundër Ligjit të gjuhëve dhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë


Disa organizata qytetare maqedonase sot para Kuvendit të Maqedonisë kanë dalur në protesta, kundër sjelljes së Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit të shtetit. Në përkrahje të këtyre protestave janë edhe dhjetëra qytetarë, të cilët theksojnë se Ligji i gjuhëve dhe ndryshimi i emrit të shtetit, cënon identitetin maqedonas, njofton Telegrafi Maqedoni. Këto organizata […]

Frçkovski: Nuk do të ketë konsenzus kombëtar për emrin


Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Ljubomir Fërçkoski ka deklaruar se nuk do të ketë pajtim kombëtar për çështjen e emrit, kurse përgjegjësinë do ta bart elita që e merr vendimin për marrëveshje të mundshme. Sipas tij, takimi katërorësh i kryeministrave tregon simbolikisht se janë sqaruar disa detaje dhe se çështja do të […]

Ja për sa muaj mund të debatohet për amendamentet e VMRO-së për ligjin e gjuhëve


Deri në shtator shpresohet të debatohet për 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, përcjell Aktuale.mk. Sipas procedurës, dorëzuesi i amendamentit ka të drejtë që të mbaj fjalim prej 3 minutave, ose për gjitha amendamentet 105.000 minuta. Sipas kalkulimeve në rast se për një orë elaborohen 20 amendamente ose 240 në ditë, atëherë […]

Xhaferi vendos të hënën për 35 mijë amendamentet antigjuhësore të VMRO-së


Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të presë numrin e përgjithshëm të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve dhe të hënën do të vendosë se çka do të bëj me seancën kun ë rend dite do të jetë ligji për gjuhët, përcjell Aktuale.mk. “Do të duhet fillimisht ti shohë amendamentet. Unë nuk kam të drejtë që […]

Ligji i gjuhëve nesër para deputetëve


Kuvendi i Maqedonisë nesër në ora 11 duhet ta fillojë seancën e 32-të ku në rend dite është ligji për gjuhët. Ky ligj ishte kthyer nga ana e presidentit Gjorge Ivanov pa u nënshkruar në formë të tillë, derisa nga ana e opozitës janë dorëzuar mbi 32 mijë amendamente. Deputeti i BDI-së, njëherësh kryetar i […]

Debat për zbatimin e Ligjit për gjuhët nga viti 2008


Informimi për Ligjin e gjuhëve nuk është rregulluar sistematikisht, ndërsa më shumë se gjysma e të punësuarve të anketuar në institucionet në nivel qendror asnjëherë nuk kanë pasur përvojë me kërkesa dhe lëndë në një gjuhë tjetër nga ajo maqedonase, ndërsa kur ka, reagimi më i zakonshëm është të kërkohet ndihmë në komunikimin nga kolegu […]

Frçkovski: Ligji për gjuhët është Kushtetuesë


Ligji për gjuhët është Kushtetues pasi që i njëjti përcaktohet me amandamente Kushtetues, kështu vlerëson profesori universitar Lubomir Frçkovski, duke komentuar mbi ligjin e gjuhëve në një shkrim autorial, transmeton Zhurnal. “Ligji për gjuhët është kushtetues sepse kjo përcaktohet në amandamentin 5 të nënit 7 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në organet shtetërore gjuhë […]

Ligji për gjuhët pas miratimit do të shkojë në Komisionin e Venecies


Ligji për përdorimin e gjuhëve pasi që sërish do të votohet në Kuvend do të shkojë për mendim në Komisionin e Venecies, pas çka vërejtjet e marra do të sendërtohen në ligj. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se Ligji është në pajtueshmëri me Kushtetutën […]

Ligji për përdorimin e gjuhëve gjuhëve, më 29 janar në lexim të tretë


Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj. Ivanov në elaborimin e tij për mosdektretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve theksoi se gjatë miratimit është keqpërdorur flamuri i BE-së, ku […]

Ligji i gjuhëve, Ivanov dorëzon 14 faqe dokument deri tek deputetët


Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj. Ivanov theksoi se me marrjen e këtij ligji është keqpërdorur flamuri i BE-së ,ku një shumicë e thjeshtë miratoi një ligj që ndryshon […]

Ligji për përdorimin e gjuhëve të hënën para deputetëve


Ligji për përdorimin e gjuhëve pritet të hënën të vendoset në seancë kuvendore. Për këtë është arritur marrëveshje në koordinimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me grupet e deputetëve, konfirmuan për MIA-n nga Kuvendi i Maqedonisë. Në koordinimin nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Partia opozitare sot kërkoi që Qeveria ta tërheq […]

Ligji i gjuhëve, VMRO-ja kërkon grup punues me përfaqësues edhe nga kabineti i Ivanovit!


VMRO-DPMNE përmes një konference për media ka thënë se ligji për gjuhët i propozuar nga Qeveria, ndërsa e votuar nga shumica parlamentare, udhëhequr nga LSDM është jo kushtetues. “Me këtë vendim është keqpërdorë flamuri evropian i ligjit dhe kontribuon në ndërtimin e sistemit paralel në shtet. Me këtë ligj tejkalohet kushtetuta, ndikohet në karakterin unitar […]

Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike


Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta. […]

Ibrahimi: Ligji për gjuhët në asnjë mënyrë nuk zyrtarizon “shqipen”


Ish-deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi nëpërmjet rrjeteve sociale dërgoi me mesazh se ligji që votuan deputetët nuk zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, por i njejti sipas shkrimit të tij, vetëm minimalisht avanson “shqipen”. “Ligji për përdorimin e gjuhëve (ose, siç parapëlqejnë ta quajnë disa, Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe) le që […]

Ademi: Ligji i Gjuhës Shqipe, çelsi i mbijetesës së qeverisë Zaev


I ftuar në një debat televiziv, deputeti Xhevat Ademi ka theksuar se Ligji për GjuhënShqipe në praktik është çelsi i mbijetesës së kësaj Qeverie, ndërsa mos zbatimi i tij në mënyrë direkte do të godas xhepat e qytetarëve. “Dënime për të gjithë që nuk do ta zbatojnë Ligjin për GjuhënShqipe, madje edhe për Presidentin Gjorge […]

Zaev: Ligji për gjuhët nuk është në kundërshtim me Kushtetutën


Duke komentuar vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, për Ligjin për gjuhët, kryeministri Zoran Zaev, deklaron se ky ligj është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Zaev thotë se nëse ka diçka antikushtetuese, atëherë Gjykata dhe Komisioni i Venedikut do të japin qëndrimet e tyre. “Gjithçka që është sjellë në suaza të Ligjit për avancimit e gjuhëve është […]

Osmani: Nuk na befason vendimi i Ivanovit


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka thënë se nuk janë të befasuar nga vendimi i presidentit Gjorge Ivanov sa i takon ligjit të gjuhëve. “Nuk jemi të befasuar, por të dëshpëruar nga vendimi i Ivanovit”, ka theksuar Osmani, pas takimit që sot pati me homologen kosovare Dhurata Hoxha, njofton Medial.mk. Ivanov nuk e dekretoi […]

Reagon Qeveria: Me këtë ligj avancohet përdorimi i gjithë gjuhëve


Qeveria ka reaguar pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov të mos nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe thonë se ai është në pajtim me Kushtetutën dhe i avancon të gjithë gjuhët e jo vetëm atë shqipe, transmeton Zhurnal.mk “Në këtë rast duam që dhe njëherë të themi se gjithë rregulloret e ligjit për përdorimin […]