Ahmeti: Debati për shqipen është shterur


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për TV21 gjatë hyrjes në Kuvendin e Maqedonisë për të marrë pjesë në seancën për Ligjin për gjuhët, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Seanca është thirrë, rendi i ditës është caktu dhe debati është shterrë” tha Ahmeti. Në pyetjen se a ka informacione për takimin mes kryeministrit Zaev dhe Hristijan […]

Amdi Bajram: Nuk pajtohem me protestat, Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të votohet


Deputeti Amdi Bajram ka folur rreth protestave që janë duke u mbajtur para Kuvendit të Maqedonisë për të kundërshtuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Bajram thotë se nuk pajtohet me protestat para Kuvendit, dhe se do të votojë për Ligjin kushtetues-jokushtetues për gjuhët, pasi që duhet të votohet. “Nuk pajtohem me ata që protestojnë. Nëse […]

Ligji i gjuhëve, Zaev: Na lejoni të punojmë


Kryeministri Zoran Zaev në dalje prej Kuvendit nuk deshi të prononcohet në lidhje me votimin e Ligjit për gjuhët. Ai tha se do të ketë deklarata dhe se duhet lejuar ata që të bëjnë punën e tyre. “Tërë kohën kemi qenë transparent. Na lejoni të punojmë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Çartet” VMRO-ja, bërtet e thërret në parlament për ligjin e gjuhëve


Senaca plenare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ligj kontestohet nga partia më e madhe opozitare maqedonse VMRO-DPMNE ka shkaktuar tensione midis deputetëve të VMRO-DPMNEsë dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili edhe pse është gjetur në një situatë të tensionuar ka […]

LSDM godet VMRO-në për ligjin e gjuhëve


Atë që bëjnë Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE në Kuvend nuk ka lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve që më parë e pranuan. Bëhet fjalë për bllokadë të Kuvendit, të procesit reformues dhe tentimit për bllokadë të perspektivës evropiane të vendit, kanë reaguar nga LSDM. “Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski […]

Loja me shqipen, absurdi i shqiptarëve në Maqedoni


Parlamenti i Maqedonisë nesër pritet të votoj Ligjin e gjuhëve, përmes të cilit theksohet se do të avansohet përdorimi i gjuhës shqipe, njofton Ina. Edhe pse, në këtë akt juridik askund nuk përmendet gjuha shqipe, por vetëm gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve, partia opozitare maqedonase VMRO-së, është shprehur se do ta […]

Osmani: Me miratimin e ligjit të gjuhëve mbyllet edhe kapitulli tematik i BDI-së


Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani në emisionin opinion të Blendi Fevziut duke folur për ligjin e gjuhës shqipe u shpreh se pas miratimit të këtij ligji do të mbyllet edhe një kapitull i Bashkimit Demokratik për Integrim. “Me miratimin e ligjit të gjuhëve, mbyllet edhe kapitulli tematik i funksionimit të BDI-së si parti tematike […]

Mickovski: Ligji për gjuhët do të ndikojë ndaj bashkëjetesës së qytetarëve


Pikërisht dita kur filloi konflikti në Tetovë, e ajo është dita e nesërme, në seancë parlamentare vendoset në rend dite ky ligj jokushtetues, i pazbatueshëm për përdorimin e gjuhëve. Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, duke apeluar nga Strumica për mirëkuptim, për të pasur ndjenja sepse në këtë shtet ka shumë komunitete etnike […]

Grubi: Pres që VMRO-ja të votojë ligjin e gjuhëve


Në Kuvend sipas informatave jozyrtare nesër do të mbahet vazhdimi i seancës së radhës në tentim për të gjetur zgjidhje të mbi 35 mijë amendamenteve nga ana e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, transmeton Medial.mk. Deputeti i BDI-së Artan Grubi sot ka përsëritur se ligji për gjuhët këtë javë duhet të sillet dhe pret që […]

Ligji për gjuhët sërish në Kuvend


Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër do të ballafaqohet edhe me një tentativë për t’u votuar në lexim të tretë. Këtë për gazetarët sot e konfirmojnë përfaqësues të grupeve parlamentare të cilët kanë marrë pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Vazhdimi i seancës së 32-të do të duhet të fillojë në orën […]

Grubi-Romeo: Ligji për gjuhët do të miratohet këto ditë


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Karlo Romeo. ​Në takim, kryetari i Komisionit, z. Grubi, bisedoi me ambasadorin Romeo për ngjarjet aktuale, me ç’rast theksoi se në vend prioritet janë reformat e […]

Osmani: Kulmi i joseriozitetit është që opozita t`i pengon reformat


Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani ka deklaruar se reformat nuk kanë ngecur, por kanë ngecur vetëm disa ligje në pjesën e gjyqësorit, transmeton Zhurnal. Sipas tij nuk kanë ngecur për shkak ligjit për gjuhët, por për shkak që opozita nuk është në shtëpunë ligjvënëse. “Informatat e mia thonë se ka progres në pjesën […]

VMRO-DPMNE: Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme


Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja i bënë dëm të përhershëm dhe të pariparueshëm Republikës së Maqedonisë duke zbatuar me dhunë “ligjin antikushtetues mbi gjuhët”. “Miratimi i dhunshëm i ligjit për gjuhët mund ta shtyjë vendin në krizë edhe më të madhe. Do të dërgohet një mesazh se procedura dhe ligjet nuk vlejnë kur ekziston fuqia. E drejta […]

Zaev: Ligji i gjuhëve patjetër do mbyllet këtë javë


Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se pret që këtë javë të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe se pas nëntë muajsh debati duhet të përfundojë, transmeton Medial.mk. “Çështja duhet të mbyllet sa më parë. Më herët këto ligje miratoheshin pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, tani dhamë nëntë muaj debat. Të gjithë thanë çka […]

Kuvend, java vendimtare për ligjin e gjuhëve


Kuvendi sërish pret një javë të pasigurt duke pasur parasysh paralajmërimet jozyrtare se nga mesi i javës do të mund sërish të caktohet seanca e 32-të ku në rend dite janë mbi 35.000 amendamente të opozitës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Zyrtarisht në faqen e internetit të Kuvendit janë caktuar seanca vetëm për sot, […]

Xhevat Ademi: Ja çka presim nga Menduh Thaçi


Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi pretendon se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për gjuhët, edhe pse vet kreu i Kuvendit Xhaferi akuzoi disa deputetë të LSDM-së për mos pjesëmarrje në seancë ku duhej të miratoheshe ligji për gjuhët. Ademi thotë se seanca për votimin e tretë dështoi për shkak të […]

Ligji për përdorimin e gjuhëve në labirinthet e Kuvendit, BDI dhe LSDM pa zgjidhje


Deputetët e BDI-së u janë zemëruar kolegëve të LSDM-së, sepse këta të fundit nuk e mbështetën vendimin për miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve pa marrë parasysh amandamentet nga VMRO-DPMNE. Në koordinimin e pardjeshëm maratonik të koalicionit qeverisës dhe bisedimet në mes të liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, për […]