Pesë ish anëtarë të KSHZ-së kërkojnë apanazh


Pesë anëtarët e deritanishëm të KSHZ-së kanë dorëzuar kërkesë për apanazh, që do të thotë se edhe një vit do të marrin pagë prej mbi 1 mijë euro. Mes tyre janë edhe kryetari i deritanishëm Aleksandar Çiçakovski, Vileota Duma dhe Igor Milev që ishin anëtarë të LSDM-së, Subhi Jakupi nga BDI dhe Silvana Boneva nga […]

Në KSHZ shënohet Dita globale e zgjedhjeve


Me rastin e ditës globale të zgjedhjeve, e cila çdo vit shënohet të enjten e parë të muajit shkurt, Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) organizon Ditë të parë të hapur edukative për qytetarët. Kjo është hera e parë nga ekzistimi i saj që KSHZ-ja t’i hapë dyert e saja për qytetarët, ndërsa […]

Xhaferi: Shumica parlamentare është stabile


Nesër në fillim të seancës parlamentare do të konstatohen dorëheqjet e dy deputetëve të shumicës, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski, transmeton […]

Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve


Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë ende nuk kanë një zgjidhje konkrete mbi funksionimin e ardhshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së tetë nga nëntë anëtarët e këtij institucioni lidhur me akuzat për jotransparencë gjatë ndarjes së pagave shtesë për veten e tyre, shkruan REL. Dorëheqjet duhet të konstatohen nga Kuvendi, i cili edhe […]

VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi


Konstatimi i dorëheqjeve të tetë anëtarëve të KSHZ-së mund të bëhet në seancën e parë të Kuvendit, gjegjësisht të premten. Kryetari i Kuvendit Talat xhaferi vetëm se ka caktuar seancë ku duhet të sillet Buxheti për vitin 2018. Kryeparlamentari Xhaferi për Zhurnal tha se nuk duhet të caktohet seancë të posaçme për të konstatuar dorëheqjet […]

Qeveria e Zaevit mbetet pa shumicë parlamentare


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se sapo të ketë zgjidhje për anëtarët e rinj të qeverisë opinioni do të njoftohet, duke mos dhënë informacione nëse mbrëmë kishte takim mes partnerëve të koalicionit. Zaev aludoi se për momentin nuk ka shumicë të nevojshme, për shkak se KSHZ nuk mund të verifikojë mandatin e disa deputetëve të […]

Zaev: Duhet të kompletojmë shpejtë Qeverinë


Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka paralajmëruar Kuvendin e RM-sl të vazhdojë me punën për plotësimin e vendeve të punës të kuadrit në KSHZ. “E dini se ka vende të zbrazëta të deputetëve që duhet të plotësohen nga KSHZ-ja. KSHZ është në dorëheqje, por duhet të vazhdojë me punë derisa Kuvendi nuk i konstaton dorëheqjet. […]

KSHZ-ja do veprojë edhe në dorëheqje- të premten seancë


КSHZ do të vazhdojë të punojë derisa nuk konstatohen dorëheqjet e anëtarëve të saj në Dhomën legjislative, thonë në KSHZ. Ata paralajmërojnë se të premten është caktuar seancë ku duhet të miratohen procesverbale nga seancat e mëparshme, transmeton Medial.mk. Siç thonë në KSHZ, edhe sot në këtë institucion puna funksionon pa pengesa edhe krahas asaj […]

Zaev me dialog do t`i kthenë deputetët e VMRO-së në Parlament


Kryeministri Zoran Zaev sot prioritet u dha vendeve boshe pas dorëheqjeve në KSHZ, sesa vendeve boshe ministrore në Qeveri. Zaev sot deklaroi se para se të emërohen ministrat e ri, duhet të shqyrtohet çështja se kush do t’i zëvendëson anëtarët e deridjeshëm të KSHZ-së, transmeton Zhurnal. Për zgjidhjen e anëtarëve të ri në KSHZ duhet […]

Dorëheqjet në KSHZ do të konstatohen në Kuvend


Kuvendi i Maqedonisë duhet që në seancën e parë të radhës të konstatojë dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së. Kjo përbërje e KSHZ-së që kishte mandat deri më 2020, sipas Marrëveshjes së Përzhinos u tërhoq pas skandalit të ndarjes së kompenzimeve për ciklet e fundit zgjedhore. Për këtë rast i pari foli ambasadori amerikan, Jess Baily, […]

Silvana Boneva e Sasho Srcev dhanë dorëheqje, Lëvizja Besa “e vetmuar”në KSHZ


Pas dorëheqjeve të mëparshme nga KSHZ-ja, edhe Silvana Boneva dhe Sasho Srcev vendosën të ndjekin hapin e kolegëve të tyre, duke dorëzuar dorëheqjen e tyre nga ky institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.Dorëheqje nuk ka dhënë vetëm anëtarja më e re e KSHZ-së, Emira Asani-Salji që vjen nga radhët e Lëvizjes Besa. Deri te dorëheqjet erdhi pas […]

Edhe Prekopuca, Urumov nga KSHZ-ja dhanë dorëheqje


Nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca dhe anëtari tjetër në KSHZ Atanas Urumov kanë dhënë dorëheqje, transmeton Zhurnal. Dje dorëheqje dha edhe kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski dhe anëtarët Duma dhe Iliev. Ndërsa sot gjatë ditës përveç Prekopucës dorëheqje dha edhe anëtari Subhi Jakupi. Mandati i kësaj përbërje të KSHZ-së mbaron në vitin 2020, kurse filloi […]

Dorëhiqet edhe Subhi Jakupi i propozuar nga BDI


Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi i propozuar nga BDI, ka dhënë dorëheqje. Jakupi e ka konfirmuar informacionin për TV 24, transmeton Gazeta Lajm. Dorëheqja e Jakupit vjen pas dorëheqjeve të kolegëve të tij, kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, Violeta Duma dhe Igor Milev, pasi doli në shesh skandali për bonuset plotësuese. “Ambasadori amerikan Xhes Bejli […]

Kryetari i KSHZ-së dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqje


Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, deri te Kuvendi i Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për ndalim të funksionit si kryetar i Komisionit, njofton Portalb.mk. Mandati i tij duhej të zgjat deri në vitin 2020. Çiçakovski dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM, […]

Çiçakovski kërkon falje për jo-transparencën, për dorëheqje plotësisht do të mendojë


Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski, rreth një javë pas zbardhjes së skandalit me bonuset, ka kërkuar falje për jo-transparencën e institucionit, njofton Portalb.mk. Në një intervistë për NOVATV, Çiçakovski thotë se kanë gabuar që vendimet për bonuset nuk i kanë publikuar në kohë. Për kërkesat nga opinioni që të gjithë të japin […]

Peticion online për dorëheqjen e disa anëtarëve të KSHZ-së


Në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së, transmeton Express. “Rrogat e anëtarëve të KSHZ-së lëvizin mes 60.000 dhe 70.000 denarë. Në […]

Nënkryetari i KSHZ-së, Prekopuca nuk pendohet për bonuset


Ende nuk dihet nëse anëtarët e KSHZ-së do t’i kthejnë apo bonusin prej afër 12 rrogash shtesë që i siguruan vetës së tyre larg syve të publikut, për zgjedhjet e anuluara të prillit të 2016, zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dhe zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Të kontaktuar nga Alsat-M, disa nga anëtarët nuk dhanë […]