Goditet me gurë treni që qarkulloi mes Sarajit dhe Kondovës


Në linjën hekurudhore në mes Sarajit dhe Kondovës, dje pasdite është gjuajtur me gurë treni me udhëtarë, në relacionin Shkup – Kërçovë, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Siç njoftoi MPB-ja, në incidentin që ka ndodhur në orën 17.45, është thyer xhami i një dritareje.

Zhduket Flamur Iseni nga fshati Garanë i Kërçovës


Nga data 2 maj është humbur Flamur Iseni nga fshati Garanë i Kërçovës. Rasti është paraqitur në polici që mëngjesin e datës 3 maj por kërkimet kanë rezultuar pa sukses. Flamuri është 25 vjeç dhe ditën që është humbur ka pasur të veshur bluzën si në fotografi. Po ashtu ka flokë më të gjata se […]

Në rrugën Kërçovë-Gostivar digjet autobusi që transportonte nxënës shqiptarë


Një autobus udhëtarësh është djegur sot në mëngjes në rrugën Kërçovë-Gostivar, pas qafëmalit të Strazhës. Autobusi ka transportuar fëmijë që janë nisur për në ekskursion dhe ka qenë pronë e një kompanie private, transmeton Gazeta Lajm. Burimet tona thonë se bëhet fjalë për nxënës shqiptarë të një shkolle të mesme. Për fat të mirë është […]

Një foshnjë tremuajshe e humbi jetën në aksidentin në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod


Një foshnjë tremuajshe e humbi jetën, ndërsa pesë persona u lënduan në një aksident i cili ndodhi rreth orës 17.20 në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod, midis fshatrave Sërbjan dhe Staroec, Personat e lënduar janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë. Komunikacioni për momentin është duke u riorientuar nëpër rrugë alternative.