Kocias mbërriti në Ohër


Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias para pak çastesh ka mbërritur  në Ohër me airoplan zyrtar. Ministri i jashtëm i Maqedonisë nuk ishte aty për ta pritur, por ata sonte  do të kenë takim pune, ndërsa takimi zyrtar është lënë për nesër në ora 9.  Sipas të gjitha paralajmërimeve pritet që gjatë këtij takimi të […]

Kotzias: Është bërë përparim për zgjidhjen e emrit, kompromisi është i nevojshëm


Sot, Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias deklaroi në Beograd se janë bërë hapa përpara për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe gjithashtu për ta përmbyllur këtë nevojitet kompromis, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Realizimi dhe pragmatizmi janë kyç për zgjidhje. Duhet kompromis, por jo kompromis i paqëndrueshëm. Të dyja palët duhet ta kuptojnë se nuk mund […]

“Emri”, Dimitrov: Negociatat janë në fazë delikate


Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pret që në takimin e nesërm për emrin me homologun e tij grek, Nikos Kocijas të zhvillojë biseda esenciale. Ai theksoi se negociatat janë në fazë delikate, por se gjithsesi është optimist se dita e nesërme do të sjellë progres në tejkalimin e dallimeve rreth kontestit shumëvjeçar. Gjithsesi takimit të […]

Zbulohet emri final i Maqedonisë, pritet zyrtarizmi i marrëveshjes?!


Maqedonia e Epërme ose në anglisht Upper Macedonia do të jetë emri final që do të finalizohet në marrëveshjen e së enjtes në Ohër në takimin midis ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov, shkruan Radio Evropa e Lirë. Name: Upper Macedonia Language: Macedonian* (në shënim do të shkruhet se […]

Koxias pasdite vjen në Ohër


Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias pasdite arrin në Ohër, pas së cilës do të ketë një darkë pune me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov. Takimi zyrtar është planifikuar për nesër. Nga Ministria e Jashtme thonë se vizita e ministrit Koxias është në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekstin e […]

Nimic, letër palëve rreth (mos)marrëveshjet


Derisa Shkupi e Athina po përgatiten për takimin e së enjtes të dy ministrave të jashtëm Dimitrov e Kocijas në Ohër, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic u dërgoi letër palëve në të cilën i ka përmbledhur rezultatet nga bisedimet në Vjenë. Siç raporton Alfa greke, Nimic në këtë letër ka shkruar se pengesa më e […]

Zaev: Pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk anëtarësim në NATO


Nuk do të ketë ftesë për anëtarësim në NATO për Maqedoninë pa zgjiedhjen e çështjes së emrit me Greqinë fqinje, deklaroi dje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA. Zaev theksoi se mundësia e bashkimit me NATO-n nën emrin Maqedoni, pavarësisht një marrëveshjeje për emrin me Athinën, është përjashtuar nga sekretari i […]

Bozhinovski: Pa marrëveshje finale për emrin, s`ka NATO


Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomatik në Serbi, Kosove dhe Maqedoni. Vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd zhvillohet gjatë të martës ndërsa takimi i tij me homologun maqedonas Nikola Dimitrov do të mbahet të enjten në Ohër. Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të […]

Papadimulis: Nuk duhet ta humbasim mundësinë për zgjidhjen e emrit


Me Qeverinë e Zaevit u hap një dritare e mundësive për zgjidhje dhe nuk duhet ta humbasim shansin, thotë nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i grupit të deputetëve evropianë të SYRIZA-s, Dimitris Papadimulis, në një intervistë për televizionin grek “Skaj”. “Nuk duhet ta humbasim mundësinë ta zgjedhin këtë problem. Tani me Qeverinë e Zaevit […]

Mediat greke: Marrëveshje ndërkombëtare që Maqedonia të anëtarësohet në NATO


Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias sot do të fillon turneun e vogël ballkanik, kurse të enjten më 12 prill në Ohër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Sipas mediave greke, Kocias nesër do të realizojë takime në Beograd, në enjten në Ohër dhe më pas […]

Vijon agjendë e pasur e jashtme-politike, emri në fazën finale


Pas paralajmërimit të takimit të ri midis Dimitrovit dhe Koxiasit më 12 prill në Ohër dhe deklaratat optimiste të kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohet se kontestit të emrit po i vjen fundi. Kryeministri Zaev, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA tha se beson se negociatat janë në drejtimin e duhur. Kur të dëgjoni paralajmërimin […]

Takim i liderëve për emrin, qeveria nuk zbardh datën


Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se pas festës së Pashkëve do të mbahet takimi liderësh, por nga kabineti i tij nuk japin informata për sa i përket ditës, pjesëtarëve dhe temave që do të diskutohen në këtë takim. Alsat-M mëson se gjatë takimit, qeveritarët do t‘i informojnë opozitarët në lidhje me ecurinë e bisedimeve me Greqinë […]

Të enjten takim i ri Dimitrov-Koxias në Ohër


Më 12 prill do të mbahet një takim i ri dypalësh midis ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin. Më parë, Dimitrov dhe Koxias zhvilluan një takim në Vjenë te Austrisë, pas së cilës kryeministri Zoran Zaev tha se […]

Sela kundër emrit “ГОРНА МАКЕДОНИЈА” pa përkthim


Kreu i Aleancës Për Shqiptarët Ziadin Sela ka ripërsëritur qëndrimin se ai dhe partia e tij janë kundër zgjidhjes së njëanshme të emrit të shtetit. Përkatësisht Sela tha se është kategorikisht kundër propozimit “Gorna Makedonija” pa përkthim. Ai është deklaruar pro çdo propozimi tjetër që do të përkthehej në shqip dhe në gjuhët e tjera […]

Maleski: Bisedimet për emrin drejt finalizimit


Edhe përkundër intesifikimit të takimeve midis palës maqedonase dhe greke për gjetjen e zgjidhjes për emrit, analistët e vendit janë të ndarë në opinionet e tyre se kjo do të nënkuptonte edhe finalizim të kontestit. Analisti politik Albert Musliu, optimist, thotë se negociatat po hyjnë në fazën përfundimtare pasiqë dyja palët janë të përmbajtura në […]

Kontesti i emrit, ndarje mes qytetarëve


Problemi me emrin, personalisht, është çështje e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për 77% të qytetarëve në Maqedoni. Për shumë më pak banorë të vendit, 20%, çështja është e parëndësishme ose aspak e rëndësishme. Jo vetëm që qytetarët mendojnë se çështja është e rëndësishme, por gati sa 75%, mendojnë dhe duhet të zgjidhet menjëherë. Këto […]

Zaev: Nuk do të ketë buldozerë diplomatikë mes Maqedonisë e Greqisë


Kryeministri, Zoran Zaev konfirmoi se më 12 prill kryediplomati, Nikolla Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Nikos Kotzias për emrin. Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA me optimizëm të plotë Zaev tha se në rast se pas 12 prillit do të ketë takim kryeministrash, kontesti shumëvjeçar do të merr fund. “Nuk […]

Mediat greke: Marrëveshja eventuale në parlament do të votohet me shumicë prej 180 deputet


Bashkëpunëtorët më të afërt të Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras mendojnë që marrëveshja eventuale për emrin në Parlamentin grek të votohet me shumicë të zgjeruar prej 180 deputet, në vend se 151 deputet, që si propozim tani është në tavolinë, informuan mbrëm mediumet greke, transmeton Zhurnal. Portalet informative In dhe Eurotoday publikuan se në kabinetin e […]

Mogherini dhe Hahn më 18 dhe 19 prill në Maqedoni


Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini, dhe eurokomisari Johannes Hahn pritet ta vizitojnë Maqedoninë më 18 dhe 19 prill. këtë e ka bërë të ditur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup. Zaev tha  se Qeveria që […]

Qeveria greke nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese


Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë është njëra ndër detyrimet juridike që çon drejt zgjidhjes së kontestit bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, në pyetjen gjatë intervistës së tij në televizion grek Alfa, nëse ekziston Plan B për nënshkrimin e marrëveshjes me organizatat ndërkombëtare, pa kaluar në […]