Qëndrime të ndryshme në bllokun shqiptar: A po e humb Zaev besimin e shqiptarëve?


“Ditëve të fundit “shteti i së drejtës së Zaevit” u gjunjëzua para një matrapazi dhe krimineli urban. Këtu nuk kemi sundim të së drejtës por kemi sundim mbi të drejtën”, vlerëson politikologu dhe gazetar Xhenur Iseni. Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe formimi i kabinetit qeveritar nën dirigjimin e LSDM-së, nënkryetari aktual i kësaj partie […]

Partitë dënuan deklaratën e diplomatit shqiptar: Çejku ka mbetur në vitin 2008


Ish-diplomati nga Shqipëria në Maqedonia në analizën e tij parashikoi formim të shtetit të tretë shqiptar në Ballkan. Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një kryetar, deklaratë kjo që nxiti kritika të ashpëra nga shtetet e Ballkanit dhe pas së cilës u distancua vet Rama, ish-ambasadori […]

Osmani: Papjekuria e partive shqiptare më bindi të bëhem pjesë e LSDM-së


Partitë opozitare shqiptare kanë mundësi që të shpetojnë disa vota që kanë mbetur përshkak se nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, sipas vlerësimeve të Hadi Osmanit, të gjithë votuesit e tyre do të vendosin në fund të votojnë për LSDM-në. “Besoni që për çdo ditë vijnë shqiptarë të dëshpëruar nga opozita më shumë se sa që […]

KE me strategji për Ballkanin Perëndimor, Osmani: Deri në vitin 2025 Maqedonia në BE


Karl Bild paralajmëron se në rast të dështimit të negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shumë mundësi do të dështojë edhe strategjia për zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin. Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani edhe përkundër situatës të pavolitshme aktuale politike, çështjes së pazgjidhur rreth emrit me Greqinë dhe bllokimin […]

Në pritje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformave, a mund të ndodh “Pranvera shqiptare”?


Maqedonia, por edhe shtetet e Ballkanit janë para një periudhe mjaft senzitive politike në të cilën duhet të gjejnë zgjidhje për çështje esenciale. Sipas deklaratave të fundit të Sekretarit Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg, të partive vendase politike, por edhe një pjese të analistëve, Maqedonia është në prag të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e […]

Bilalli: Shqiptarët duhet të solidarizohen me Maqedonasit për emrin


Blloku i partive shqiptare në një vijë se nuk do të qëndrojnë indiferent dhe do të bëhen pjesë e zgjidhjes së kontestit me emrin me Greqinë. Përderisa priten rezultatet e para të raundit të dytë të negociatave në Nju Jork mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, partitë shqiptare me qëndrime të qarta – […]

Maqedonia në prag të vendimeve kryesore, partitë të papërgatitur?


Optimizmi para fillimit të raundit të dytë të negociatave për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë më 17 janar në Nju Jork, është shumë i lartë. Por sa partitë politike të bllokut maqedonas dhe shqiptarë janë të përgatitur për këtë sfidë? Përderisa qeveria në krye me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane […]

Intervistë, Osmani: Nuk është koha që bisedimet e emrit të mbingarkohen me referendum


Blerim Ismaili Sipas Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është e mundur që gjatë shkurtit të largohet kushti nga rekomandimi nga KE për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në intervistë për “Nezavisen Vesnik” pak para nisjes së tij për në Athinë dha mesazhin se periudha në vijim për Maqedoninë është “për të qenë […]

Osmani ekskluzivisht për “Nezavisen Vesnik”: Është e mundshme që PDSH-ja të bëhet pjesë e Qeverisë


Në intervistë ekskluzive për “Nezavisen Vesnik” Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani komenton zërat e fundit për kyçjen e mundshme të PDSH-së në qeverinë BDI – LSDM. Osmani nuk përjashton mundësinë që Menduh Thaçi me partin e tij të bëhet pjesë e strukturës qeveritare, njëkohësisht duke theksuar se dora e qeverisë është e shtrirë jo […]

Maqedonia para vitit kyç, a do të dështojë Plani 3-6-9?


Maqedonia gjendet para vitit kyç kur janë në pyetje integrimet euratlantike. Vit i cili, siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev por edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme, mes së cilëve janë çështja e emrit me Greqinë, si dhe realizmi i reformave të cilët Brukseli zyrtar i […]

Vazhdon rikonstruimi politik, PDSH “vëzhgon” FBI-në maqedonase dhe MPB-në


Analistët skeptik: Për reforma janë të nevojshëm hapa të guximshëm, jo plotësimi i dëshirave partiake. Pas tejkalimit të “Aleancës” në opozitë, burime qeveritare për “Nezavisen” pohojnë se tashmë kanë filluar kontaktet e para për kyçjen e PDSH-së në qeveri. Të njejtët burime vërtetojnë se kryeministri Zoran Zaev PDSH-së ia ka ofruar të njejtat pozita që […]

Analistët: Faktori ndërkombëtar me mundësi të fundit për Maqedoninë “O tani, o kurrë”


Largimi i “Aleancës për Shqiptarët” nga Qeveria në moment kyç dhe sensitiv për Maqedoninë, dhe në moment kur bëhet gjithçka e mundur për debllokimin e proceseve euroatlantike, mund të ketë pasoja negative për shtetin. Edhe përkundër paralajmërimit se do të qëndrojnë në Qeveri së paku deri në votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, funksionarët e […]

Pas“kartonit të kuq” nga BDI, Sela në “sulm” për partneritete të reja


Nga Aleanca për Shqiptarët janë decid se kryeministri Zoran Zaev nga BDI-ja u vendos në pozitë të vështirë dhe për këtë shkak Zaev u detyrua t’ia merr Aleancës Ministrin e Shëndetësisë. Këtë për Televizionin Telma e deklaroi ish-ministri për shëndetësi Arben Taravari. Duke paralajmëruar largimin nga qeveria, kryetari i Komunës së Gostivarit, Taravari tha se […]

Zaev – Sela, “Aleanca për Shqiptarët” ose PDSH në Qeveri?


Java vendimtare për përfundimin e formimit të kabinetit qeveritar të Zoran Zaevit, kur kryeministri do të realizon takime të rëndësishme me partitë politike që janë të interesuara të bëhen pjesë e qeverisë, gjeti kampusin politik shqiptarë të përçarë dhe në konfrontim të përhershëm të brendshëm. Partitë politike shqiptare pas zgjedhjeve parlamentare dhe në veçanti lokale, […]

Qeveria kompletohet, koalicioni”Aleanca për Shqiptarët” drejt shpërbërjes?


Sipas burimeve dhe informatave jozyrtare partiake, vendi i dytë në Ministrinë e Arsimit do ti takon Bashkimit Demokratik për Integrim. Burimet e njejta për “Nezavisen” flasin se në vendin e zëvendës ministrit për Arsim do të ulet ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi. Përveç Ademit në garë për këtë pozitë është edhe profesori Fati Iseni, […]

“Shëndetësia” i përçan partitë shqiptare


Pak para kompletimit të kabinetit qeveritar në kampusin politik shqiptarë që është pjesë e shumicës parlamentare ka ndarje të mëdha. Deklarata e liderit të “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela e dhënë nga SHBA se BDI bashkë me VMRO – DPMNE-në janë organizatorët kryesorë të “së enjtes së përgjakshme” që ndodhi në Kuvend më 27 prill […]

“Aleanca për Shqiptarët” mbetet pa Ministrinë e Shëndetësisë?


Lideri i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela nga SHBA, ku jozyrtarisht qëndron për shërim nga lëndimet që pësoi më 27 prill në Kuvend, kërkoi që Qeveria e Zaevit të ndërpresë lojrat e ulta. Sela si kundërpërgjigje se partia e tij mund të humb pozitën qeveritare e ministrit të shëndetësisë, për të cilën ai dhe partia insistojnë, paralajmëroi […]