Në Kuvend ligji i gjuhëve, do të refuzohen 36 mijë amendamentet e VMRO-së?!


Është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në seancën e sotme në Kuvend, të planifikuar për orën 13.00, ku pika e parë është Ligji për përdorimin e gjuhëve. Jo zyrtarisht mësohet se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi do të refuzojë amendamentet sepse janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës, transmeton ‘Fokus’, përcjell atuale.mk. […]

Ligji për gjuhët sërish në Kuvend


Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër do të ballafaqohet edhe me një tentativë për t’u votuar në lexim të tretë. Këtë për gazetarët sot e konfirmojnë përfaqësues të grupeve parlamentare të cilët kanë marrë pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Vazhdimi i seancës së 32-të do të duhet të fillojë në orën […]

Kuvend, java vendimtare për ligjin e gjuhëve


Kuvendi sërish pret një javë të pasigurt duke pasur parasysh paralajmërimet jozyrtare se nga mesi i javës do të mund sërish të caktohet seanca e 32-të ku në rend dite janë mbi 35.000 amendamente të opozitës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Zyrtarisht në faqen e internetit të Kuvendit janë caktuar seanca vetëm për sot, […]

Partitë kanë kohë një javë të gjejnë zgjidhje për Ligjin për gjuhët


Pa marrëveshje politike dhe me prolongimin e tanipërtanishëm zyrtar njëjavor të zgjidhjes për problemin me mbi 35.000 amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve përfundoi tentimi i djeshëm tërëditor për evitimin e bllokimit të Parlamentit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mbrëmë tentoi të sqarojë përse dje nuk erdhi deri te zgjidhja për amendamentet për Ligjin […]

Kuvend, zhbllokimi i ligjit, me marrëveshje politike


Rrugëdalja nga bllokimi i punimeve në Parlament, posaçërisht zhbllokimi i miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të ndodh përmes marrëveshjes politike….. Parashtrimi i mijëra amendamenteve nga ana e grupit parlamentar të koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE nuk ka për qëllim përmirësimin e tekstit të ligjit, por motiv politik për të pamundësuar miratimin […]

Ligji i gjuhëve, VMRO nuk i tërheq 35 mijë amendamentet


VMRO-DPMNE-ja nuk lëshon pe dhe nuk tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, tërheqja eventuale e amendamenteve mund të ndodhë vetëm atëherë kur shumica të jetë e gatshme të hartojë propozim ligj të ri për përdorimin e gjuhëve duke përfshirë opozitën dhe ekspertët. Po ka […]

Xhaferi afër zgjidhjes së 35.000 amendamentet të VMRO-së


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi pret që në ditët e ardhshme të gjendet zgjidhje për mbi 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. “Komunikoj me përfaqësuesit e grupeve të deputetëve duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Mendoj se jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Xhaferi në […]

Andov i tregon Talat Xhaferit se si zgjidhet problemi me 35 mijë amendamentet e VMRO-së


Kur jemi tek zhbllokimi i Parlamentit, ekspertët kanë propozuar që të shkelet Rregullorja, si dhe nga ana tjetër mos të merret Parlamenti vetëm me një ligj dhe të neglizhojë ligjet tjera. “Në një pjesë të seancës të diskutohen amendamentet e Ligjit dhe në gjysmën tjetër të miratohen ligjet tjera, duke pasur parasysh se faza e […]

Ligji për gjuhët: Amandamentet e VMRO-së do të shkojnë në shportë?


Ligji për përdorimin e gjuhëve është rikthyer përsëri në Parlament vetëm për shkak se presidenti Gjorgje Ivanov nuk e deklretoi atë, ndërsa kjo nënkupton se Parlamenti tani duhet të hapë debat amandamentesh për të njëjtin ligj, thonë analistët politik. Një pjesë e madhe e amandamenteve që i ka dorëzuar partia opozitare VMRO-DPMNE për ligjin e […]

Kuvendi “harron” Ligjin për përdorimin e gjuhëve


Bllokimi i ligjit për gjuhët dhe ligjet tjera reformuese, kanë shtyrë kryeparlamentarin Xhaferi bashkë me opozitën dhe shumicën parlamentare, që nëpërmjet takimeve larg opinionit, të kërkojnë zgjidhje për amendamentet e opozitës. Zv. kryeministri bujar Osmani pranon se partnerët e koalicionit akoma nuk kanë gjetur formulën e miratimit të ligjit. “Unë mendoj se ende ka hapësirë […]

Kabineti i Xhaferit: Do të shqyrtohen amendamentet për Ligjin për gjuhët


Të gjitha amendamentet për Ligjin për gjuhët, në lexim të tretë, janë përkthyer, arkivuar, përpunuar dhe vendosur në e-Parlament, bëri të ditur sot Kabineti i kryetarit të Kuvendit. Shërbimi i Kuvendit, qëndron në kumtesë, në mënyrë të rregullt ka vepruar dhe do të veprojë në suaza të kompetencave dhe detyrimeve të tij, deri në përfundimin […]

Përkthehen amendamentet për ligjin e gjuhëve


Kuvendi ka përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se “pjesa e përkthimit tashmë është gati ndërsa Kuvendi po punon për përfundimin edhe të procedurave të tjera, që diskutimi për këtë ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në […]

Ligji i gjuhëve, akoma në labirintet e Kuvendit


Kuvendi akoma është duke përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve. Derisa përkthimi i amendamenteve vazhdon, shumica parlamentare ka tre strategji për votimin e ligjit por të cilat nuk i bën publike. Nga LSDM thonë se çfarëdo hapi që do të ndërmerret do të jetë në korniza të Kushtetutës dhe Rregullore […]

Xhaferi decid: Nëse duhet për amendamentet e VMRO-së për “shqipen” 6 muaj do të diskutojmë


Jam i gatshëm të diskutojmë gjashtë muaj pa ndërprerë për amendamentet. Kështu është shprehur kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në brifing me gazetarët. Sipas tij, amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë vetëm vendim politik dhe nuk ka të bëjë me përmirësimin e ligjit. Vetëm për nenin 22 të ligjit që parasheh gjoba, janë parashtruar 33 834 amendamente. Xhaferi […]

Xhaferi: Deri tani janë përkthyer 17 mijë amendamente të VMRO-së


Edhe pse dje është caktuar senacë për sot në ora 12:00, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi që prej 35.000 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, janë përkthyer vetëm 17.000, raporton Portalb.mk. “Deri në këtë moment janë përkthyer deri 17 mijë amendamente, ka nene që kanë rreth 300 amendamente, siç qëndron rasti me nenin 5, […]

Osmani: VMRO – DPMNE nuk ka ndryshuar retorikën ndaj shqiptarëve


Zevendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë dëshmi se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve dhe se ligji i gjuhëve do të miratohet në afatin e paraparë, me ose pa ato, raporton Portalb.mk. “35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë […]

Ja për sa muaj mund të debatohet për amendamentet e VMRO-së për ligjin e gjuhëve


Deri në shtator shpresohet të debatohet për 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, përcjell Aktuale.mk. Sipas procedurës, dorëzuesi i amendamentit ka të drejtë që të mbaj fjalim prej 3 minutave, ose për gjitha amendamentet 105.000 minuta. Sipas kalkulimeve në rast se për një orë elaborohen 20 amendamente ose 240 në ditë, atëherë […]

Grubi: Me 30000 amandamente të humburit e thellojnë dështimin e tyre


Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në profilin e tij në facebook me një status ka ironizuar partinë opozitare maqedonase VMRO-në, nē lidhje për amandamentet e dorëzuar për ligjin e gjuhës “Absurditeti i 30.000 amandamenteve nuk është për ligjin për gjuhën, sepse atë e kishin pranuar dhe s’kishin vërejtje, por për “shpëtimin” e […]