ASH zgjodhi kryetarin e degës në Strugë


Aleanca për Shqiptarët në Strugë zgjodhi strukturat e reja. Në Kuvendin e degës të mbajtur dje për kryetar të degës është zgjedhur Imer Imeri. Ai njëherit ishte bartësi i listës për këshilltarë në komunën e Strugës. Imeri ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht në përforcimin e strukturave të ASH-së dhe prurjeve të reja në […]

Edhe Ziadin Sela reagoi për heqjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari


Lideri i Aleancës së Shqiptarëve dhe deputeti, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “facebook” ka reaguar në vendimin e Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që të emërojë dhe shkarkojë drejtorë në komunë, transmeton Portalb.mk. Ai vlerëson se këto tendenca po bëhen […]

Taravarit i merren kompetencat për të emëruar dhe shkarkuar drejtorët e shkollave


Ministria e Arsimit të mërkurën ka sjell vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i merren kompetencat në arsim, në pjesë e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në shkollat fillore, ka thënë ministrja e Arsimit, renata Deskovska, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syrija Rashidi, në […]

Sela: Të bashkohet opozita shqiptare


Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryetarin e sapoemëruar të Lëvizjes Besa krahut të Shkupit, Afrim Gashi u shpreh neutral se cilin politikan e sheh si kryetar të Lëvizjes Besa. Sela po ashtu paralajmëroi se është i mundshëm organizim më i gjërë i opozitës shqiptare me qëllim të bashkimit të saj […]

Gashi dhe Zejdi takohen me Selën në Tetovë


Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i saj, Skender Rexhepi Zejd, janë parë duke hyrë në selinë e Aleances për Shqiptaret në Tetovë. Sipas informatave jozyrtare nga tereni këta të dy janë duke zhvilluar një takim. Për hollësirat e këtij takimi do tju informojme më vonë.

Vazhdon edhe sot gjykimi për sulmin ndaj Selës


Pas dëshmisë së deputeti dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, sot në Gjykatën penale duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentativën për vrasjen e tij. Në deklaratën e tij dhënë dje në Gjykatë, Sela shpjegoi momentet […]

Sela sot del përballë atyre që deshën ta vrisnin në Kuvend


Në Gjykatën Penale, sot duhet të dëshmojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për tentim vrasjen e tij në dhunën e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar. Ai sot në seancë do të përballet me dhjetëra të akuzuar për tentim vrasje të tij. Sela është dëshmitari i tretë i cili si i […]

ASH vijon me zgjedhjet e brendshme, ja kush janë drejtuesit në Strugë


Aleanca për Shqiptarët këtyre ditëve po zhvillon zgjedhjet e brendshme partiake në prag të Kongresit që do të mbahet në muajin Mars. Kanë përfunduar zgjedhjet në disa nëndegë të Aleancës së Strugës. Kryetar në nëndegën e qytetit u zgjodh, Ilir Guzi, në Dollogozhdë u zgjodh Fatmir Shaqiri, ndërsa nëndegën e Koroshishtit do ta drejtojë Bari […]

Përçarje në Aleancë, dega e Butelit fyen rëndë Arben Taravarin


Sa po afrohet kongresi i parë i partisë së Selës, ashtu po shtohet numri i individëve dhe degëve të dorëhequra dhe të revoltuara. Së fundmi dega e Butelit ka goditur keq Sekretarin e partisë, Arben Taravarin duke e akuzuar se po fut përçarje mes tyre. Ata pyesin Taravarin nëse i ka mbetur një pikë gjak […]

Osmani: Papjekuria e partive shqiptare më bindi të bëhem pjesë e LSDM-së


Partitë opozitare shqiptare kanë mundësi që të shpetojnë disa vota që kanë mbetur përshkak se nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, sipas vlerësimeve të Hadi Osmanit, të gjithë votuesit e tyre do të vendosin në fund të votojnë për LSDM-në. “Besoni që për çdo ditë vijnë shqiptarë të dëshpëruar nga opozita më shumë se sa që […]

A po për përçahet Aleanca për shqiptarët?


Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më shumë po rritet, thotë sekretari i partisë Arben Taravari. Duke hedhur poshtë pretendimet se në këtë parti ka përçarje. Ai pranon se ka mos-pajtime në disa degë të qyteteve të kësaj partie, mirëpo sipas tij, ana e pakënaqur nuk e dëmton partinë. “Faktikisht familja Aleanca për Shqiptar gjithë […]

Kush zavendëson ministrat e dorëhequr të ASH-së?


Zëvendës-ministrat e dorëhequr të Aleancës për shqiptarët (ASH) me gjasa do të zëvendësohen nga funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa drejtorët dhe funksionet tjera të cilët i ishin të ASH-së do të ndahen midis BDI-së dhe partnerëve me të vegjël të kryeministrit Zaev, mëson Zhurnal. Nga Qeveria për Zhurnal thonë se ende nuk […]

Ende pa konstatim dorëheqjet e zv.ministrave të Aleancës


Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i quan lojëra politike zvarritjen e shkarkimit të zv/ministrave në dorëheqje, që i takonin partisë së Selës në kohën kur ishte pjesë e Qeverisë. Ai kërkoi nga koalicioni qeverisës që të mos shfrytëzohen emrat e funksionarëve të Aleancës për besueshmëri, pasi që të njëjtët nuk janë më pjesë […]

Kasami paralajmëron rekonstruim, Qeveria pa koment


Qeveria në krye me Zoran Zaevin është pa koment ndaj deklaratave të Lëvizjes Besa, i cili paralajmëroi se në takimin e fundit me kryeministrin është diskutuar edhe për këtë çështje dhe se i është thënë nga ana e Zaevit se në pranverë do të ketë rekonfigurim të Qeverisë me çrast i është dhënë hapësirë kohore […]

Aleanca për Shqiptarët mobilizohet për Kongresin e ardhshëm partiak


Aleanca për Shqiptarët ka përcaktuar disa pika lidhur me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm partiak të caktuar për 11 mars. Nga shërbimi për informim i ASH-së theksuan se në mbledhjen e Këshillit qendror janë diskutuar disa pika që kanë të bëjnë me organizimin e kongresit, por janë edhe shqyrtuar edhe pikat e tjera si: Raporti […]

Takimi Zaev-Cipras, mbështetet nga partitë politike në vend


Takimi i parë mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, ka marrë vlerësime pozitive dhe mbështetje nga të gjitha partitë politike parlamentare. Këtyre vlerësimeve pozitive kësaj radhe i u është bashkangjitur edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare duke thënë se i mbështet takimet e niveleve të këtilla. Megjithatë kryeministri Zaev nuk shpëtoi pa akuza për mos transparencë. Dafina Stojanovska […]

Në pritje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformave, a mund të ndodh “Pranvera shqiptare”?


Maqedonia, por edhe shtetet e Ballkanit janë para një periudhe mjaft senzitive politike në të cilën duhet të gjejnë zgjidhje për çështje esenciale. Sipas deklaratave të fundit të Sekretarit Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg, të partive vendase politike, por edhe një pjese të analistëve, Maqedonia është në prag të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e […]

Aleanca për Shqiptarët: Fillimisht organizimi i Kongresit, në Qeveri kthehemi si fitues


Aleanca për Shqiptarët edhe më tutje nuk përjashton mundësinë që nëse kryeministri Zoran Zaev shprehet i gatshëm të përmbush kërkesat e tyre, të kthehen në strukturën qeveritare. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti për “Nezavisen Vesnik” potencoi që Aleanca fillimisht është e përqëndruar në organizimin e Kongresit të parë, ndërsa në Qeveri do të […]

Sela: Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për të hyrë në Qeveri


Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për kthimin e saj në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, por vetëm nëse plotësohen kërkesat e njohura të cilave i shtohet edhe kërkesa për përgjegjësi rreth korrupsionit për të gjithë funksionerët partiak pa dallim nga përkatësia etnike, transmeton Zhurnal. Këtë dje në Dibër e tha kryetari […]