Llalla: Shqiptarët faktor në arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë


Ministrat e punëve të jashtme kanë bërë përparim të madh dhe mund të themi se kontesti rreth emrit të Maqedonisë është drejt vijës finale. Por, palët nuk zbulojnë detaje rreth kornizës për zgjidhjen e çështjes së emrit, të dakorduar mes kryediplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë. Në prag të bisedës telefonike mes kryeministrave, Zoran Zaev e […]

Stoltenberg: Me zgjidhjen e emrit Maqedonia merr ftesë për në NATO


Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë të tij ka thënë se me rëndësi është të mbështeten përpjekjet për zgjidhjen e emrit, transmeton Medial.mk. “Shpresoj se Greqia dhe IRJM janë të aftë të gjejnë zgjidhje pasi ne atëherë do e ftojmë Shkupin të bëhet anëtare e NATO-s. Sa do të zgjas ajo do […]

Presidenti Thaçi priti liderin e BDI-së, Ali Ahmetin


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin. Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona. “Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara si rajon, sepse vetëm kështu […]

Haradinaj: Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve të Maqedonisë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot shefin e BDI’së, Ali Ahmetin, të cilin edhe e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoni. Me Ahmetin, Haradinaj thotë se kanë biseduar shumë tema që kërkojnë zgjidhje. “Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për […]

Mediat greke raportojnë për fazat drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit


Disa nga mediat greke, duke përfshirë TV Sky, kanë njoftuar hapat për të finalizuar marrëveshjen kornizë për çështjen e emrit. Mediat greke raportojnë se pas përfundimit të negociatave të ekipeve të ekspertëve për çështjet teknike dhe ligjore, do të vijojë një bisedë telefonike ndërmjet kryeministrave Zaev dhe Cipras, e cila sipas televizionit shtetëror “ERT” do […]

Mogherini: Jam optimiste që çështja e emrit Maqedoni-Greqi do të zgjidhet!


Përfaqësuesja e e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini është shprehur optimiste sa i takon zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Isha e njoftuar nga ministri maqedonas dhe grek për mbarëvajtjen e procesit për çështjen e emrit, dhe është shumë e guximshme dhe premtuese, por ende asgjë nuk është finalizuar. Unë jam […]

Burime qeveritare greke: Asgjë nuk ka përfunduar


Të dy ministrat e punëve të jashtme Koxias dhe Dimitrov, kanë bërë progres së rëndësishëm, por negociatat nuk kanë përfunduar. Përkundrazi, ata ndodhen në një kthesë më kritike, deklaroi për agjencinë greke ANA-MPA përfaqësues zyrtar, mirë i njoftuar në negociatat për emrin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Disa përshpejtojnë të thonë “hop” para se […]

Emri i Maqedonisë, Dimitrov: Jemi në fazën finale


Vlerësimi se negociatat janë në fazën finale e ka konfirmuar edhe shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov. Dimitrov për agjencinë greke ANA-MPA-në thotë se shpreson se deri në Samitin e BE-së në 28 qershor të gjendet zgjidhje dhe shton se mbrëmë ka pasur “takim të mirë” me homologun e tij grek. Shefi i diplomacisë maqedonase […]

Koxias: Marrëveshja përfundimtare në duart e kryeministrave të të dyja vendeve


Ministrat e punëve të jashtme përfunduan me pjesën e tyre, negociatat vazhdojnë në nivel të ekspertëve, ndërsa kur do të përfundojnë edhe ato, tekstet e përpiluara nga ministrat do të jenë në duart e kryeministrave për marrëveshje përfundimtare, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias lidhur me negociatat për emrin. “Të dy ministrat e punëve […]

Thaçi: Zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë, stabilizon rajonin


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Ilija Strashevski. Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Strashevski për punën që ka bërë në Kosovë në avancimin e marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Kosovës. “Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa vetëm […]

Mogherini: Jemi të inkurajuar nga përparimi Shkup-Athinë, për çështjen e emrit


Në lidhje me arritjen e një pajtimi dylapësh, Maqedoni-Greqi, rreth çështjes së emrit, ka reaguar edhe përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian (KE), Federica Mgherini. Pas mëngjesit me ministrin Nikolla Dimitrov, Mogherini është ndarë e kënaqur dhe ka shprehur mbështetjen rreth pëafrimit të bisedimeve. “Të gjithë jemi mjaft të inkurajuar nga përparimi ndërmjet Shkupit e […]

Kurz: Të çelen negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë, rrezik Turqia dhe Rusia


Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejtë të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Duke folur për median austriake, “Die Presse”, Kurz thotë se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Nëse doni t’i shmangni konfliktet në fqinjët tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i ndihmoni në stabilizimin e […]

Më 1 qershor hapet rruga Shkup – Prishtinë


Më 1 qershor do të hapet rruga Prishtinë – Shkup, në rrugën e vjetër Hani i Elezit- Kaçanik, ndërsa shumë shpejtë pas kësaj do të hapet edhe një aks tjetër rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidhë Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë, deklaroi për KTV-në zëvendësministri i Infrastrukturës […]

Kurti kërkon dorëheqjen e Haradinajt


Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi, sipas saj, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, është duke shkaktuar vetëm dëme për qytetarët e vendit. Ka reaguar Kryeministri Haradinaj duke e quajtur Kurtin të papunë dhe si i tillë po nxit tema. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin […]

Haradinaj nis përplasjen me Kurtin, i thotë i papunë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën të cilën e mbajti sot për të treguar se çfarë ka biseduar me Papa Françeskuan në Vatikan, ka folur edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Haradinaj është pyetur se cili është mendimi i tij për deklaratat e Kurtit, kur ky i fundit ka thënë se “kryeministri […]

Tzanakopoulos: “Maqedonia Ilindenase” nuk është në tavolinën e bisedimeve


Dimitris Tzanakopulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, thotë se ka parakushte politike dhe teknike për një ujdi për çështjen e emrit. Sipas tij, temat e bisedimeve në New York janë kërkesa për një emër erga omnes, rishikimi i Kushtetutës, dhe shqyrtimi i propozimeve të ndërmjetësuesit Nimetz. Për televizionin “Sky”, Tzanakopoulos rithekson se […]

Tsipras: Në bisedime nuk shkojmë për ta dhënë emrin Maqedonia


Në bisedimet nuk shkojmë për të dhënë diçka, ta japim emrin Maqedoni, ashtu siç e thonë disa, ne shkojmë të rikthejmë diçka që është dhënë para 70 viteve, deklaroi Kryeministri grek Alexis Tsipras në Selanik, pas takimit me kryebashkiakun, Yiannis Boutaris, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç raportoi korrespondentja e AIM-së nga Athina, Tsipras, duke u përgjigjur […]

Ahmeti mbështet negociatat por nuk tregon çfarë emri preferon


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaron se BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe është kontribuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët. Në një takim me u.d. zëvendësndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, Met Palmer, Ahmeti ka diskutuar rreth negociatave mes Shkupit dhe Athinës, si dhe mundësitë […]