Tzanakopoulos: Për gjitha çështjet e hapura do të bisedojnë Kotzias dhe Dimitrov


Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, ka thënë se për gjitha çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve do të merren vesh ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, njofton AIM. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, në konferencën e djeshme në lidhje me qëndrimin e presidentit grek për ndryshime në Kushtetutën […]

Shqiptarët duan të jenë pjesë e vendimmarrjes për emrin e ri


Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, kanë shtuar zërat në mesin e shqiptarëve se edhe ata duan të jenë pjesë e mbylljes së këtij problemi, apo që zgjidhja e mundshme të reflektojë karakterin shumetnik të Maqedonisë. Forumi i intelektualëve shqiptarë, vlerëson se çdo zgjidhje që mund arrihet, nuk do të jetë e […]

Opozita greke kërkon shpalosjen e linjave të kuqe


Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re vlerëson se Qeveria e Shkupit ndryshon tabelat e rrugëve, por jo edhe qëndrimet. Përgjegjësi për Politikën e Jashtme nga radhët e kësaj partie Jorgos Kumucakos, kërkon nga Qeveria greke t’i shpalos linjat e kuqe. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shkupit, përcaktuan qartë linjat […]

Sheqerinska: Akoma është herët të thuhet se është arritur zgjidhje me Greqinë


Akoma është herët të flitet për zgjidhje dhe se mbeten vetëm detyjet, pasi për detajet po diskutojmë 25 vite, tha mbrëmë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për TV24, duke komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili tha se zgjidhja është arritur. “Artan Grubi duket se është shumë optimist. Kuptoj […]

Haradinaj: Kosova duhet të falë, por jo dhe të harrojë të kaluarën


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se marrëveshja e vetme me Serbinë, e cila do të sjellë paqe midis njerëzve në Kosovë, do të jetë njohja reciproke. Haradinaj në intervistën për “Zërin e Amerikës” theksoi se kjo do të thotë se Kosova do ta falë, por nuk do ta harrojë të kaluarën. Me rastin e strategjisë […]

Vazhdojnë edhe sot bisedimet për emrin


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe e Greqisë sot në Shkup do ta realizojnë takimin e shtatë të tyre, si pjesë e masave të ndërtimit të besimit mes të dyja vendeve. Siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, pritet që dy delegacionet të marrin pjesë edhe përfaqësues të më […]

Financial Times: BE-ja ta pranojë Ballkanin Perëndimor, ose Rusia e Turqia e zënë vendin


Evropa për asnjë rast nuk duhet të heqë dorë për planin e hyrjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u tha në analizën e botimit britanik të gazetës “Financial Times”. “Pas një pauze të gjatë Bashkimi Evropian është i gatshëm të ridebatojë për zgjerimin e kufijve”, shkruan gazeta dhe kujton se “edhe vitin […]

Negociatat për emrin intensifikohen gjatë javës së ardhshme


Nga java e ardhshme, Maqedonia do të hy në procesin serioz të negociatave të intensifikuara për çështjen e emrit, duke qenë se deri tani, bisedimet kanë qenë me qëllim të afrimit të pozicioneve, njoftojnë për Alsat-M, burime nga Qeveria, transmeton Zhurnal. Në pajtim me këtë, më 15 dhe 16 shkurt mund të pritet një takim […]

Në Berlin Zaev takohet me Merkelin


Kryeministri i Maqedonisë më 21 shkurt do të udhëtojë për në Gjermani ku do të realizoj takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Siç bëhet e ditur, takimi Merkel – Zaev është planifikuar në Davos dhe do të ndodh pikërisht pas raundit të ri të bisedimeve mes ministrave për punë të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë […]

Europarlamenti miratoi heqjen e llogaritjes sezonale të kohës


Parlamenti Evropian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian. Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështetë propozimin e tillë, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës. “Jam shumë i kënaqur që […]

Osmani: nuk ka anëtarësim në BE pa zgjidhje të emrit, Ahmeti foli në kontest pozitiv për zgjidhje


Të gjitha mundësitë e dhëna për Maqedoninë në strategjinë për zgjerim të BE-së nuk do t’i kontribuojnë integrimit në BE pa e zgjidhur problemin me emrin. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Osmani, i cili edhe njëherë ritheksoi se vendi alternativë tjetër nuk ka, pos bashkëngjitjes në familjen evropiane. “Nuk ka anëtarësim në BE pa e mbyll çështjen […]

Anketë: Mendim të mirë për Serbinë dhe Bullgarinë, negativ për Kosovën dhe Shqipërinë


Qytetarët e Maqedonisë kanë mendim pozitiv për Serbinë dhe Bullgarinë fqinje, ndërsa negativ për Kosovën, Shqipërinë dhe për Greqinë, tregon hulumtimi që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politik nga Shkupi (IPIS) në periudhën nga 16 deri më 21 dhjetor. Sipas rezultateve nga anketa telefonike, 42,3 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se kanë mendim […]

Papadimulis: Mundësi historike për zgjidhjen e kontestit për emrin


Zëvendëskryetari i Parlamentit evropian dhe shef i eurogrupit të SYRIZA-s, Dhimitris Papadimulis, konsideron se ka mundësi historike për zgjidhje të kontestit për emrin e Maqedonisë, informon Njuz.in. Në shkrimin për rrjetin informativ francez “Mediart”, politikani grek thekson se “qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras dhe kabineti i ri i Zoran Zaevit në Shkup shkojnë përpara me […]

IBNA: Takim Dimitrov – Koxias në Sofje më 15 dhe 16 shkurt


Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, do të takohen në Sofje me datë 15 dhe 16 shkurt, në margjina të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve nga BE-ja dhe shteteve kandidate për anëtarësim, publikoi Agjencia e Pavarur Ballkanike e Lajmeve – IBNA. Pritet që […]

Reka: Anëtarësimi në BE, në pako për të gjitha vendet


Strategjia e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor korrigjon qëndrimin status quo 15 vjeçar të unionit ndaj këtyre vendeve që pas Agjendës së Selanikut të vitit 2003, vlerëson ish ambasadori Blerim Reka. Megjithatë Reka thotë se kjo do të duhet të ishte një Strategji e anëtarësimit në pako e këtyre vendeve sepse, sipas tij, […]

Riemërimi i aeroportit mund ta sjellë Koxiasin në Shkup


Me ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit, mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë që shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias ta vizitojë Shkupin. “Në rast se bëhen këto hapa simbolike, nuk duhet të përjashtohet mundësia që ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, së shpejti me aeroplan, të vijë në Shkup, me […]

MPJ-ja greke përshëndet vendimin për riemërtimin e aeroportit dhe autostradës


‘Shpresojmë se kjo do të thotë hapje e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve’, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Gjithashtu në kumtesë thuhet se përshëndesin vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe autostradën me të njëjtin emër që […]

Emri, javën e ardhshme takim i ri i Nimic-Dimitrov-Koxias


Takim i ri në kuadër të procesit për negociata nën ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Methju Nimic në nivel ministror do të mbahet javën e ardhshme, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp në kryeministri Zoran Zaev. “Shpresoj se që javën e ardhshme nën udhëheqësinë e Methju Nimicit do të mbahet takim midis dy ministrave si nivel […]

Rekomandimet e Hahn për zgjidhjen e çështjes së emrit


Kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt me lidership dhe aftësi për udhëheqje të shtetit në të dy vendet, deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han. “Ky është kontest i cili zgjat shumë vite. Ekzistojnë ndjenja të caktuara, posaçërisht në Greqi, por e di se qeveria aktuale […]

Boshnjakovski: Nuk është caktuar ende një datë për takimin Zaev-Cipras


Takim i ri i kryeministrave të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ende nuk është caktuar, informoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Lidhur me paralajmërimet nga Athina zyrtare se në kuadër të negociatave për kontestin për emrin do të kërkojë ndryshim të neneve 3 […]