Partia e Gashit do të quhet “Alternativa”, Lëvizja Besa i mbetet Kasamit


Emri i ri i krahut të Lëvizjes Besa të Afrimit Gashit do të quhet “Alternativa”. Kështu vendosi në mbledhjen e fundit Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa. Sekretari i partisë, Skender Rexhepi-Zejd tha se vendimi u miratua me kërkesë të anëtarësisë, për të ecur përpara me një subjekt të ri, por pa hequr dorë nga procesi gjyqësor. […]

Zaev-Ahmeti: Siljanovska nuk është e pranueshme si kandidate e përbashkët


Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve konkluduan që të tentojnë për të gjetur një personalitet të përbashkët për kandidat për president të shtetit. Zaev  përsëriti se nuk do të kandidohet për shef të shtetit. I pyetur cilët janë kandidatët e mundshëm të LSDM-së, Zaev tha […]

Zaev pas takimit me Ahmetin: Mundësia për kandidat konsensual ekziston


Mundësia për kandidat konsensual ekziston dhe besoj se procesi do të kryhet me sukses u shpreh kryeministri Zoran Zaev pas takimit që kishte me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Sipas Zaev janë disa kandidatë për president nga LSDM dhe kandidatë nga jashtë të cilat po i shqyrtojnë , por sipas tij do ti shqyrtojnë edhe mendimet […]

Rritet çmimi i benzinës, ndërsa i naftës mbetet i njëjtë


Prej sonte në mesnatë rritet çmimi i benzinës dhe do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, ndërsa nafta ngelët e pandryshuar. Një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 62.50 denarë ndërsa një litër  EUROSUPER-98 do të  kushtojë  64,50 denarë. Çmimet e EURODIZELIT do të ngelin të pandryshuara dhe do të vazhdojë një litër naftë të […]

Zaev do të takojë partitë shqiptare për gjetjen e kandidatit të përbashkët konsensual


Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev  sot do t’i vazhdojë  bisedat  me partnerët e koalicionit për gjetjen e kandidatit të përbashkët konsensual për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. “Sot vazhdojmë me takimet me partitë politike të partnerëve tanë të koalicionit nga blloku shqiptar. Së pari do të ketë takim me BDI-në, ndërsa pastaj vazhdojmë me […]

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja: Është arritur marrëveshje për kandidat të përbashkët për president, në interes të të gjithë qytetarëve


Partitë e Koalicionit të udhëhequra nga LSDM-ja, në takimin e djeshëm të punës arritën marrëveshje në nivel të liderëve, të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët për president të shtetit, si dhe bashkërisht të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që në raundin e parë, informojnë nga LSDM-ja. Prej LSDM-së thonë se është dakorduar […]

Ahmeti: Ka vullnet që të arrihet marrëveshje për kandidatin presidencial konsensual


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK-në me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës flet edhe për zgjedhjet presidenciale në vend, theksoi se ai e shtriu dorën për bashkëpunim me opozitën shqiptare për kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare e kanë refuzuar. “Tani unë e […]

Zaev për IBNA: Presim vizitë të Cipras, ndërsa pastaj unë të shkoj në Athinë


Vizitën e parë  kryeministri grek  në Shkup pritet ta mbajë  në muajin mars ose prill, por edhe për vizitën e Athinës  me aeroplanin qeveritar të Republikës të Maqedonisë së Veriut, ka folur kryeministri Zoran Zaev  për Agjencinë e pavarur gazetareske ballkanike (IBNA),  nga konferenca e sigurisë së Munihut. “Tani edhe zyrtarisht  jemi  Maqedonia e Veriut, […]

Ndërron jetë edhe njëri nga të lënduarit e aksidentit


Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe njëri nga të lënduarit e aksidentit që ndodhi më 13 shkurt në autostradën Shkup – Tetovë. Ashtu siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për Ferdi Kaso i cili nuk arriti të ju mbijetojë lëndimeve, pavarsisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Më këtë numri i viktimave shkon në 15 […]

Parandalohet sulm terrorist nga ISIS-i në Maqedoninë e Veriut


Policia ndërmori masa operativo-teknike dhe bastisje në disa lokacione lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e shtetit tonë nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetës të SHI-së. “Ministria e Punëve të Brendshme, pas njohurive operative të këmbyera paraprakisht me një vend partner, lidhur me plane dhe qëllime […]

Janë kryer dy operacione ndaj vajzës 20 vjeçare, akoma në gjendje kritike


Janë bërë dy intervenime kirurgjike tek vajza 20-vjeçare e cila mori lëndime të rënda në këmbë në aksidentin tragjik me autobus, por edhe krahas kësaj gjendja e saj është kritike, deklaroi sonte Ilir Hasani, drejtor i Qendrës Emergjente dhe KARMI në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. “Vajza është në gjendje shëndetësore të rëndë, në […]

SHBA-ja fillon ta përdorë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut


Qeveria e Shteteve të bashkuara të Amerikës mori njoftim zyrtar për ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. “Qeveria e SHBA-së sot mori njoftim zyrtar për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me atë, ne menjëherë do të fillojmë […]

Anketë: 72 përqind e qytetarëve e mbështesin antarësimin e vendit në BE


Shtatëdhjetë e dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë e mbështesin inkuadrimin e vendit në BE, përderisa  referendum për atë çështje  mbahet javën e ardhshme. Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit  të mendimit publik të zbatuar në dhjetor  në mostër prej mijëra të anketuarve nga Instituti për Demokraci “Societas civilis”, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad […]

Kostov: Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është përkeqësuar


Nuk ka përkeqësim të gjendjes të disa prej të lënduarve në fatkeqësinë e djeshme të autobusit në autostradën Shkup-Tetovë, të cilët janë të vendosur në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, deklaroi sot pasdite drejtori i atij institucioni shëndetësor, Hristian Kostov. Theksoi se dy të lënduarit të cilët janë në gjendje kritike, janë meshkuj […]

Davidoviq: DSK i ka keqpërdorur të akuzuarit për 27 prillin


Aleksandar Vasilevski – Ninxha është person kontrovers i cili shkaktoi vëmendje në opinion, por ai është njeri cili si askush para tij publikisht ka folur për ngjarjet e 27 prillit, theksoi sot avokati i të akuzuarit Zvonko Davidoviq. “Prokuroria i ofroi mbrojtje pasi deklarata përfshiu personalitete të fuqishme, por si edhe gjithmonë nuk e mbajti […]

Eva e kërkon të ëmën e saj, por nuk e di se ajo nuk do të kthehet kurrë!


Katërvjeçarja Eva nga fshati Debresht të Gostivarit dje në mëngjes e kërkoi të ëmën e saj menjëherë pasi u zgjua. Të mërkurën mbrëma Evën mezi e zuri gjumi pa të. Ajo asnjëherë më parë nuk kishte fjetur vetëm me babain dhe vëllaun e saj të vogël. Mezi e kanë bindur se e ëma patjetër është […]

Dhjetë persona në gjendje të rëndë shëndetësore, dy në gjendje kritike


Dhjetë nga të lënduarit në aksidentin e pardjeshëm të autobusit kur u përmbys në autostradën Shkup – Tetovë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sot i vizitoi të lënduarit në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, deklaroi se atje mjekohen 28 të lënduar, ndërsa gjashtë do të […]