LSDM: Ivanov të ndërpret heshtjen për banesat e djalit të tij


LSDM përmes një kumtese me shkrim kërkon nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov që të ndërpret heshtjen për informacionet se djali i tij ka blerë dy banesa me mbi 200 metra katrorë në lokacion atraktiv në Vodno dhe t’u përgjigjet qytëtarëve. Sipas LSDM-së kjo është sjellje e politikanëve të pandershëm, koha e të cilëve ka kaluar. […]

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Jakimovskin


Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup, parashtroi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit kundër ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dhe ndaj dy personave të tjerë, për të cilët ekziston dyshimi themelor se kanë […]

Ambasadori rus ia dorëzoi Zaevit notën për njohjen e emrit të ri


Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka pranuar ambasadorin rus Sergej Bazdnikin i cili ia dorëzoi kopjen e notës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ferderatës ruse e cila në bazë të vendimit të presidentit Vlladimir Putin ky vend e pranoi emrin e ri të vendit tonë- Republika e Maqedonisë së Veriut. Në takimin në kabinetin […]

Arrestohet Stefço Jakimovski


Ish kryetari i komunës së Karposhit Stefço Jakimovski është dyshuar për legalizimin e truallit shtetëror që është blerë me një çmim shumë të ulët, për MIA-n deklaroi shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska. Sipas saj, bëhet fjalë për disa denoncime që kanë të bëjnë me punën në kundërshtim me Ligjin për furnizime […]

Ohri prej sot me linjë ajrore lidhet edhe me Milanon


Krahas linjës ajrore me qytetin Malme të Suedisë, prej sot kompania ajrore me kosto të ulët “Vizer” nga Aeroporti i Ohrit ka filluar të operojë edhe me linjë të rregullt drejt qytetit italian Milano (Malpensa). Fluturimet nga dhe drejt Milanos deri më 30 mars do të realizohen çdo të martë dhe të shtunë, derisa më […]

Zjarri në Karadakun e Shkupit ende aktiv


Zjarri në Malin e Karadakut i cili shpërtheu sot rreth orës 13 ende është aktiv. Po digjet pylli rreth 1.400 metra lartësi mbidetare. Për shkak të erës së fuqishme zjarri po shpërndahet nga ana e Kumanovës drejtë Shkupit dhe sonte duket nga Shkupi. Ekipet zjarrfikëse janë në teren, ndërsa gjatë ditës ishte intervenuar edhe me […]

Rusia e ka njohur emrin e ri kushtetues– Republika e Maqedonisë së Veriut


Rusia e ka njohur sot shtetin tonë nën emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Në kumtesën e MPJ-së ruse theksohet se më 18 mars në Ambasadën ruse në Shkup është marrë notë nga MPJ-ja jonë me të cilën njoftohet  […]

Zaev: Nuk do të ketë amnisti të reja


Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se më nuk do të ketë amnisti dhe se e fundit është dhënë në procesin e pajtimit në Kuvend.  Edhe Parlamenti, siç tha, por edhe presidenti Gjorge Ivanov kanë përfunduar me amnestimet. “Kjo me amnestimet përfundoi. Edhe ajo për 27 prillin që ishte miratuar përmes Kuvendit ishte në shenjë […]

Çmimet e benzinës sërish në rritje


Benzina Eurosuper BS 95 prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për një denar, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 arrin 66 denarë për një litër, ndërsa 67,5 denarë […]

Mickoviq ka marrë kërcënime që të mos dëshmojë për rastin “Maxhar telekom”


Profesori i Fakultetit Juridik Dejan Mickoviq, i cili nga viti 2004 deri në vitin 2006 ishte kryetar i Bordit të Drejtorëve në “Telekomin e Maqedonisë”, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup për rastin “Maxhar telekom” tha se që prej para dëshmimit të tij te autoritetet amerikane ka marrë kërcënime që të mos dëshmojë. Përveç […]

,,Nezavisen vesnik” për ndotjen e ajrit: Asnjë banorë i Aerodromit nuk është i kënaqur nga masat për ajër të pastër


Shkupjanët vlerësojnë se problemi më i madh me të cilin po ballafaqohen për momentin është ndotja.  Madje 72 përqind e të anketuarve në anketën të cilën special për ,,Nezavisen vesnik” e bëri angjencia hulumtuese ,,Brima galup”, u përgjigjen se  ndotja e mjedisit jetësor është një ndër problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet […]

KSHZ-ja do ta sjellë raportin përfundimtar për verifikimin publik në Listën zgjedhore


Komisioni shtetëror zgjedhor sot do ta sjellë raportin përfundimtar për verifikimin publik në Listën zgjedhore për periudhën nga 23 shkurti deri më 14 mars të vitit 2019 për zbatimin e zgjedhjeve për shef të shtetit dhe në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Ohrit, Novosellës dhe Dibrës. Në seancën e sotme KSHZ-ja do t’i shqyrtojë […]

Katrugalos: Maqedonia e Veriut tregon se është e hapur për perspektivat evropiane


Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur për perspektivën evropiane, dëshironim që të dërgojmë mesazh se kur një vend tenton që të harmonizohet me legjislaturën evropiane dhe ne evropianët duhet që të reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe ta hapim  rrugën evropiane, thotë shefi i diplomacisë greke Jorgos Katrugalos pas mëngjesit  të punës të […]

PPRM: Nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarve


Në kuadër të procedurës parahetimore e cila ka të bëjë me mos sistemimin e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagesën e kontributeve në fondet pensionale private Prokuroria Themelore Publike ka marrë dëshmi nga drejtori i përgjithshëm i FSPIM, përfaqësues i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (ASSPFK), […]

Shkupjanët preferojnë autobusë ekologjik në vend të tramvajit


Përkundër përshtypjes se shkupjanët masovikisht shfrytëzojnë automobilët, anketa të cilën e bëri ,Brima galup” për nevojat e ,,Nezavisen Vesnik” tregojnë se numri më i madh i tyre, mbi dy të tretat për të shkuar në punë apo për nevoja tjera, më së shumti shfrytëzojnë transportin publik. Sipas këtyre të dhënave, edhe pse penzionerët kanë të […]

Paraburgim për të gjithë 16 të dënaurit për ngjarjet e 27 prillit


Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sigurimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të cilët sot u dënuan me 211 vite burg. Të akuzuarit me përjashtim të disave, para kësaj kërkuan të lirohen nga paraburgimi deri në aktvendimin e plotfuqishëm. […]

Stoltenberg ashpër i dënoi sulmet në Zelandën e Re


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg sot i dënoi ashpër sulmet në të dyja xhamitë në Zelandën e Re, ku sipas të dhënave të fundit jetën e kanë humbur 49 persona. “NATO qëndron prapa miqve dhe partnerëve tanë nga Zelanda e Re në mbrojtjen e shoqërisë së hapur dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, […]

Dënohen me 211 vjet burg të akuzuarit për dhunën në Kuvend


Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëdhjetë të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend morën  dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve, ndërsa është liruar nga akuza Igor Durllovski. Mitko Çavkov ka marrë dënimin më të lartë 18 vjet, Mitko Peshov 15 vjet, Dushko Llazarov 15 vjet, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vjet, Oliver Popovski […]