VMRO: Gruevski dhe Mijallkov nuk kanë biznese në kriminale në Serbi


Pas akuzave nga politikani serb, Vuk Jeremiç, se Gruevski dhe Mijallkov kanë biznese kriminale në Serbi kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Përmes një njoftimi me shkrim VMRO i ka mohuar këto akuza duke i quajtur defokusim të opinionit nga mediat e e financuar nga LSDM. “As kryetari Nikolla Gruevski, as edhe Sasho Mijallkov nuk […]

Në Tetovë është prodhuar droga që përdoret nga ISIS


Doktor Milan Zarubica (49) nga Beogradi që u arrestua të premten në Tetovë për shkak se kishte hapur laborator për prodhimin e drogës amfetaminë “Kaptagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik. U kapën së paku 300 kilogramë nga kjo drogë, rreth një milion e gjysmë tableta, që në tregun e zi kushtojnë […]

Shiu i rrëmbyeshëm e vështirëson trafikun, të larta nivelet e lumenjve


Të reshurat intensive të shiut kanë shkaktuar ndërprerje dhe e kanë ngadalësuar trafikun në një pjesë të rrugëve, ndërsa të larta janë nivelet në të gjithë lumenjtë e shtetit. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informoi se për shkak të reshurave të rrëmbyeshme nuk është e kalueshme rruga lokale nga fshati Zheleznec deri në fshatin Malo […]

Paraburgim shtëpiak për katër të akuzuarit në rastin “Monstra”


Gjykata Supreme mori vendim, me të cilën katër të akuzuarve në rastin “Monstra” u ka caktuar paraburgim shtëpiak, paraqitje të rregullt para Gjykatës Penale dy herë në javë, ndërsa të paditurit menjëherë lëshohen të lirë. “Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë mori vendim rreth lëndës Vkzh2 nr. 3/2016, i njohur për opinioni si “Monstra”, me […]

Gruevski paralajmëroi dorëheqje nga pozita lider i VMRO-DPMNE-së


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për “Kurir” paralajmëron se do të japë dorëheqje para organeve të partisë. Shpreson se kjo do të ndihmojë që të zgjidhet kriza politike aktuale. “Unë natën pas raundit të parë të zgjedhjeve publikisht thashë se kryetari i partisë e mban përgjegjësinë më të madhe. Më pas në […]

Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në lidhje me laboratorin për drogë sintetike në Ballkan


Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në operacionin e mbrëmshëm të përbashkët të dy vendeve, ndërsa me mbështetje të DEA-s amerikane në rajonin e Tetovës, në shkatërrimin e grupit kriminel dhe zbulimin e laboratorit më të madh për prodhimin e drogës sintetike në Ballkan. “Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz […]

Kuvendi i hoqi imunitetin të gjashtë deputetëve


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e aprovoi kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetët Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Për heqjen e imunitetit votuan 66 deputetët e pranishëm në seancën e sotme të 25-të. Grupi parlamentar […]

Përfundoi protesta e VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale


Përfundoi protesta e VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale në Shkup, ku kanë shprehur pakënaqësinë nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron […]

Zhbogar: Të gjitha palët në plan të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe ardhmërisë së tij


Pozicioni ynë është i qartë dhe i thjeshtë, si në të kaluarën ashtu edhe tani nuk komentojmë procese gjyqësore, duhet të lëmë që gjyqësia ta kryejë punën e saj, deklaroi pasdite, ambasadori evropian Samuel Zhbogar në Strugë. “Menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit theksuam se duhet të ketë llogaridhënie për gjithçka që ndodhi në Parlament. […]

Takim i Zaevit me përfaqësues të Dojçe Telekomit


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot e priti Shrini Gopalan, anëtar i Këshillit drejtues të Dojçe Telekomit për Evropë dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Andreas Elsner. Nga pres shërbimi qeveritar kumtuan se në mbledhjen kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesi qeveritar […]

Mitko Çavkov në grevë urie në burgun e Shutkës


Ish-ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov, të cilit Gjykata i vendosi masë paraburgimi për ngjarjet e së “enjtes së përgjakshme” të 27 prillit në Kuvend, ka filluar grevë urie në burgun e Shutkës. Burime të televizionit Telma kanë konfirmuar këtë informatë. Çavkovit iu njohtua masa e paraburgimit në periudhë 30-ditore në kërkesë të Prokurorisë […]

Zaev: Ministri i Shëndetësisë, çështje ditësh


Emërimi i Ministrit të ri të Shëndetësisë, zëvendësit të tij dhe ministrit të ri pa resor është vetëm çështje ditësh, kështu komentoi pozitën e hapur në këtë dikaster kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se këto ditë po bëhen edhe bisedimet e fundit me partnerët e koalicionit për ta kompletuar përbërjen e Qeverisë.

VMRO – DPMNE vazhdon me bllokimin e udhëkryqeve në Shkup


VMRO-DPMNE po vazhdon me bllokimin e udhëkryqeve pas vendimit të gjyqit për paraburgim të deputetëve dhe të dyshuarve tjerë për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Partia e Gruevskit ka bllokuar për momentin edhe rrugën tek Q.T “Mavrovka” në Shkup ku komunikacioni zhvillohet me ndalesa, njofton Medial.mk.

VMRO – DPMNE: Vendimi i Komisionit, revanshist


VMRO-DPMNE e ka vlerësuar revanshizëm politik ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit vendimin për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të kësaj partie. “Seanca e sotme e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është seancë partiake e LSDM-së e cila nuk tregoi dinjitet për të qenë në nivelin e detyrës që e ka dhe […]

Edhe Ristovski mori dënim gjashtëmujor me kusht për “Dhunën në qendër”


Ish këshilltari i VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër, Jordan Ristovski, i cili pranoi faj si i akuzuar në rastin “Dhuna në komunën Qendër” sot u dënua me dënim gjashtëmujor me kusht. Ristevski dje në seancën gjyqësore në Gjykatën penale me vetëiniciativë e pranoi fajin. “Pas seancës së kaluar pasi i shqyrtova veprat për të cilat jam […]

Edhe dy pjesëmarrës në dhunën në Kuvend me paraburgim 30-ditor


Gjykatësi në procedurë paraprake përcaktoi paraburgim 30-ditor për personat M.M dhe S.M. lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kundër këtyre vendimeve jofuqiplotë, siç theksojnë nga Gjykata, palët kanë të drejtën e ankimimit në Këshillin penal të kësaj gjykate në një afat prej 24 orësh pas marrjes së vendimeve.

Spasovski: Urdhër për arrestimin e 36, policia në kërkim të 12 personave tjerë


“Janë dhënë urdhra për arrestimin e 36, ndërsa për 12 persona akoma po gjurmohet, ata me siguri janë në Republikën e Maqedonisë”, kështu deklaroi Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Në lidhje me atë se a do të shpallet fletarrest për to, Spasovski tha se ajo është punë e Prokurorisë dhe e Gjykatës. […]

Miratohet kërkesa për paraburgimin e gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së


Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit propozoi që Kuvendi i RM-së t’i heqë imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së për shkak të pjesëmarrjes së tyre në dhunën në Kuvend më 27 prill. Komisioni individualisht u prononcua për secilin prej deputetëve. Vetëm deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, pati një fjalim të shkurtër para […]