Ahmeti dhe Palmer biseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën e SHBA-së në Shkup ka realizuar takim pune me Drejtorin e zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Stejt Departamentin Amerikan, Metju Palmer, si dhe me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli. Ahmeti dhe Palmer bashkëbiseduan rreth zhvillimeve politike në vend dhe […]

Gruevski: Nuk do të favorizoj asnjë kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk planifikon të përzihet në vendimet e delegatëve, as t’ju sugjerojë cilin ta mbështesin dhe ta përzgjedhin për kryetar të ardhshëm të partisë. E le që ata vetë të vendosin, ndërsa kandidatët të zhvillojnë garë brendapartiake dhe të kenë kujdes në mbajtjen e unitetit të partisë. “Shumica e atyre personaliteteve, […]

Memedi mbetet në Qeveri


Partia e Vesel Memedit RDK-ja do të qëndron në koalicionin qeveritar tha sot kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Zhurnal. Ai i vlerësoi si shpekulime për atë se a do të jetë deputeti Memedi pjesë e shumicës, thotë se ka bashkëpunim të mirë dhe pret që kjo praktikë të vazhdon. Në lidhje me zgjedhjen e ministrit të […]

“Politiko”: BE-ja sërish e interesuar për Ballkanin, vetëm në mënyrë selektuese


Bashkimi Evropian dëshiron të tregojë se kujdeset për Ballkanin, por atë dashuri nuk e ndjejnë të gjithë njësoj, bëri të ditur portali nga Brukseli “Politiko”. Në tekstin me titull “Brukseli sërish në Ballkan, por në mënyrë selektuese” theksohet se në muajt e fundit BE-ja sërish zbulon interes për Ballkanin, e shqetësuar nga tentimet e Rusisë […]

Seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë më 15 dhjetor në Pogradec


Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare më 15 dhjetor në qytetin e Pogradecit. Në seancë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, do të bisedohet në shumë tema, me qëllim që të përmirësohet aktiviteti i përbashkët bilateral dhe dialogu politik për përforcimin e bashkëpunimit në […]

Largim i mundshëm i Vesel Memedit nga Qeveria?


Dy muaj pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Zaev akoma nuk ka vendosur për dikasteret që mbeten pa ministra, sidomos ai i Shëndetësisë. Aleanca për Shqiptarët insiston të ruajë Shëndetësinë dhe se për këtë post kanë ofruar emrin e Vullnet Feratit. Dhe përderisa pritet një vendim i prerë i Zaevit, nga partia e tij thonë se presin […]

Shtrenjtohen derivatet


Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe për shitje me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,09, gjegjësisht për 0,74 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 66 denarë […]

Kryetari i KSHZ-së dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqje


Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, deri te Kuvendi i Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për ndalim të funksionit si kryetar i Komisionit, njofton Portalb.mk. Mandati i tij duhej të zgjat deri në vitin 2020. Çiçakovski dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM, […]

30 ditë paraburgim për Feta Alimin


Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Feta Alimin, ish agjentin e sigurimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të këtij viti, të ndodhura në këtë institucion. Nga ana tjetër, ish-polici Fetah Alimi gjendet jashtë shtetit dhe këtë e dëshmon edhe fotografia e postuar në […]

VMRO-DPMNE-ja përjashton 16 delegatë të saj


VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se janë përjashtuar për arsye të ndryshme 16 delegatë të saj nga Kongresi i kësaj partie. “Këta delegatë janë përjashtuar për shkak se janë të punësuar apo funksionarë në MPJ, MPB apo trupa rregullatorë ku me ligj ndalohet të anëtarësohen në trupa partiak në se janë funksionar nëpër institucione të ndryshme të […]

Janë caktuar katër seanca gjyqësore për këtë javë për lëndët e PSP-së


Katër seanca për lëndë të Prokurorisë speciale publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën penale, përcjell Fol. Për nesër dhe për 14 dhjetor janë caktuar seanca për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuar i aprë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit […]

GRUBI: Tashmë rrjedhin afatet për miratimin e shqipes


Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi në Kuvend tha se është miratuar rendi i ditës për ligjin e gjuhëve në lexim të dytë dhe tashmë afatet po rrjedhin. “Në mungesë të ministrit dhe zv/ministrit të Drejtësisë si propozues (që janë në vizitë zyrtare në Letoni), vendosa të thirr pauzë të seancës së sotme, […]

Maqedoni, mbi 200.000 të papunë, vetëm 8 mijë vende të lira pune


Bizneset ankohen se nuk mund të gjejnë kuadër te kualifikuar, ndërsa punëtorët – punë adekuate, kompanitë kërkojnë thuajse 8 mijë punëtorë dhe njëkohësisht papunësia në vend është 22.6%, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat e Agjencisë për punësim të Maqedonisë thonë se për momentin ka 7996 vende të lira pune, ndërsa ato të Entit Shtetëror për […]

Mbledhja e Kuvendit për Buxhetin sipas të gjitha gjasave të mërkurën


Mbledhja e Kuvendit për Buxhetin për vitin 2018 sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mërkurën, nëse pas mbledhjes së nesërme Qeveria e kthen propozimin e plotësuar në Parlament. Kjo u arrit në takimin e rregullt koordinues të së hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, ku nuk […]

Kryeministri Zaev për herë të parë për vizitë zyrtare në Kosovë


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë. Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do […]

Familja shqiptare kërkon 1 milion euro kompensim nga Johan Tarçullovski


Në gjykatë themelore Shkupi 2 për sot është caktuar proces gjyqësor në të cilën në rend të ditës është kompenzim material dhe jo material në vlerë prej 1 milion euro aq sa kërkon kërkon një familje nga Lubeteni i Shkupit si dëmpshpërblim për shkak të vrasjes të një anëtari të familjes së tyre, transmeton Express. […]

Zvarritet “Ligji për Gjuhët“ në Maqedoni


Pasi me nenin 121 të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, në leximin e dytë të Ligjit të Gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane parashihet edhe prania e përfaqësuesit të Qeverisë seanca e sotme shkoi në pauzë ne afat të pacaktuar, raporton Portalb.mk. Siç njoftoi kryetari i Komisionit, Artan Grubi, përfaqësuesi i Qeverisë ishte Ministri i […]

Dita e martë, “Dita D” për shkrirjen e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë


Pas një pauze trevjeçare, ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimitz, të martën në Bruksel do të zhvillojë takim formal me negociatorët e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis. Naumovski, i cili për herë të parë do të shoqërohet nga Alexandra Miovska, diplomat nga Ministria e […]

VMRO – DPMNE: Dorëheqja e Gruevskit është akt moral dhe demokratik


VMRO – DPMNE do të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm dhe do të zgjedh kryetar të ri më 22 dhe 23 dhjetor pas dorëheqjes së pakthyeshme të tanimë ish-kryetarit, Nikolla Gruevski, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kongresi i partisë me 544 delegatë do të mbahet në qytetin e Vallandovës. Kandidatë për kryetar të partisë deri tani zyrtarisht ka […]