Nesër protestë përpara Qeverisë, për shkak të ndotjes së ajrit


Për shkak të ndotjes së ajrit, qytetarët nesër do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë në ora 12:00. Në ngjarjen “ngrituni për ajër të pastër”, i cili është ndarë në rrjetin social “Facebook”, thuhet se protesta është qytetar, njofton Portalb.mk. “Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të […]

Maqedonia meriton progres në integrimet drejt BE-së dhe NATO-s


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pati takim me përfaqësues të Senatorë Italian Vanino Kiti dhe Pjetro Liuci që janë edhe përfaqësues të Komisionit për politik evropiane në Senatin e Republikës së Italisë, njofton Fol. Gjatë takimit u diskutua për perspektivat euro- atlantike të vendit tonë si dhe për bashkëpunimin bilateral mes […]

Zbulohet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Rama-Zaev


Ditën e sotme, në Pogradec do të bëhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar në datë 15 dhjetor. Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, këtë fundjavë do […]

Diplomatët me vlerësime për takimin Nimic me negociuesit


Kontesti me emrin që e ka Greqia me Maqedoninë u nis nga pika e vdekur pas takimit në Bruksel mes ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe negociuesve nga të dyja vendet. Sipas burimeve diplomatike ky është tentimi i parë për përafrimin e qëndrimeve pas ngecjes trevjeçare. “Takimi i parë në kontestin, e vjetër pothuajse tri dekadësh, nuk […]

Kabineti qeveritar në prag të ndryshimeve të mëdha


Vendet e zbrazëta të cilat duhej të plotësoheshin në Qeveri, braktisja e djeshme e pozitës ministrore nga Samka Ibraimovski dhe bisedimet midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti paralajmërojnë për ndryshim më të madh në përbërjen qeveritare. Deputeti Artan Grubi i BDI-së dje konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet […]

Shkupi më i ndotur, nga pasditja era pritet ta pastrojë


Pasdite pritet pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup. Nga DPHM-ja paralajmërojnë se rreth mesditës dhe pasdites do të fillojë të fryjë erë e cila do të kontribuojë për pastrim të mjegullës dhe ndotjes, ndërsa nga nesër do të ketë edhe reshje shiu. Niveli i PM 10 grimcave gjatë natës së kaluar në Qendër nuk […]

Zgjidhje për ajrin e ndotur, Ambasada ruse i përgjigjet Ambasadës amerikane


Ambasada ruse në Maqedoni i është përgjigjur Ambasadës s SHBA-së, në pyetjen për propozime se si mundet të ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shkup. Mbrëmë në rrjetet sociale ambasada amerikane ka publikuar një fotografi ku mezi duket ndërtesa e ambasadës me mbishkrimin : #Ajërindotur në Shkup ishte shumë i lartë sot, mezi duket […]

Bastisje në shtëpitë e Kançeska-Milevskës dhe Kiril Bozhinovskit


Prokuroria Speciale Publike sot në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpinë e ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska dhe të ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, njofton Portalb.mk. Bozhinovski ishte njeri i afërt me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ishte i përfshirë në disa përgjime nga “bombat” që i zbuloi lider i LSDM-së, […]

Plotësohen vendet e zbrazura të ambasadorëve, një prej tyre Misioni i BE-së në Bruksel


Tetë vendet e zbrazura në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë do të plotësohen, si rezultat e kohabitacionit midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe presidentit Gjorge Ivanov, konfirmuan burime diplomatike. Në mesin e tyre është edhe Misioni i Bashkimit Evropian në Bruksel, ndërsa këtu janë edhe vendet e zbrazura në Paris, Londër, Podgoricë, Bern, Varshavë, Osllo […]

Emri, Ministria e Jashtme reteron nga optimizmi


Ministria e Jashtme reteron nga optimizmi i deritanishëm për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në një brifing me gazetarët nga ky dikaster thanë se në për momentin vendi po përballet me krizë të brendshme, me bojkotin e opozitës e cila veç tjerash akuzon pushtetin se me zgjidhjen e kontestit me Greqinë kjo Qeveri do t’i […]

VMRO: Shkupi ngulfatet, Shilegov bën “sehir”


Opozitarja VMRO DPMNE ka akuzuar kreun e Shkupit Shilegov dhe Qeverinë për neglizhencë ndaj problemit me ajrin e ndotur duke shtuar se ata nuk po ndërmarrin asnjëfarë mase për zgjidhjen e këtij problemi. Në reagimin me shkrim të kësaj partie thuhet se premtimet para zgjedhore të kreut të Shkupit tani janë kthyer në shou. Ata […]

Xhaferi: Shumica parlamentare është stabile


Nesër në fillim të seancës parlamentare do të konstatohen dorëheqjet e dy deputetëve të shumicës, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski, transmeton […]

CIVILI e paralajmëron Ivanovin as të mos mendojë për heqjen e dënimeve


CIVIL – Qendra për Liri me brengosje i ndjek tregimet në opinion për indikacionet se Presidenti Gjorge Ivanov mund ta përdor instrumentin – heqje të dënimit për disa nga të akuzuarit që morën pjesë në ngjarjet e përgjakura më 27 prill në Kuvend. Në pritje të përgjigjes zyrtare nga Kabineti i Presidentit të Republikës së […]

Shekerinska: Maqedonia sërish është shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n


Me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, vendin mundeni ta bëni më të fuqishëm. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike, e cila zgjati tre vite, por nga ajo dolëm më të fuqishëm dhe treguam se me politikë të vërtetë dhe lidership sërish u bëmë shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n, theksoi ministrja […]

Kanë përfunduar bisedimet midis Ahmetit dhe Zaevit për përbërjen qeveritare


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet midis liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me përbërjen qeveritare. “Kanë përfunduar ato punë midis Ahmetit dhe Zaevit”, tha sot në Kuvend Grubi pas përfundimit të konferencës për shtyp në lidhje me debatin e amendamenteve për ligjin për gjuhët. […]

Kovaçevski: Janë të mundshme ndryshime në kabinetin qeveritarë


Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski i cili ka deponuar dorëheqjen e tij nga posti i deputetit, ka paralajmëruar se janë të mundshme dhe ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritarë, por pa saktësuar saktë se për cilat poste ministrore bëhet fjalë. Ai pret që këto ndryshime të jenë në drejtim të përmirësimit të gjërave në shoqëri.

Grubi i dëshpëruar nga Lëvizja BESA se nuk merr pjesë në Komision për shyqrtimin e ligjit të gjuhëve


Debati kuvendor për përdorimin e ligjit të gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane, ka vazhduar në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA, të cilët këta të fundit në konferencë për shtyp akuzuan BDI-në se me replika dhe kundër-replika të gjata nuk lejojnë që të ketë debat konstruktiv për dy amendamentet e parashtruara nga […]

Qytetarët në 193 të denoncojnë djegiet e zjarrit në hapësira të hapura


Nga sot të gjithë qytetarët e Shkupit në numrin telefonik 193, i cili do të jetë i hapur 24 orë, do të mund të denoncojnë në qoftë se dikush ndez zjarr në të hapur. Që të ballafaqohen me problemin me djegie të plastikаve, gomave, druvе të zjarrit jocilësor në të hapur, që, siç tha kryetari […]

Fushatë e OSBE-së për përfshirje më të madhe civile


Qytetarët nuk janë të interesuar të reagojnë për problemet në bashkësi. Sipas një hulumtimi të IRI të zbatuar në vitin 2015 në shembullin kualifikues prej 1.100 të anketuarve në të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit, 81 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk besojnë se kompetentët do të ndërmarrin diçka nëse […]

Lënda “Trust” vazhdoi me marrjen në pyetje të ekspertit të dytë


Me marrjen në pyetje të ekspertit në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP-së “Trust”. Në fillim të gjykimit, mbrojtja dorëzoi dokumente të reja si prova të cilat u pranuan nga Gjykata dhe nga PSP. Prokurorët e pyetën ekspertin Igor Kostov nëse nga dokumentet nga tenderi për furnizim të pajisjes, makina dhe automjete […]