Taravari: Ali Ahmeti, pika lidhëse mes Gruevskit dhe Zaevit


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me “sulme” të reja, kësaj rradhe në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Ish-ministri i shëndetësisë Taravari krahëson Zaevin me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Sipas tij, BDI-ja e Ali Ahmetit është pika lidhëse mes LSDM-së dhe VMRO -DPMNE-së. “Kjo është një deklaratë që jam i shtrënguar ta bëj […]

Zaev dhe Sela nuk u pajtuan, nesër ministrat e ri në parlament


Pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve lokale, pas të cilave mbetën zbrazëta disa pozicione ministrore në qeverinë e Zoran Zaevit, përcjell Fol. Ministria e Shëndetësisë gati tre muaj mbetet pa ministër, si dhe dy ministri pa resor dhe një zv.ministër. Sela të enjten deklaeroi se ASH mbetet e palëvizshme në qëndrimet e saj për MSH, e […]

Plani i Ziadin Selës


Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Kjo do të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme në Kuvendin Qendror që do mbahet në Gostivar. Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët deklaroi se në qeveri do të mbeten vetëm me presionin e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas tij, Aleanca do të rrijë në qeveri […]

LSDM-së dhe BDI-së pa ASH-në i dalin matematikat me 62


Koalicioni midis LSDM dhe BDI ka siguruar 62 deputetë pa dy deputetët e ASH. Këto kalkulime dje u panë në seancën për votimin e buxhetit për 2018. LSDM 49, BDI 10, Vesel Memedi i RDK-së, Amdi Bajram i Lidhjes Rome dhe Çedomir Sazdovski deputeti i pavarur që më parë ishte nga GROM si pjesë e […]

Pas dërgimit urgjent në Klinikat e Shkupit, rikthehet në burg deputeti i VMRO DPMNE-së


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski mbrëmë është kthyer në burgun e Shutkës pas kontrolleve mjekësore në Klinikat e Shkupit. Jozyrtarisht u raportua dje pasdite se deputeti tashmë me imunitet të hequr ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Por pas kryerjes së kontrolleve ai është kthyer në burg, ku po […]

Zaev bën gati ministrat e rinjë, propozimet arrijnë në Kuvend (DOKUMENT)


Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për ministrin e ri të shëndetësisë në kuvend, kurse në këtë dokument nuk është emri i Vullnet Feratit, personi i cili është propozim i Aleancën për Shqiptarët për ministër. Venko Filipçe është propozimi i shumicës për ministër të shëndetësisë, ndërsa Arbër Ademi do ta zë vendin e Visar Ademit […]

VMRO-DPMNE: Të paraburgosurit e 27 prillit janë në gjendje të keqe shëndetësore


VMRO-DPMNE ka ndarë shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të të paraburgosurve për ndodhitë e 27 prillit, shkaku i kushteve johumane ku janë të vendosur. “Qëndrojnë në temperatura minus, me nxehje dy herë në ditë në kohëzgjatje prej një orë”, thonë nga atje. “Në shënjestër janë këta patriotë që i thanë jo huntës, ndërsa nesër […]

Grubi: Kuvendi të hënën voton për vendet bosh të Qeverisë


Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi nëpërmjet rrjeteve sociale dërgoi mesazhin se gjithçka është gati për kompletimin e kabinetit qeveritar. Sipas kësaj dhe sipas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, mund të konstatohet se Aleanca për Shqiptarët defintivisht mbetet jasht përbërjes qeveritare. “Propozimet për plotësim të vendeve të zbrazëta në Qeveri, ministra dhe zëvendës […]

Analistët: Të tejkalohet ngërçi mes partnerëve në qeveri


Epilogu i situatës së krijuar pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e ministrit të ri të shëndetësisë do të dëshmojë nëse koalicioni qeveritar ka qenë i ndërtuar mbi çështje parimore, program dhe platformë për ta nxjerrë shtetin në binarët e duhur ose do të vazhdojë tradita e vjetër ku do të mbizotëronin interesat partiake, vlerëson profesori […]

Zaev: Ziadin Sela nuk do të jetë pjesë e qeverisë


Nuk ka mundur të arrijë marrëveshje për të futur kryetarin e ASH-së, Ziadin Selën në qeveri. Kështu ka thënë Kryeministri Zoran Zaev duke konfirmuar se Sela nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi që propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend. Ai këtë e ka theksuar në intervistën me gazetarin Borjan Jovanovski në […]

Mickoski u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së


Në kongresin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, kryetar i ri i partisë është zgjedhur Micovski. Në Kongresin e VMRO-DPMNE-të pranishëm ishin 411 nga gjithsej 544 delegatë, numër i mjaftueshëm për mbajtjen e Kongresit sipas statutit të partisë. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së […]

VMRO-DPMNE mban kongresin e jashtëzakonshëm


Filloi paraqitja e delegatëve në Kongresin e 16 të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së. Kryetari i këshillit organizativ të Kongresit, Spiro Ristovski , theksoi se i pret dy ditë punë konstruktive të organit më të lartë partiak. “Sipas agjendës prej orës 17 deri në orën 19 zgjat paraqitja e delegatëve. Prej orës 19 duhet të fillojë puna […]

Deri nga mesi i vitit të ardhshëm është vazhduar gjendja e krizës në kufirin jugor


Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm është vazhduar afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë. Parlamenti e votoi vendimin me 60 vota “pro” në suaza të seancës së sotme të […]

Hristijan Mickoski e publikoi kandidaturën për lider të VMRO-DPMNE-së


Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk pasdite e publikoi kandidaturën për kryetar të partisë. Kongresi për zgjedhjen e liderit të ri të VMRO-DPMNE-së do të mbahet nesër dhe pasnesër në Vallandovë. “Në periudhën e kaluar një pjesë e madhe e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së, anëtarë të strukturës partiake, anëtarë […]

Sela: BDI-ja duhet të ketë një zv/kryeministër për blerjen e byrekut në Qeveri


Për 15 minuta ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në deklaratën e tij pas përfundimit të takimit, Sela nuk ka pasur qëndrim të prerë nëse Aleanca mbetet në qeveri, ose jo. Mirëpo ai ka theksuar se nuk do të lejojë që të nënçmohet pozita e kësaj partie, shkruan […]

Grubi: Sela të jetë ministër i ri për byrek


“Do të propozoj në organet e partisë, që propozimi jonë për ministër për byrek të jetë Ziadin Sela. Kjo është kërkesa e tij, ideja e tij dhe supozoj se si bartës i atij resori, mirë do ta kryente punën”, ka thënë për MEDIAL.mk, Artan Grubi nga BDI. Reagimi i Grubit vjen pas deklaratës së Selës […]

Ndryshimi i përbërjes qeveritare, Sela: Ministria e Shëndetësisë i mbetet Aleancës


Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me liderin e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev i cili njëherit është edhe kryeministri i Maqedonisë, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë i ngelet Aleancës për Shqiptarët, raporton Portalb.mk. “Natyrisht ishim sot për të diskutuar për temën e qeverisë, ashtu në qeveri ka kryetar […]

Sela pas takimit me Zaevin: Ne qëndrojmë në pozicionet tona


Lideri i ASH Zijadin Sela pas takimit me liderin e LSDM Zoran Zaev, ka pohuar se ASH mbetet në qëndrimet e tyre, se dikasteret të cilat i kanë deri më tani të mbetën pronë e ASH, njofton medial.mk “Ne biseduam për këtë krizë të krijuar institucionale, dhe ne si ASH mbetëm në qëndrimet tona se […]