Tërmet i fortë sot e zgjoi Maqedoninë


Pesë nga tërmetet u ndjenë në pjesën jug-lindore të Republikës së Maqedonisë, kurse më i forti u ndje sot në ora 05 e 25 me intenzitet 4,8 shkallë sipas shkallës së Rihterit, transmeton Zhurnal. Ky tërmet përveç se në Dojdran, është ndjerë edhe në Gjevgjeli, Vallandovë, Strumicë, Kavadarc, Radovish dhe Berovë, ku ka shkaktuar dëme […]

Një delegacion qeveritar vendosi lule në varrin e Kiro Gligorovit


Një delegacion qeveritar sot ka vendosur lule në varrin e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili ndërroi jetë në ditën e sotme në vitin 2012. Delegacioni, siç informojnë nga Qeveria, ka qenë i kryesuar nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i shoqëruar nga ministrja e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollovska […]

Tetova me bereqet, lindin 3 fëmijë natën e Vitit të Ri


Viti 2018 në Tetovë ka nisur me bereqet. Natën e Vitit të ri kanë lindur 3 fëmijë i pari ka qenë djalë. Siç mëson “TetovaSot” të gjithë fëmijët kanë lindur shëndosh e mirë. Djali i parë që ka lindur ka peshuar 4.50 kg. Më pas ka lindur një vajzë dhe në fund një djalë tjetër. […]

Mbrëmje e qetë e Vitit të R në territorin e Qytetit të Shkupit


Mbrëmja e Vitit të Ri në territorin e Vitit të Ri ka qenë e qetë dhe stabile dhe kemi zvogëlim të madh të veprave penale dhe kundërvajtjeve për dallim nga vitet e kaluara, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në SPB Shkup. “Kemi trend të zvogëlimit. Në vitin 2017 […]

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nuhiu e vizitoi stacionin policor të Gostivarit


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu paradite ishte për vizitë pune në stacionin policor të Gostivarit që t’i transmetojë përkrahjen të punësuarve në ballafaqimin me të gjitha llojet e krimit. Nuhiu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët në takimin me komandantin dhe drejtuesit e stacionit të policisë të Gostivarit u informua për gjendjen dhe punën në […]

Në TOARMIQZ ndihmë mjekësore kërkuan 65 pacientë


Në Klinikën universitare për Traumatologji, Ortopedi, Anestesiologji, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ndihmë mjekësore kërkuan 63 pacientë. Prej tyre, shtatë janë hospitalizuar dhe atë katër në neurokirurgji dhe nga një pacient në traumatologji, kirurgji plastike dhe kirurgji digjestive. Drejtori i TOARMIQZ, doktor Ilir Hasani deklaroi […]

Maqedonia e priti Vitin e Ri 2018


Qytetarët e Maqedonisë, të organizuar nëpër sheshet e qyteteve të tyre, nëpër qendra turistike, në kafene, restorante,… apo në atmosferë shtëpiake e përcjellën vitin 2017 dhe e pritën Vitin e Ri 2018. Festim të Vitit të Ri në Shkup organizoi Komuna Qendër në sheshin “Jadran” ku interpretuan muzikantë të njohur nga Maqedonia. Festimi pati karakter […]

Foshnja e parë në Shkup është femër


Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup është femër, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat. Foshnja ka lindur një minutë pas mesnate në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Bëhet fjalë për fëmijën e parë të Borjana Radevskas nga Shkupi. Fëmija peshon tre kilogram dhe 70 gramë dhe është […]

Ahmeti: Viti 2018 është vit vendimtar, na priftë e mbara


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me rastin e ndërrimit të moteve i uron të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018. “Kam nderin e veçantë që të uroj gjithësecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018”, […]

Ivanov: Në vitin 2018 të ecim në rrugën e duhur


Presidenti Gjorge Ivanov në 2018 pret që Maqedonia të hapërojë në rrugën e duhur, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. Siç thotë në fjalimin e Vitit të Ri , shpreson në një shoqëri të drejtë, të bazuar në të vërtetën, në liri dhe në paqe. “Më lejoni tua uroj Vitin e ri 2018 dhe […]

Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2018


Qindra miliona njerëz në mbarë botën në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpitë e tyre e përcjellin vitin 2017 dhe do të presin Vitin e Ri 2018. Qyteti i Shkupit anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që do të mbahej në sheshin […]

Protestohet në Shkup: Të zbardhen rastet e montuara politike


Të gjitha rastet e montuara me motive politike që nga viti 2001 duhet të revidohen dhe të rikualifikohen. Kjo është kërkesa e protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Protestuesit thanë se nuk do të ndalin me protestat deri sa të pranohen kërkesat e tyre, raporton SHENJA. Sa I përket rastit të Kumanovës, organizatorët e protestës […]

Menduh Thaçi dërgon një mesazh për Vitin e Ri


Lideri i PDSH-së, Mënduh Thaçi, në emrin e tij dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ka uruar Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve kudo që janë. “Uroj që viti i ardhshëm për juve dhe familjet e juaja të sjell sa më shumë arritje dhe gëzime, e që të na mundësojë të gjithëve më shumë […]

“Real News”: Tsipras pret hapa konkretë nga Shkupi


Hapi drejt një marrëveshjeje të pranueshme reciprokisht, ndryshimi i emrit të aeroportit të Shkupit, heqja e monumenteve që aludojnë në irredentizëm, deklaratë publike për pranimin e një emri kompleks për përdorim të përgjithshëm, janë kërkesat e Athinës zyrtare ndaj Maqedonisë për të mbyllur mosmarrëveshjen për emrin, sipas gazetës greke “Real News”. Gazetari me përvojë në […]

(VIDEO) Kryeministri Zaev u drejtohet qytetarëve për fundvit


Kryeministri Zoran Zaev iu është drejtuar qytetarëve për fundvit duke kujtuar se 2017-ta do të mbahet mend për clirimin e Maqedonisë dhe zhvillimin e kthesave, njofton Aktuale.mk. Zaev midis tjerash ka theksuar se për kthimin e besimit në institucione është zbatimi i sundimit të së drejtës, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe rritjen e standardit të […]

MPB apelon: Të mos përdoren mjete piroteknike për festat


Në vigjilje të festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që të mos përdorin kapsolla dhe mjete piroteknike, si dhe armë zjarri gjatë kremtimit të festave, jo vetëm për shkak të sanksioneve të parashikuara ligjore, por edhe për shkak të rreziqeve që janë për sigurinë, shëndetin dhe jetën që i […]

Në Shkup sot protestohet: “Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagët” e shqiptarëve


“Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, është lajmi që përcjell protesta e organizuar për sot, ku kërkohet që rasti Lagjja e Trimave të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale. Ata theksojnë se do të protesojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast […]

Ahmeti do të largohet nga kreu i BDI-së, ja kur merret vendimi?!


Disa media maqedonase kanë lansuar lajmin se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të lëshojë fronin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Në emisionin në TV Alfa, Dame Çkatrovski, analist i afërt me qarqet e larta të LSDM ka theksuar se Ahmeti në qershor do të largohet nga posti i kryetarit të BDI-së. […]

“Eleftheros Typos”: Shtohet shtypja ndërkomëtare për zgjidhjen e çështjes së Shkupit


Pas ngjarjeve të brendshme politike në Greqi, akuzat në relacion pushtet-opozitë dhe dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri për shkak të çështjes së emrit, gjatë ditëve të fundit Maqedonia është një ndër temat kryesore në mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informon AIM, botimi javor i gazetës “Eleftheros Typos” në tre faqe e analizon […]

Zaev po harron se u bë kryeministër nga partitë shqiptare


Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve, mbrëm në Alsat-M, deklaroi se ligji në fjalë është më shumë meritë e tij sesa e BDI-së, dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend. “Besoj se […]