Protesta në Shkup: “Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit”


Është mbajtur protestë sot në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun. Në emër të organizatorëve foli aktori Visa Vishka i cili tha se kërkojnë nga Prokuroria publike që me profesionalizëm të ushtrojnë detyrën si që e lyp drejtësia. “Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit. Në bazë të incizimeve bëhet fjalë […]

Lëvizja BESA: Doli në shesh koalicioni Kasami-BDI


Lëvizja BESA se për të mos ketë më shumë paqartësi për problemet që ndodhnin në subjekt, për këtë sot u kujdesën dy ish këshilltarë gjoja të Besës në Komunën e Çairit, që sot u bënë bashkë me këshilltarët e BDI-së për ta zgjedhur kryesuesin e Këshillit të Komunës. Lëvizja BESA vlerëson se në kundërshtim me […]

Qeveria analizon pakon e propozimeve të Methju Nimicit


Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme analizon propozimet e Metju Nimicit. Nga qeveria konfirmojnë se po punojnë dhe analizojnë propozimet e ndërmjetësit për zgjidhjen e emrit, Metju Nimic. . “Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje […]

Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë


Një grup protestuesish maqedonas në protesën e së dielës para Parlamentit të Maqedonisë, duke protestuar kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe ndryshuan kahjen e protestës dhe qëllimit për se kishin dalur të protestojnë. Ata në vend se të shprehnin argumetet dhe qëndrimet e tyre pse janë kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, dogjën në mënyrë triumfuese flamurin […]

Dimitrov me ambasadorët e BE-së: Do ju bindim se mund të jemi faktor i suksesit


Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov sot është takuar me ambasadorët e shteteve- anëtare të BE-së në Maqedoni. Dimitrov me këtë rast ka njoftuar ambasadorët e BE-së për ndodhitë aktuale dhe vijimin e reformave të filluara në Maqedoni, transmeton Medial.mk. Dimitrov ka riafirmuar përcaktimin për fillimin e negociatave paraqasëse me BE-në dhe domosdoshmërinë për të siguruar […]

Përsëri shtrenjtohen derivatet e naftës


Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që sonte pas mesnate për një denarë të shtrenjtohen derivatet e naftës. Me këtë vendim, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 67.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69.5 deanrë për litër. Po ashtu me vendimin por një denarë shtrenjtohet edhe Dizeli, dhe tani një […]

Krahu i Kasamit bashkë me BDI-në dhe LSDM-në formojnë këshillin komunal të Çairit


Dy prej këshilltarëve të Lëvizjes BESA, të cilët janë përkrahës të kryetarit të shkarkuar Bilall Kasami, sot i janë bashkuar këshilltarëve të koalicionit BDI-LSDM për të zgjedhur kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit. Në këtë post është zgjedhur Xhemile Mehmetin, e cila gjithashtu i takon grupit që e mbështet Kasamin. Pas kësaj ka pasur reagime […]

Grubi: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa ne


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Sofje, Republika e Bullgarisë. Në Konferencë, Grubi mbajti fjalim para deputetëve të parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian […]

Sela: Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për të hyrë në Qeveri


Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për kthimin e saj në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, por vetëm nëse plotësohen kërkesat e njohura të cilave i shtohet edhe kërkesa për përgjegjësi rreth korrupsionit për të gjithë funksionerët partiak pa dallim nga përkatësia etnike, transmeton Zhurnal. Këtë dje në Dibër e tha kryetari […]

Deskoski: Republika e Maqedonisë (Shkupi) zgjidhje e cila nuk prek në identitetin tonë


Shteti jonë duhet që të bëjë kompromis me Greqinë dhe të pranon në marrëdhëniet ndërkombëtare të shfrytëzon emrin e saj kushtetues- Republika e Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë të mundëson kompromis prej të cilit do të bëhet dallimi ndërmjet emrit të shtetit dhe regjionit “Maqedonia” ku ajo gjendet, thekson profesori i të drejtës ndërkombëtare Toni […]

Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike


Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta. […]

Priten tensione ballkanike para hyrjes së Shkupit në NATO


Një valë tensionesh lokale me jehonë rajonale po ndihen në Ballkan, të cilat në seizmografin gjeopolitik shënojnë mundësinë e një intensiteti më të madh dhe të një shtrirjeje në vazhdim. Nga: Shaban Murati Këto sinjale janë pjesë e një harte: – Në datën 16 janar vritet në Mitrovicë politikani serb, Oliver Ivanoviç dhe menjëherë edhe […]

ERT: Nimic në 10-të ditët e ardhshme do të vizitoj Shkupin dhe Athinën


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit, Metju Nimic, gjatë 10-të ditëve të ardhshme pritet të vizitoj Shkupin dhe Athinën, që të shqyrtoj këtë çështje, ka njoftuar televizioni grek ERT. Televizioni grek nënvizoi se diplomati është “optimist dhe vlerëson se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në 6 muajt ardhshëm”.

MPJ Maqedoni: Dënojmë incidentet e izoluara në protestat në Selanik


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ka dënuar incidentet në protestat e djeshme në Selanik, ku sipas mediave greke është djegur flamuri i Maqedonisë. Nga MPJ thonë se “Qeveria e Maqedonisë vazhdon që sinqerisht të ndërtojë besim me Greqinë, me qëllim që të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura”. “MPJ […]

“Almiri”, protestë në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës


Sot në Shkup është paralajmëruar një protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e vogëlushit, Almir Aliut. Protesta më saktë do të mbahet te ‘Ura e Gurit’ në qendër të Shkupit në orën 14:00. Protesta do të mbahet nën moton, “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e […]

“Almiri” ekspertët kritikojnë tentimin e prokurorëve


Ish gjykatësi Dane Iliev thotë se është Gjykata ajo që duhet të vendos në bazë të fakteve dhe dëshmive nëse ka apo jo nevojë për rikualifikim të rastit të Almir Aliut. Sipas tij, prokurori publik duhet të qëndrojë pas akuzës së ngritur deri në vendimin e gjykatës dhe cilido vendim që merret duhet gjithmonë të […]

Civil: `Tvrdokornite` shpërndajnë urrejtje dhe keqpërdorin të drejtat dhe liritë e njeriut


Civil kërkon nga institucionet që të marin masa kundër atyre që shpërndajnë urrejtje si dhe ndaj atyre që detyrojnë të shpërndahen të njejtat, transmeton Zhurnal.mk Demokracia nënkupton lirinë e shprehjes dhe lirinë e protestave por kupton dhe sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Fundja janë të papranueshme thirrjet direkte për […]

Ibrahimi: Ligji për gjuhët në asnjë mënyrë nuk zyrtarizon “shqipen”


Ish-deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi nëpërmjet rrjeteve sociale dërgoi me mesazh se ligji që votuan deputetët nuk zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, por i njejti sipas shkrimit të tij, vetëm minimalisht avanson “shqipen”. “Ligji për përdorimin e gjuhëve (ose, siç parapëlqejnë ta quajnë disa, Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe) le që […]

Selmani për emrin: Maqedonia të lëshojë pe, Greqia s’ia ka nevojën


Fakti që dy vendet nuk kanë pozita ekuivalente, dhe interes të njejtë imponon nevojën që Maqedonia të bëjë më shumë lëshime, thotë profesori universitar Bashkim Selmani. Deklaratat plot entuziazëm të zyrtarëve të lartë për zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, sipas tij paraqesin dëshirën e madhe për sukses por jo edhe gjasat reale për një […]

Reformat e vështira në arsim


Punonjësit e arsimit në Maqedoni kanë përshëndetur vendimin e dikasterit të arsimit për të bërë reforma thelbësore në arsimin fillor. Ata theksojnë se reformave duhet t’u paraprijë një studim i thellë që më vete do të gërshetojë gjendjen në institucionet arsimore, rikualifikimin e kuadrit mësimor, përpunimin e teksteve shkollore, si dhe përgatitjen e një plan- […]