Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet


Vendi im sot, Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse dëshirojmë ta bëjmë dallimin. Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e djeshëm në Bundestagun […]

Timonie: Nuk mund të parashikoj datë, pritet raporti i KE-së që të bëjmë vlerësim


Nuk mund të flas për datë për negociatat. Do të presim raportin e Komisionit Evropian në fund të muajit maj që të bëjmë vlerësime nëse është zbatuar ajo që është dashur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në fushën e gjyqësorit dhe shtetit juridik, tha ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie. […]

Janeva: PSP-ja është organ që ndjek, ndërsa për zgjidhjen e lëndëve përgjegjësi duhet të kërkohet në gjykatat


PSP-ja si edhe prokuroria e rregullt publike është organ që ndjek, ndërsa për zgjidhjen e lëndëve përgjegjësi duhet të kërkohet në gjykatat, tha Prokuroria Speciale Publike Katica Janeva duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse ka pak lëndë të zgjidhura të PSP-së. Lëndët e PSP-së të cilat janë në gjykata, siç tha, janë dorëzuar […]

Mançevski: Përfundimisht do të zgjidhet problemi me të punësuarit me Marrëveshjen e Ohrit


Në Ministrinë e re për Sistem Politik nuk janë parashikuar punësime të reja, por do të ketë ndërmarrje nga Sekretariati qeveritar për Marrëveshje të Ohrit, ndërsa përfundimisht do të zgjidhet problemi me të punësuarit sipas kësaj marrëveshje, deklaroi sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski . Sipas tij, kanë përfunduar proceset për angazhim […]

Në muajin mars ulet numri i kërkesave për azil nga Maqedonia për në BE


Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut në vendet anëtare të BE-së në mënyrë drastike ka rënë në mars të këtij viti në krahasim me muajt paraprak, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Nga Maqedonia 316 persona kanë aplikuar për azil muajin e kaluar ndërsa në janar dhe në shkurt ky numër ishte 600, informon […]

Angjushev: Jam i relaksuar nga “fshesa” e paralajmëruar, kjo është në kompetencë të kryeministrit


Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit. “Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. […]

ASH me disa pyetje publike për ministrin e arsimit Arbër Ademin


Departamenti i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët, duke pritur fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zaev, pyet ministrin për arsim Arbër Ademi: > Tre javë para përfundimit të vitit shkollor, kur do t’i furnizoni nxënësit me libra të cilët i presin gati tetë muaj? Tani veç ato nuk u duhen, por sadopak edhe ato të shohin […]

Merret me qira hapësira në “Xhevahir skaj siti” për kabinetin e Ivanovit, do të kushtojë 1950 euro në muaj


Merren me qira hapësirat në kompleksin  e “Xhevair skaj sitit” për kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, njoftojnë nga kompania. Siç njoftohet, midis kompanisë Turmak SHA – Filiali Shkup dhe Shërbimi për  punë të Përgjithshme dhe  të Përbashkëta në Republikën e Maqedonisë së Veriut është lidhur marrëveshje për marrje me qira dhe përdorimin e mjediseve […]

Shtabi i krizës aktiv në terren pas paralajmërimeve për motin e keq


Në bazë të drejtimeve të shtabit të krizës, i cili dje kishte mbledhje, ndërsa pas paralajmërimeve për motin e keq “Andrea” dhe obligimet e ndara mes ndërmarrjeve publike, ekipet e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dolën në teren dhe zbatuan aksion të jashtëzakonshëm për pastrimin e  pellgjeve në rrugët dhe pikat kritike përgjatë qytetit, ndërsa ekipet e […]

Ndërroi jetë një i burgosur në Idrizovë


Një i burgosur nga INP “Idrizovë”, i dënuar për vrasje me 13 vite burg, dje ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, nga infarkti. Siç informon për MIA-n drejtori i burgut Bobi Mojsoski të burgosurit i është përkeqësuar gjendja derisa ka qenë në burg. Të burgosurit kanë tentuar t’i ndihmojnë, pas së cilës menjëherë e […]

Zhbogar: Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin në rrugën e vendit drejt BE-së


Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që pasojnë për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar ambasadori i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar pas takimit të sotëm me shefin e shtetit në “Vila Vodno”. “Kisha takim me presidentin Pendarovski. Ia përcolla urimet nga presidenti i Këshillit […]

PPTH: Urdhër për hetimin e katër personave pas aksionit të mbrëmshëm “Sikret”


Prokurori Publik Kompetent i Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vepruar mbi një padie penale, sot solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave, të cilën dyshohen se kanë kryer vepër penale prodhim të paautorozuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. “Pas […]

Pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për statusin e ardhshëm të PPS-së


Nuk është arritur pajtim për ligjin për Prokurorinë Publike edhe në takimin e sotëm të grupeve të punës së Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare në Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kyçe për të cilën është biseduar, siç tha pas takimit ministrja, Renata Deskoska, është neni 105 gjegjësisht rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat […]

Ruskoska: Politika është përzjerë në gjykimin për “27 prillin”


Nga ajo që kemi si dëshmi besoj se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është porositës i ngjarjeve që u mbajtën më 27 prill të vitit 2017 në Parlament. Shpresoj se së shpejti do të ngrihet një aktakuzë për katër nga organizatorët dhe porositësit e ngjarjes dhe për dy personat që janë të pakapshëm, hetimi do të ndalet […]

Bejta bisedon me ambasadorin Zhbogar, Grubi e Blerim Bexheti këputen duke qeshur


Ata që e njohin ish kryetarin e Gostivarit Nevzat Bejta e njohin edhe sensin e tij për humor. Këtë sens Bejta e ka përdorur sot edhe gjatë përshëndetjes me ambasadorin europian në Shkup, Samuel Zhbogar, deri sa ka marë pjesë në pritjen e organizuar në prag të 9 Majit, ditës së BE-së. Deri sa Bejta […]

Protestë në Shkup, kërkohet lirimi i të burgosurve të rastit të Kumanovës


Qindra qytetarë  sot protestuan para Gjykatës penale për të dënuarit e rastit të Kuamanovës. Ata kërkojnë që Lënda gjyqësore për “Lagjen e Trimave” dhe të gjitha proceset tjera të montuara politike të rigjykohen. “Të bëhet balistika dhe ekspertiza profesionale e të gjitha të dhënave dhe fakteve materiale që i propozon mbrojtja. Të merren parasysh të […]