Kryeministri Zaev beson se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave


Kryeministri Zoran Zaev personalisht mendon se vendi në tetor do të marrë datë për fillimin e negociatave, ndërsa se në dhjetor do të fillojë me hapjen e kapitujve 23 dhe 24. Kjo, sipas tij, do të jetë një shpërblim për gjithçka që ka bërë Republika e Maqedonisë së Veriut. Për udhëheqësin e re të BE-së […]

Zaevi nuk do të kërkojë dorëheqje nga Rashkovski, ndërrimet e drejtorëve me “fshesën” nga e marta


Kryeministri Zoran Zaev tani për tani nuk do të kërkojë dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, për M-NAV. Siç deklaro sot, fillimisht duhet të shqyrtohen pasojat e të gjithë “ngjarjes”, dhe pastaj të merret vendim. Rashkovski, theksoi Zaevi, i përmbush të gjitha obligimet e punës, ndërsa edhe publikisht kërkoi ndjesë për rastin. […]

Ekspertiza do t’i tregojë shkaqet për fatkeqësinë në Çerkez të Kumanovës, institucionet të gatshme për të vepruar


Ekspertiza të cilën janë duke e bërë Hekurudhat e Maqedonisë Transport, Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura, MPB dhe Prokuroria Publike Themelore do t’i tregojë shkaqet e fatkeqësisë e cila ndodhi sot në mëngjes në orën 01:50 kur vagonët e trenit  transportues rrëshqitën nga binarët, në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës, kumtoi sot, zëvendëskryeministri i obliguar […]

Janakieski në grevë urie në burgun e Shutkës


Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski nga e shtuna ka filluar grevë urie në Burgun hetues “Shkup” për shkak të masës së paraburgimit për akuzën më të re të Prokurorisë Publike Themelore për shitjen e tokës shtetërore. Revolta e Janakieskit, sipas deklaratës së avokatit Elenko Millanov për A1on është për shkak të veprimit jopërkatës […]

Rashkovski: Nuk planifikojë të japë dorëheqje


Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski sot në konferencë për media në Qeveri tha se nuk planifikon të japë dorëheqje nga funksioni pas rastit të M-NAV për të cilin u publikua video incizim në të cilin dëgjohet zëri i tij edhe dy funksionarëve të tjerë shtetëror, nën dyshim për kurdisje të tenderëve për një […]

Temperatura tropikale – fazë e verdhë alerte deri të enjten


Territori i Maqedonisë së Veriut këtë javë është përfshirë  nga vala e ngrohtë me temperatura të fazës së verdhë (alerte). Sipas informacioneve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, sot dhe nesër temperaturat maksimale në shumë vende do të tejkalojnë  edhe 35 gradë Celsius. Pritet temperaturat nesër të arrijnë  40 gradë. Indeksi UV do të arrijë 9. […]

Hekurudha Shkup – Kumanovë disa ditë në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së trenit


 Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Kumanovë (Tabanoc) dhe anasjelltas, do të jetë në ndërprerje në ditët në vijim, për shkak të rrëshqitjes së vagonëve të treni transportues në kthesën dalëse në stacionin hekurudhor të Kumanovës, që ndodhi sot rreth orës dy të mëngjesit, njoftoi HM Transport. Në aksidentin e trenit transportues që ishte në lëvizje në […]

Fëmijët në internet në ditë qëndrojnë prej dy deri në nëntë orë


Nëntë për qind e adoleshentëve mesatarisht  në ditë kalojnë më shumë se  nëntë orë në internet, 41,2 për qind  prej dy deri në pesë orë,  ndërsa deri në 2 orë 36,1 për qind, tregon anketa e Agjencisë për komunikime elektronike, e zbatuar  nga data 23 deri më 31 maj të këtij viti. Pesëdhjetë e gjashtë […]

Duraku dhe zyrtarisht merr postin e ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive


Ministri i i Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku sot zyrtarisht e mori detyrën e ministrit të këtij dikasteri. Gjatë marrjes së detyrës së re, siç thuhet në kumtesën e Sektorit për marrëdhënie me opinionin të Ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive etnike ministri Duraku theksoi se […]

Carovska: Pensionet janë stabile dhe vazhdojnë të rriten


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot mbajti takim pune me kryetaren e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova dhe përfaqësues dhe anëtarë të tjerë të Këshillit kezekutiv të Lidhjes. Në takim u diskutua për sjelljen e Ligjit për organizim pensional që e propozon Lidhja, për shtëpitë e pleqve, përkatësisht […]

Nga shtatori rikthehen biletat e autobusit prej letre për një vozitje


Nga shtatori në autobusët e qytetit të Shkupit, respektivisht në ato privat dhe shtetërorë do të rikthehen biletat nga letra. Këshilli i Qytetit të Shkupit fillimisht duhet të caktoj çmimin e biletave, ndërsa vijon edhe procedura për tenderin për furnizim me bileta.

Janë parashtruar akuza për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”


Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi akuzë kundër gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion të cilat rezultuan me aksidentin e rëndë të autobusit të “Durmo Tursit” në të cilin 16 persona e humbën jetën, ndërsa gjithsej 38 udhëtarë kanë marrë lëndime të rënda […]

Për rastin “Monstra” do të hetohen 31 telefona, gjykimi vazhdon më 22 gusht


Hetim i ri i 31 telefonave do të bëhet dhe prezantohet si dëshmi e re në gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës më 12 prill të vitit 2012. Gjykatësi Ognen Stavrev sqaroi se telefonat ishin marrë gjatë kontrollit të bërë gjatë hetimit fillestar. “Telefonat i gjeta në një depo në polici. Policia […]

Ministria e Ekonomisë: Nuk japim kurrfarë leje dhe licenca për duhan


Ministria e Ekonomisë nuk jep kurrfarë leje dhe licenca për duhan. Ministria e Ekonomisë vetëm i regjistron në regjistër, Kompanitë të cilat merren me prodhime të duhanit, sqarojnë sot nga Ministria pas deklaratës së drejtorit të Policisë financiare se sipas dëshmive që i kanë në rastin e Lubotenit janë përzier edhe disa institucione shtetërore të […]

Deri të enjten fazë e verdhë (alerte), temperatura edhe deri në 40 gradë Celsius


Territori i vendit sot dhe në ditët në vijim do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nën ndikimin e valës së ngrohtë nesër dhe pasnesër temperaturat maksimale do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë edhe […]

Shtrenjtohen derivatet e naftës


Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë rriten për një denarë deri në një e gjysmë,  vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimet e EUROSUPER BS-95  rriten për 1,50 denarë për litër, përderisa çmimet e EUROSUPER BS-98, dizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri rriten për një denarë. Sipas vendimit më të […]

Maliqi: Gjithmonë kam respektuar ligjet, nuk jam pronar i parcelave të dyshimta


Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi ka reaguar lidhur me arrestimet e sotshme në Shkup ku në disa media është theksuar se aksioni policor ka pas të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit dhe se të njëjtët kanë […]

Zaev: Garantojmë çmim stabil të energjisë elektike vitin e ardhshëm


 Garantojmë çmim stabil të energjisë elektrike vitin e ardhshëm, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot në Kuvend u përgjigj në pyetje të deputetëve. Ai tha se me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nuk do të rritet çmimi i rrymës siç ka pohuar pushteti i kaluar i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. “Nuk do të rritet […]

Ristovski: Presim më së voni në muajin shtator ta sjellim ligjin për PSP-në


Shpresoj se do të pajtohemi me VMRO-DPMNE-në opozitare dhe presim më së voni deri në shtator ta sjellim ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për sjellin e ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të vendoset për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. […]